Edi Rama – ky manual korrupsioni

Edi Rama – ky manual korrupsioni

Nga Luciano Boci

Në vitin e 13-të të pushtetit Rama tashmë siç e dëshironte hyri në histori.

Ai është shembulli atipik se si nëpërmjet korrupsionit kapilar mbahet gjatë një pushtet, ndërkohë që korrupsioni për çdo qeverisje në një shtet normal demokratik është shkaku themelor i rënies.

Duket si paradoks, por jemi në kufijtë e së vërtetës.

Mbajtja e pushtetit nëpërmjet korrupsionit nga Rama nuk ndodhi në një ditë, apo një vit, apo palë zgjedhje.

Ishte proces i zbatuar si projekt që në nisje.

Sot, për shkak të rrethanave specifike, ai vetëm na u përshfaq me forcën e cinizmin e tij të plotë.

Edi Rama qartazi tashmë ka statusin e një manuali perfekt që orienton hap pas hapi çdo njeri e politikë, se si mund ta bësh korrupsionin sistem qeverisës të “suksesshëm”.

Nëse nuk do ishte ngritur zëri e qëndrimi i PD dhe nuk do ishte vënë në lëvizje SPAK nga përtej detit, gllabëruesi i bregdetit do ishte vënë ende duke zbatuar kapituj të tjerë të veprës së tij korruptive.

Manuali që përfaqëson Rama është unik e konkret.

Nuk është as roman e as ese filozofike. I ndarë këtu në kapituj të qartë, me shembuj praktikë dhe ushtrime në terren ai jep qartazi hapat që duhen ndjekur.

E çdo njeri që aspiron pushtet pa përgjegjësi, i ka shumë të qartë etapat e rekomanduara të Ramës.

Kapitulli I: Kap shtetin e quaje reformë

Kështu e nisi që në fillim. Institucionet nuk prishen në formë, thjesht “ristrukturohen” deri në atë pikë sa të mos pyesin më për qytetarët.

Emërimet shiten si meritokraci por janë interesokraci ose politikokraci. Heshtja brenda tyre shitet si stabilitet insitucional ndërkohë që është korrupsion institucional.

Kapitulli II: Ligji është plastelinë ose gardh i ulët

S’ke nevojë ta shkelësh. Mjafton ta përkulësh. Kur se përkul e kapërcen. Një VKM këtu, një përjashtim aty, dhe interesi privat merr formë ligjore. Vuuu koncesione të paracaktuara, tendera, pushtime tokash bregdeti. Kurrupsion i padalshëm

Kapitulli III: Mediat janë dekor

Disa blihen. Disa tremben. Disa lodhen. Titujt bëhen të butë, të bukur, pompozë për qeverinë. Ndërsa qendra e sharjeve e shpifjeve e pogromeve editoriale është opozita.

Pyetjet zhduken, investigimi quhet “sulm politik”.

Korrupsion mediatik

Kapitulli IV: Oligarku si partner strategjik

Tenderi nuk fitohet, jepet. Kontrata nuk kontrollohet thjesht rinovohet. Shteti paguan oligarkun me paratë e qytetarit i cili vetëm pret me sytë nga…qielli. Korrupsion ekonomik

Kapitulli V: Propaganda mbulon gjithçka

Kur faktet dalin sheshit, e korrupsioni çudit të madh e të vogël, ndizet drita e spektaklit të propagandës. Vlojnë postime, slogane, video. Zhurmë vetëm zhurmë për marramendje e për të mbuluar kundërmimin e skandaleve korruptive.

Kapitulli VI: Vota s’ka vlerë

Vota duhet blerë.

Kur nuk blihet shantazhohet me bukë goje, krim e kërcënim.

Kur nuk blihet neutralizohet ose pushkatohet. Metoda: patronazhim, banditizëm, administrim kriminal, para publike, para e pisët, pushtet qendror e lokal. Shteti dhe Paria janë një. Rroftë uniteti! Korrupsion zgjedhor.

Kapitulli VII: Bandat e organizuara në plan të parë:

Shteti behet “share” me krimin e “like” me administratën. Ato që drejtojnë realisht janë bandat lokale e qendrore. Policia është banda më e madhe ndërsa kupola vetë Kryeministri. Një dorë kriminale lan dorën oligarkë e të dyja pastrojnë para e blejnë prona e lajnë surratin e Kryeministrit. Korrupsion ligji.

Kapitulli VIII: Drejtësia e kapur dhe e sulmuar.

Kape pa vonesë me reklamë pavarësie me punim qilizëm duke kthyer gjithçka përmbys.

Përdore për çdo rast sidomos politikisht.

Mos e lër të bjerë në duar të pasigurta ndërkombëtare.

Ky është pak a shumë manual i plotë RAMA.

Funksionon prej vitesh.

Problemi i vetëm sot?

Populli nuk është më nxënës e ndërkombëtarët kanë korrigjuar numrin e syzeve.

Kanë filluar të lexojnë mes rreshtave.

Share it :