Sekretet e tri LINDAVE dhe “VRASËSIT” Rama

Sekretet e tri LINDAVE dhe “VRASËSIT” Rama

Nga Basir Collaku

Organizata kriminale nr 1 “Balluku-Rama”
Selia e ushtrimit të aktivitetit: Kryeministria
Varësia nga Kryeministri
Anëtarësia, drejtorët rilindas të miratuar nga shefi, anëtar të grupeve kriminale vendas e të huaj, biznesmenë besnikë të partisë
Aktiviteti
Vjedhje, zhgrapje të buxhetit mbi 12 miliardë euro. Tendera të dedikuar, banda të shpërblyera, prodhime në shumicë mandatesh elektorale për deputetë dhe bashki. Emërime në poste shpërblyese drejtorësh, por edhe n vetting, drejtësi, polici, pastrim të theksuar parashë, investime të parasë së pastruar jashtë vendit
Kufizim në godinë më bandën kriminale nr 2 AKSHI
II
Organizata Kriminale 2 AKSHI
Selia e ushtrimit të aktivitetit :
Kryeministria
Varësia
nga kryeministri.
Anetarësia
zyrtarë me certifikatë besimi nga Kryeministri, vrasës, trafikantë vendas dhe të huaj
Aktiviteti:
vjedhje, plaçkitje, trafik droge, pengmarrje, marrje e shpërndarje tendersh, pastrim parash, prodhim mandatesh për deputetë e kryetarë bashkie, emërime në polici, prokurori e gjykata, poste drejtuese në administratë
Kufizimi në godinë me bandën nr 1“Balluku-Rama”

III
Përballja me SPAK, me Strukturën e Posaçme, beteja e fundit, Drejtësi-Mafia, kush humbet asgjësohet..

Rivalizojnë njëra tjetrën si dosje, kanë çmenduri të paimagjinueshme, por bëmat për të ndodhur, shkojnë në krye, aty ku gjendet leja e dhënë për veprim, nga një individ, Kryeministri i vendit Edi Rama. Ai dhe oborri i tij familjar e qeveritar, gjenden në të dy procedimet, më të rëndat e deritanishme hetuar nga Struktura e Posaçme. Gys koordinatorit i ishte dhënë shteti me qera, kundrejt shërbimeve e shpërblimeve, sipas tarifave të caktuara “ramiste”. Ministra, policë, funksionarë drejtësie, zyrtarë publikë, deputetë, një minierë kriminale e filmuar me zë e figurë, në një seli në bllok, jo më larg se 200 metra larg zyrës së kryeministrit qeradhënës. Paraja publike në ankand mafioz, ku trafikantë e vrasës, të korruptuar e përversë, kafshojnë deri në qindarkën e fundit, sipas regjisë së përcaktuar. Një kënetë mediatike është një kapitull i llumit në këto dy dosje, e cila deri tani ka notuar në barka shpëtimi pushteti, falë shërbimit kriminal të kryer në favor të tyre. Të dyja procedimet, kanë një element hetimor të pahasur më parë, sipas pretendimit të akuzës. Konkretisht AKSHI, grup i strukturuar kriminal dhe veprime në kuadër të një organizate kriminale.
Kokërr dallimi nuk ka dosja “Balluku-Rama” së cilës, sa vijnë dhe i shtohen çështje të tjera, ku dora e saj dhe e shefit, kanë bekuar plaçkitjet e parasë së buxhetot të shtetit, në një mënyrë konkuruese me genocidin.
Në të dyja rastet nuk mungojnë armët. Pistoletë në kokë, pengmarrje, tafikantë kokaine. Janë aty. Gati për të shkrepur ndaj të pabindurve. Linda Rama del në përgjime, natyrisht baxhanaku është një ndër tenmdermarrësit dhe kjo vjen në thellësi të hetimit. Belinda ende pezull fal kanosjeve ndaj shefit, përsërit nga publikimet e deritanishme dhjetëra herë më një fjalor rruge se këtë do e marrë ai, këtë ai tjetri, se janë premtuar nga ai, k…Rama. Premtim-shitjet e tenderave kanë një emër në dosje, i cili duhet të dëshmojë me emergjencë në Strukturën e Posaçme. Eshtë kryeministri. TIMS, sigurisht një shërbim në duart e çunave të Ramës, tek qiraxhiu Gys. Aty përmenden trafiqet e kokainës, kazinotë, tender atë sigurisë kombëtare, por nuk mungojnë as shërbime që shkojnë në kuadër të qenies në Aeleancën e Atlantikut. Karrigia e NATO në emër të Shqipërisë, zhvendosjes mes fundshpinës së Gysit dhe Belës, të dy me karriera errësire, ku aksesi i Mafies e krimit të Organizuar, ishte i dorës së parë. Një qeveri e dorëzuar dhe aksionerja kryesore në bashkëpunim, me Krimin e Organizuar, nuk ka emër tjetër vetëm kartel narkotik dhe terrorist. Pjesa partiake në këtë rreth bandash, duhet të mbajë etiketë të njëjtë. Pas asnjë mundësi ndryshe, i pandehuri Edi Rama, është nisja e javës së drejtësisë në vitin 2026..Gjithnjë nëse nuk nisin të hanë kokat e njëri-tjetrit, pasi janë shumë kontrata, e leje strategjike të premtuara. Nëse prishet njëanshmërisht, borxhet i paguan firmëtari i trembur. OMERTA, Bordi i Bandave, i ka thënë fol po ta mbajti, mos firmos po ta mbajti. Ndaj i dëshpëruari i turret drejtësisë e kush e kundërshton, sepse e ka hall jete, në çdo dimension. Lindat e tij nuk bëjnë më as Ri-Lindje as Ri-Linda..

