Në Onkologjik mungon brakiterapia, Orges Spahiu flet pa pikë logjike për Inteligjencën Artificiale
Inteligjenca Artificiale në mjeksi është e ardhmja, por kur e tashmja dështon, si në rastin e trajtimit me brakiterapi e cila mungon prej 6 muajsh, fjalët për të ardhmen tingullojnë bosh! Kështu shprehet gazetari Osman Stafa i cili thekson se ky është rasti i Spitalit Onkologjik i cili është përfshirë në disa skandale prej shumë kohësh tashmë.
Gazetari shprehet se, teksa në Onkologjik mungon brakiterapia për gratë me kancer, shefi i radioterapisë Orges Spahiu flet pa pikë sensi dhe logjike për inteligjencën artificiale në radioterapi.
“Pra nuk kanë kushtet minimale për trajtimin e pacientëve, probleme me akserelatorët, e bëjnë propagandë në publik, se ja çdo bëj nesër inteligjenca artificiale.
Po të shihni foton 2, e shkrepur në një Konferencë Shkencore të Onkologjisë, Orges Spahiu, nxjerr si sukses “6 muaj në punë brakiterapia, në 12 vite”.
Pra në 12 vite pajisja punoi 6 muaj. A ka më fakt ulëritës? Pra edhe papërgjegjshmëritë, skandalet, abuzimet, këta përpiqen t’i kthejnë në sukses.”– thekson Stafa në një reagim në Facebook.
Postimi i plotë:
Inteligjenca Artificiale në mjeksi është e ardhmja, por kur e tashmja dështon, fjalët për të ardhmen tingullojnë bosh.
Ky është rasti i Spitalit Onkologjik.
Prej 6 muajsh nuk jepet për pacientet gra, trajtimi i brakiterapisë. Gra me kancer gjinekologjik nuk marrin trajtim, duke rrezikuar realisht rikthimin e sëmundjes.
Dhe teksa në Onkologjik, mungon brakiterapia, shefi i radioterapisë flet për inteligjencën artificiale në radioterapi. A ka kuptim, logjikë? A bën sens?
Pra nuk kanë kushtet minimale për trajtimin e pacientëve, probleme me akserelatorët, e bëjnë propagandë në publik, se ja çdo bëj nesër inteligjenca artificiale.
Po të shihni foton 2, e shkrepur në një Konferencë Shkencore të Onkologjisë, Orges Spahiu, nxjerr si sukses “6 muaj në punë brakiterapia, në 12 vite”.
Pra në 12 vite pajisja punoi 6 muaj. A ka më fakt ulëritës? Pra edhe papërgjegjshmëritë, skandalet, abuzimet, këta përpiqen t’i kthejnë në sukses.
Ky është kulmi!






