Rrëfimi i rrallë për themelimin e PD, Rajmonda Bulku-Berishës: Krenare që ju kam ndjekur

Rrëfimi i rrallë për themelimin e PD, Rajmonda Bulku-Berishës: Krenare që ju kam ndjekur

Në 35-vjetorin e themelimit të PD, ish-deputetja Rajmonda Bulku solli dëshmi emocionuese nga fillimet e Partisë Demokratike, duke iu drejtuar drejtpërdrejt edhe ish-kryeministrit Sali Berisha.

Bulku rikujtoi kohët e vështira të themelimit të pluralizmit, duke theksuar se rruga drejt fitores është ende e gjatë dhe pritet me ankth nga anëtarësia. Në fjalën e saj, ish ligjvënësja demokrate, theksoi rëndësinë e kujtesës historike, duke pikturuar një tablo të zymtë të realitetit shqiptar 35 vite më parë.

“Nuk ishte sot. Ishte diktatura komuniste, ishte sigurimi i brendshëm. Çdo moment mund të ndodhte gjithçka me trupin tënd, një asgjësim fizik,” deklaroi ajo, duke nënvizuar rrezikun e vazhdueshëm që kanosej mbi këdo që guxonte të mendonte ndryshe.

Fjala e plotë

Të nderuar demokratë, mirëmbrëma, mirëmbrëma dhe shumë i nderuar zoti Berisha. Kam nderin të jem këtu, t’ju përshëndes dhe t’ju uroj se keni rrugë të gjatë dhe ju presin suksese dhe fitore, që demokratët e presin me shumë ankth dhe me të drejtë. Por të kujtosh është bukur, por mbi të gjitha është edhe, është edhe një kusht historik. Duhet të dish nga vjen, duhet të dish çfarë përpjekjesh ke bërë, duhet të dish se sa kohë të vështira kanë qenë. Nuk ishte sot. Ishte 35 vite më parë, ishte diktatura komuniste, ishte sigurimi i brendshëm. Çdo moment mund të ndodhte gjithçka me trupin tënd, një asgjësim fizik. Dhe në qoftë se shumë intelektualë, me parti, pa parti, të lindur në familje komuniste, zgjodhën lirinë.

Këtë e kam të huazuar nga ju, zoti Berisha, që e thatë, e ripërsëritët, që ishte një zgjedhje. Liria ishte një zgjedhje. Dhe ne të gjithë, bashkë jush, qytetarë të Tiranës, rini, intelektualë, studentë, ëh, gra, burra, motra, vëllezër, ju bashka-ngjitem juve. Ju besuam, ju mbështetëm, ishim pranë jush në çdo moment dhe nuk duhet harruar sepse nëse ju ishit diku dhe bënit punën tuaj për të krijuar Partinë e parë Demokratike në një shtet akoma komunist shqiptar, shumë njerëz ishin jashtë jush, duke ju ruajtur e para, duke besuar, duke shpresuar dhe duke qenë, duke dashur të jenë dëshmitarë të atij akti heroik.

Pra, ishte vështirë. Zoti Berisha, kam kënaqësinë t’ju uroj sot një jetë të gjatë dhe një udhëheqje të fortë të Partisë Demokratike deri në fitoren e saj përfundimtare, ashtu siç i takon, sepse për herë të parë ishit ju që pashë kryetar i Partisë Demokratike në apartamentin, në shtëpinë e Pashkos. Dhe sot jeni ju përballë midis nesh dhe përballë meje për të thënë që jam krenare që ju kam ndjekur, jam krenare që ju kam mbështetur dhe besoj fort sepse ishit ju në atë dhjetor të para pak viteve që ishte një mrekulli, që ju mbështeti e gjithë forca demokratike e Shqipërisë në atë stadium. Ishin foltoret tuaja, ishin primarët tuaj. Vazhdoni dhe ne do ju besojmë dhe do ju mbështesim.

Fitore!