🌟 ToonPopKids — Stories That Grow With You!
Fun animations, lullabies & learning for little ones 💤🎶📚
Subscribe Free
Share it :
Çështja ‘Partizani’, avokati Cakrani: Balla një kallëzues i rremë, gjyqi më qesharak në histori Avokati Kujtim Cakrani i cili ishte i ftuar në emisionin e mëngjesit Kafe Shqeto në Syri tv e ka cilësuar procesin gjyqësor për çështjen “Partizani”, si “më qesharakun që mund të ketë ndodhur ndonjëherë” dhe ka lëshuar sulme direkte ndaj kreut të grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, dhe SPAK-ut. Në qendër të argumentit të avokatit ishte absurditeti, sipas tij, i padisë. “Të bësh gjyq me pronarin pse ke marrë tokën tënde. T’i thuash pronarit pse ke marrë tokën tënde dhe ke investuar,” deklaroi ai, duke e quajtur situatën një farsë. Ai argumentoi se pronari legjitim ka zhvilluar tokën e tij dhe nuk ia ka vjedhur atë askujt, as shtetit e as ndonjë pronari tjetër. Sipas tij, kjo logjikë ndjekjeje penale vjen nga një mentalitet që nuk e kupton konceptin e pronës private, duke e sulmuar ashpër Taulant Ballën. “Një plebe, një skllav i lindur, nuk e kupton dot pronarin privat. Asnjë nga Partia Socialiste s’e kupton dot çfarë do të thotë pronar,” u shpreh avokati. Gjatë bisedës me moderatorin Flavio Qarri, avokati e akuzoi drejtpërdrejt Taulant Ballën si një “kallëzues i rremë”, duke pretenduar se denoncimi nuk është bërë realisht prej tij, por nga qarqe të tjera që e përdorin atë. “Taulanti është kallëzues i rremë. Balla nuk ishte në gjendje t’u përgjigjej në gjykatë pyetjeve që lidheshin me vetë kallëzimin që kishte firmosur. E gjithë kjo, sipas tij, është një manovër politike që ka si qëllim të vetëm përfshirjen e ish-kryeministrit Sali Berisha në çështje, duke shfrytëzuar një ligj të miratuar gjatë qeverisjes së tij, i cili, sipas avokatit, u ka kthyer pronat mijëra pronarëve legjitimë. Flavio Qarri: Komentet e Taulant Ballës, pyetjet që ju bën, i kemi lexuar të gjithë besoj. Të fillojmë nga Cakrani meqë e ka ekspertizë këtë pjesë… Kujtim Cakrani: Flavio, shiko, ai është gjyqi më qesharak që mund të ketë ndodhur ndonjëherë, jo në Shqipëri, por edhe në Evropë. Tani, të bësh gjyq me pronarin pse ke marrë tokën tënde. Pra, t’i thuash pronarit, pse ke marrë tokën tënde dhe ke investuar. Supozojmë, ai e ka marrë tokën e tij. E ka marrë dhe e ka zhvilluar tokën. Kë tokë ka marrë ai? Ja ka vjedhur dikujt tokën, i ka vjedhur shtetit tokën? I ka vjedhur ndonjë pronari tjetër tokën? Ore, e kupton sa qesharake është? Ai atje ka investuar. Ti çfarë i thua, pse ke investuar në tokën tënde Ore, e kupton çfarë nivelesh ka arritur apo jo? Po një, plebe, një skllav i lindur nga malet e Librazhdit, si Taulant Balla nuk e kupton dot pronarin privat Flavio. Asnjë nga Partia Socialiste s’e kupton dot çfarë do të thotë pronar. As ajo, mbesa e Beqirit. Nuk e kupton dot çfarë do të thotë pronar. Se kur vjen nga skllavëria, nga plebeu, nuk e kupton dot dhe Taulant Balla, është tipiku i plebeut skllav. Nuk e kupton dot. Flavio Qarri: Po si e komentoni atëherë sjelljen arrogante jashtë dhe atë sjelljen e çuditshme brenda? Kujtim Cakrani: