Ra-Maduro, 2026 amerikane, nis muaji Rama-SPAK

Ra-Maduro, 2026 amerikane, nis muaji Rama-SPAK

Nga Basir Collaku

Nicolas Maduro nuk e konsideroi kohën për të shmangur të pashmangshnen. Ndërhyrjen ushtarake amerikane dhe arrestimin e tij, në projektin Trump kundër karteleve -narco-terrorite. Presidenti Donald Trump kishte lajmëruar ultimatumin. Narcoshtetet janë organizata terroriste. Kishte dhënë një mundësi.
Po Shqipëria?!
Zgjedhjet e grabitura!
Trafiku i drogës!
Një dosje në hetim edhe në SHBA! Etj..
Vendi ynë është targetuar si narcoshtet. Nga Antimafia italiane, nga ekspertë njohës të Krimit të Organzuar. Në Fox News Rama u etiketua si Ramaduro. Binjaku venezuelian. Nga mediet botërore njëlloj. Natyrisht Edi Rama si një etalon frikacaku, ndonëse trimëron me karriken e pushtetit, e ndjen prej kohësh se eshtë shenjestër amerikane, si lidhje karteleve të drogës brenda dhe jashtë vendit. Se koha po i mbaron. Si një garant i Mafies dhe investimeve të tyre. Në miliarda euro.
Si drejtues i një qeverie e cila vetëm muajin e fundit, ka zyrtarisht nën akuzë, dy organizata kriminale, zëvëndlsja e tij në dosjen Rama- Balluku dhe vartësit e tij AKSHI. Sa grupe të trafikut shqip, kanë emër ndërkombëtar në Evropë dhe Amerikën Latine?! Sa janë lidhur me Sinaloa?!
Shumë
Sa prej tyre zotërojnë kontrollin në porte evropiane duke konkuruar për vendin e parë Ndranghettan?!
Shumë
Sa prej tyre kontrollojnë portin e Durrësit si një shpërndarës ngarkesash kokaine pa sekuestrime në tre vite?!
Një? Edi Rama?
Kush janë qiramarrësit e tij për Portin?! Cilat bands. Durrësi, Elbasani dhe nënkontraktorë të tjerë?!
Agasi ka lënë një arsenal shkresor e përgjues të madh. Po ashtu Balluku ka pafund përgjime e komunikime në aktivitetin keqbërës me shefin e saj.
Pastrimi i Parave në miliarda nga trafiku i drogës, kartelet terroriste ka një emër ndihmues e lejues në formalizim nëpërmjet investimeve. Edi Ramën.
Janari është muaji i takimeve të Edi Ramës me SPAK. Shpesh. Jo vetëm për një dosje. Për disa të tilla. Mes tyre edhe ajo me Charles e cila mbushi katër vite në hetim nga Struktura e Posaçme. Përpjekjet e tij duke emëruar mediatikisht kryeministra teknikë, emra poettikë rreth tij janë përgatitje për mbrojtje. Vendi është në situatë emergjence kombëtare. Situatë lufte kundër trafiqeve dhe krimit, karteleve terroriste. Atyre ortakëve të Ramës. Ndaj një ortak i heshtur, mbështetës në hije, nuk mund të luftojë ortakët mafiozë. Vendit i duhen burra dhe gra me dinjitet, me vullnet, karakter moral, dhe marrës vendimesh të forta. Kundër kujtdo del nëpër lidhjet mafioze. Cilitdo pushtetar, shtetar, politikan, fuknksionar publik, aktor dhe faktor. Në luftë nuk shkohet me orkestër sajuar nga njeriu më në hall, me duva për sponsorizuesin aktual, i akuzuar global. Jo. Shoqëria shqiptare, duhet të kapërcejë partitë të jetë e gjitha opozitare. Të prodhojë një Autoritet Moral si oferte ndryshe. Mundësitë janë të shumta. Kush nguron dhe negocion me ekipin e kartlexhiut Kryeministër duhet të shkojë me të e pas tij. Nuk ka më sekrete. Kushdoqoftë ai, ajo, ata, ato.!!!

Share it :