🌟 ToonPopKids — Stories That Grow With You!
Fun animations, lullabies & learning for little ones 💤🎶📚
Subscribe Free
Share it :
Çështja ‘Partizani’, avokati Cakrani: Balla një kallëzues i rremë, gjyqi më qesharak në histori Avokati Kujtim Cakrani i cili ishte i ftuar në emisionin e mëngjesit Kafe Shqeto në Syri tv e ka cilësuar procesin gjyqësor për çështjen “Partizani”, si “më qesharakun që mund të ketë ndodhur ndonjëherë” dhe ka lëshuar sulme direkte ndaj kreut të grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, dhe SPAK-ut. Në qendër të argumentit të avokatit ishte absurditeti, sipas tij, i padisë. “Të bësh gjyq me pronarin pse ke marrë tokën tënde. T’i thuash pronarit pse ke marrë tokën tënde dhe ke investuar,” deklaroi ai, duke e quajtur situatën një farsë. Ai argumentoi se pronari legjitim ka zhvilluar tokën e tij dhe nuk ia ka vjedhur atë askujt, as shtetit e as ndonjë pronari tjetër. Sipas tij, kjo logjikë ndjekjeje penale vjen nga një mentalitet që nuk e kupton konceptin e pronës private, duke e sulmuar ashpër Taulant Ballën. “Një plebe, një skllav i lindur, nuk e kupton dot pronarin privat. Asnjë nga Partia Socialiste s’e kupton dot çfarë do të thotë pronar,” u shpreh avokati. Gjatë bisedës me moderatorin Flavio Qarri, avokati e akuzoi drejtpërdrejt Taulant Ballën si një “kallëzues i rremë”, duke pretenduar se denoncimi nuk është bërë realisht prej tij, por nga qarqe të tjera që e përdorin atë. “Taulanti është kallëzues i rremë. Balla nuk ishte në gjendje t’u përgjigjej në gjykatë pyetjeve që lidheshin me vetë kallëzimin që kishte firmosur. E gjithë kjo, sipas tij, është një manovër politike që ka si qëllim të vetëm përfshirjen e ish-kryeministrit Sali Berisha në çështje, duke shfrytëzuar një ligj të miratuar gjatë qeverisjes së tij, i cili, sipas avokatit, u ka kthyer pronat mijëra pronarëve legjitimë. Flavio Qarri: Komentet e Taulant Ballës, pyetjet që ju bën, i kemi lexuar të gjithë besoj. Të fillojmë nga Cakrani meqë e ka ekspertizë këtë pjesë… Kujtim Cakrani: Flavio, shiko, ai është gjyqi më qesharak që mund të ketë ndodhur ndonjëherë, jo në Shqipëri, por edhe në Evropë. Tani, të bësh gjyq me pronarin pse ke marrë tokën tënde. Pra, t’i thuash pronarit, pse ke marrë tokën tënde dhe ke investuar. Supozojmë, ai e ka marrë tokën e tij. E ka marrë dhe e ka zhvilluar tokën. Kë tokë ka marrë ai? Ja ka vjedhur dikujt tokën, i ka vjedhur shtetit tokën? I ka vjedhur ndonjë pronari tjetër tokën? Ore, e kupton sa qesharake është? Ai atje ka investuar. Ti çfarë i thua, pse ke investuar në tokën tënde Ore, e kupton çfarë nivelesh ka arritur apo jo? Po një, plebe, një skllav i lindur nga malet e Librazhdit, si Taulant Balla nuk e kupton dot pronarin privat Flavio. Asnjë nga Partia Socialiste s’e kupton dot çfarë do të thotë pronar. As ajo, mbesa e Beqirit. Nuk e kupton dot çfarë do të thotë pronar. Se kur vjen nga skllavëria, nga plebeu, nuk e kupton dot dhe Taulant Balla, është tipiku i plebeut skllav. Nuk e kupton dot. Flavio Qarri: Po si e komentoni atëherë sjelljen arrogante jashtë dhe atë sjelljen e çuditshme brenda? Kujtim Cakrani: Ore, ma ke marrë tokën 75 vite, ma more tokën 80 vite, më paguaj qiranë o vëlla ti. Më ke rrëmbyer tokën në 45-ën, më ke nxjerrë jashtë, më ke shkatërruar familjen, më ke shkatërruar çdo gjë të shenjtë dhe të shtrenjtë të jetës time. Më ke marrë tokën, unë po marr tokën time. Ku është këtu problemi që kjo çështje duhet të kalojë, në ndjekje penale. Ku është mo vëlla? Nga ai ligji i Sali Berishës kam fituar edhe unë. I bie që unë kam korruptuar Sali Berishën? Unë kam korruptuar Këshillin e Ministrave? Unë e kam përfituar, familja ime dhe shyqyr që u bë ai ligj. Shyqyr që përfitojnë pronarët, kanë përfituar mijëra, mijëra pronarë. Nga ai ligj. Ja, unë ky që po flet këtu, i bie që unë duhet të hetoj SPAK-un se unë kam korruptuar Sali Berishën… Flavio Qarri: E kuptoj, ishte pyetje juridike avokat për komentet e Taulant Ballës. Si i vlerësoni ato? Flas për përgjigjet që i dha brenda. Kujtim Cakrani: Taulanti është kallëzues i rremë vëlla. Taulanti nuk ia ka bërë kallëzimin Taulantit. Duhet të kuptoni diçka. As për zotin Meta nuk e ka bërë kallëzimin ata. Kallëzimet janë bërë diku tjetër, e kupton? Taulanti është kallëzues i rremë. Taulanti nuk u përgjigj dot asnjë pyetje, nga ato që ai kishte shkruajtur vetë në kallëzimin penal. Dhe unë të isha si Malltezi sot do merrja të zbardhur transkriptin e e gjykatës së sotme do t’i bëja kallëzim penal atij individi, atij palaço. E kuptoni apo jo? Sepse këta krijojnë urrejtje, alimentojnë urrejtje sot akoma ndaj pronarëve legjitimë. E kupton apo jo? Kjo është e pafalshme, është e papranueshme. Taulant Balla dje nuk ka thënë asgjë nga ato që kishte në kallëzim. Madje mori kallëzimin do lexonte kallëzimin se s’dinte çfarë kishte shkruajtur. Sepse ai, ai nuk e ka bërë vetë dhe ai nuk ka ditur çfarë ka bërë. Ajo ka qenë, ajo çështje kur është kallëzuar, është kallëzuar për shpërdorim detyre. Dhe ajo është kallëzuar për Jamarbër Malltezin, jo për Sali Berishën. Po mua, si ka mundësi që ti, prokuroria e posaçme hetoi Jamarbër Malltezin pa emër deri, dy javë para se të nxirrte, të kërkonte masën e arrestit. Dhe ndërkohë pse duhet ta hetonte ajo dhe jo prokuroria e Tiranës? Që këtu ka lindur gjithë, kleçka juridike. Nëse dikush, nëse unë çoj një kallëzim penal për një individ që nuk ka lidhje fare me, pushtetin e kështu me radhë, në kuptimin që nuk e lidh gjë. S’ka pasur funksione publike e kështu me radhë, përse duhet ta hetojë SPAK-u? Po ajo kishte një qëllim prapavijë, sepse duhej patjetër të involvohej, të përfshihej zoti Berisha. Kjo është e vërteta. Është te zoti Meta që i kanë hetuar vjehrrën e zotit Meta, si ka marrë tokën në 91-shin, kanë thirrur dhe komisionin e tokës të 91-shit, si ka marrë tokën zonja, ajo ish-vjehrra e zotit Meta, e kupton çfarë bëjnë këta more o ti? E kupton çfarë kapërcimesh juridike bëjnë këta apo jo? Kjo është e tmerrshme me këta sepse, sepse këta nuk mbajnë përgjegjësi për veprimet e tyre o Flavio. Ky është, problemi i kësaj. Nuk mbahet përgjegjësi për veprimet e tyre kur ju prishet nesër në gjykatën e Strasburgut. Po sa vendime kemi ne që na ka prishur gjykata e Strasburgut…