Ore, ma ke marrë tokën 75 vite, ma more tokën 80 vite, më paguaj qiranë o vëlla ti. Më ke rrëmbyer tokën në 45-ën, më ke nxjerrë jashtë, më ke shkatërruar familjen, më ke shkatërruar çdo gjë të shenjtë dhe të shtrenjtë të jetës time. Më ke marrë tokën, unë po marr tokën time. Ku është këtu problemi që kjo çështje duhet të kalojë, në ndjekje penale. Ku është mo vëlla? Nga ai ligji i Sali Berishës kam fituar edhe unë. I bie që unë kam korruptuar Sali Berishën? Unë kam korruptuar Këshillin e Ministrave? Unë e kam përfituar, familja ime dhe shyqyr që u bë ai ligj. Shyqyr që përfitojnë pronarët, kanë përfituar mijëra, mijëra pronarë. Nga ai ligj. Ja, unë ky që po flet këtu, i bie që unë duhet të hetoj SPAK-un se unë kam korruptuar Sali Berishën… Flavio Qarri: E kuptoj, ishte pyetje juridike avokat për komentet e Taulant Ballës. Si i vlerësoni ato? Flas për përgjigjet që i dha brenda. Kujtim Cakrani: Taulanti është kallëzues i rremë vëlla. Taulanti nuk ia ka bërë kallëzimin Taulantit. Duhet të kuptoni diçka. As për zotin Meta nuk e ka bërë kallëzimin ata. Kallëzimet janë bërë diku tjetër, e kupton? Taulanti është kallëzues i rremë. Taulanti nuk u përgjigj dot asnjë pyetje, nga ato që ai kishte shkruajtur vetë në kallëzimin penal. Dhe unë të isha si Malltezi sot do merrja të zbardhur transkriptin e e gjykatës së sotme do t’i bëja kallëzim penal atij individi, atij palaço. E kuptoni apo jo? Sepse këta krijojnë urrejtje, alimentojnë urrejtje sot akoma ndaj pronarëve legjitimë. E kupton apo jo? Kjo është e pafalshme, është e papranueshme. Taulant Balla dje nuk ka thënë asgjë nga ato që kishte në kallëzim. Madje mori kallëzimin do lexonte kallëzimin se s’dinte çfarë kishte shkruajtur. Sepse ai, ai nuk e ka bërë vetë dhe ai nuk ka ditur çfarë ka bërë. Ajo ka qenë, ajo çështje kur është kallëzuar, është kallëzuar për shpërdorim detyre. Dhe ajo është kallëzuar për Jamarbër Malltezin, jo për Sali Berishën. Po mua, si ka mundësi që ti, prokuroria e posaçme hetoi Jamarbër Malltezin pa emër deri, dy javë para se të nxirrte, të kërkonte masën e arrestit. Dhe ndërkohë pse duhet ta hetonte ajo dhe jo prokuroria e Tiranës? Që këtu ka lindur gjithë, kleçka juridike. Nëse dikush, nëse unë çoj një kallëzim penal për një individ që nuk ka lidhje fare me, pushtetin e kështu me radhë, në kuptimin që nuk e lidh gjë. S’ka pasur funksione publike e kështu me radhë, përse duhet ta hetojë SPAK-u? Po ajo kishte një qëllim prapavijë, sepse duhej patjetër të involvohej, të përfshihej zoti Berisha. Kjo është e vërteta. Është te zoti Meta që i kanë hetuar vjehrrën e zotit Meta, si ka marrë tokën në 91-shin, kanë thirrur dhe komisionin e tokës të 91-shit, si ka marrë tokën zonja, ajo ish-vjehrra e zotit Meta, e kupton çfarë bëjnë këta more o ti? E kupton çfarë kapërcimesh juridike bëjnë këta apo jo? Kjo është e tmerrshme me këta sepse, sepse këta nuk mbajnë përgjegjësi për veprimet e tyre o Flavio. Ky është, problemi i kësaj. Nuk mbahet përgjegjësi për veprimet e tyre kur ju prishet nesër në gjykatën e Strasburgut. Po sa vendime kemi ne që na ka prishur gjykata e Strasburgut…