Nga Adriana Kalaja: Në vend të “Bilancit” të propagandës së Narkoqeverisë……

Nga Adriana Kalaja: Në vend të “Bilancit” të propagandës së Narkoqeverisë……

Bilanci real i narkoqeverisë, nuk është që u prezantua sot nga bashkëshorti i Kreut të Organizatës Kriminsle Rama, por ai që unë kam referuar në SPAK në 90 (sepse janë shtuar këto ditë 😉 dhe për të cilat do Ju informoj në kohën e duhur), dhe për shumicën ka veprime konkrete, kjo edhe për shkak se ka ardhë Sherif i Ri përtej Atlantikut 😉
Për të mos Ju lodhur me 90 referimet e mia në SPAK, po Ju paraqes Bilancin që ka dhënë ish Zv. Kryeminstri Ahmetaj, në intervistën te Çim Peka Live, të cilit i shpreh vlerësimiin tim maksimal në datë 27.01.2025:

“1. Edi Rama nuk është kryeministër, por kreu i organizatës kriminale. Shqipëria ndodhet në duart e krimit.

2. Ahmetaj ngre pyetjen se çfarë do Ergys Agasi në Davos me kryeministrin Rama, pasi ai nuk përfaqëson qytetarët, por ka shkuar për interesat e kryeministrit Rama.

3. Rama mbylli Lazaratin…/ për Kanabizimin e Shqipërisë.
*** projekt i Ramës, dhe 5 ministrat që e kundërshtuan…

4. Edi Rama detyroi Erion Velinë të firmosë Inceneratoret dhe porosit që njerzit e LSI ti mbani jashtë kësaj afere.
“Pse nuk e mori Altin Dumani inceneratorin e Tiranës?!
E ka bërë Edi Rama në 2017- ën dhe ka thirrur Erion Veliajn dhe e ka detyruar të eci para. Garancia është që mos ketë punë asnjë nga ata të LSI-së dhe është caktuar pronari si tutor…
Mua më vjen shumë keq që Erioni është në atë situatë. Nuk e dëshiroj që Erioni të jetë në burg. Por një gjë do ia them:
Ti nuk mund të hetohesh duke qenë kryetar bashkie.
Ti nuk mund të arrestohesh, duhet të hetohesh në liri.
Por ti duhet ta lësh detyrën. Nuk i konvenon Edi Ramës. I intereson tani apo pas zgjedhjeve?! Do t’u thotë amerikanëve “solla Noc Rrokun”.
Ky do ta mbajë te buza Erion Veliajn. Sot e ka çuar atje:…

5. Pronarët faktikë të tyre janë Edi Rama dhe Erion Veliaj.

6. Belinda Balluku është plaçkitsja më e madhe e fondeve publike. Dëmi i plaçkitëses i Ballukut nga:
a. Thumanë-Kashar,
b. Tuneli Llogarasë,
c. AKSHI, janë dyfishi i lekëve të tërmetit.

7. Kontrata me gjermanët në port, u kërcënuan dhe u larguan!

8. Respiratoret dhe ilaçet e kovidit që u blenë 6 herë më shtrenjtë se çmimet e tregut. Pra qytetaret u plaçkitën edhe në kohën e Pandemisë.

9. Rama falimentoi Air-Albanian (Naimin, Migjenin…) duke fluturuar vetë me ta si dangall në të gjithë botën. Humbja e Air Albania është 20 milion euro.

10. Rama, 12 udhëtime me çarter në këmbim të lejeve të ndërtimit. Midis viteve 2016-2019.

11. Edi Rama shpenzime të mëdha luksi për detoksifim. Për 1 javë çifti në hotel Lusso a Merano në Bolzano e ka paguar një biznesmen ndërtimi për 1 person 10 mijë euro, e më pas i dha leje ndërtimi biznesmenit.

12. Rama ka marrë 15-milionë euro për familjen e tij te AKSH-i.

13. Miliona euro e përfshirë familja e Ramës te Eko-Parku që nuk është i tenderuar.

14. Kompania e baxhanakut të Ramës ka marrë projektin 15-të milionë euro te AKSHI!

15. Janë grisur urdhër-arreste.

16. Konsulenca e Linda Rames. Ahmetaj: “Më thoni një vend tjetër në botë që gruaja e kryeministrit merr para për të matur punën e burrit, është konflikt interesi i pastër, respekti nuk është për këtë, se s’dua t’i hyj të tjerave. Po këto BB, FMN ku janë, e dinë që është konflikt i pastër interesi.”.

17. TVSH-ja e mallrave do të jepej me konçesion!

18. Me leje të Ramës pala e Belindës ka gëlltitur te tuneli që kalon mes Llogarasë 50-milionë euro.

19. Thumanë-Kashar, proces pa tender i plaçkitëses.
Ahmetaj: “Do paguajmë 3 herë më shumë se europianët për rrugët. “.

20. Rama ka marrë 28-mijë dollarë një biletë për të parë ndeshjen e basketbollit në SHBA.

21. 10 mijë euro terapia në Bolzani me shpëlarë trupin toksina e drogës e ushqimeve.

22. Kompjeterat e laboratorëve.

23. Te kopshti Edenit (kopshti Edit) në Kryeministri, pihet 33 mijë euro një shishe verë nga Rama me Kordinatorin e krimi.

24. Top Channel ka përfituar transaksione, milona euro nga Inceneratoret.

25. Taksa e dherave te inceneratori.
” Ahmetaj, u bëri thirrje ndërtuesve të pallateve, të mos paguajnë taksën e dherave që ju merr Erion Velija. Eshtë kriminale, e pa ligjshme, korruptive, ajo vidhet nga To, dhe duhet paditur në Gjykatën Kushtetuese.”.

26. Borxhi që donte tja jepte mikut izraelit.

27. Toka në ambasadë që. do i jepej nje ndërtuesi.

28. Belinda bën editorialin e Top Chanel.

29. Lidhjet e Linda Ramës me AKSHI.

30. Pse nuk hetohet procedura e inceneratorëve?”.

Sot, janë vërtetuar të 30 pikat e mësipërme të denoncuara nga Z. Ahmetaj, por shumë shpejt edhe 90 kallëzimet e mia penale.

Kush e ka rradhën?

Së shpejti……..

PS: Gjithsesi, pika ku unë dalloj nga Z. Ahmetaj. është fakti se Kreu I Organizatës Kriminale është Linda Rama Xhillari Basha.
Upssssssss.
Ndjesë.
Edhe Çabiri, por nuk e di rradhën ku ta vë 😉

Share it :