Berisha: Me Ramën nisi shpopullimi 1.1 milion shqiptarë u larguan nga vendi
Gjatë bisedës në ‘Çim Peka LIVE’, kryetari i PD-së Sali Berisha tregoi statistikat të cilat vërtetojnë se me ardhjen e Ramës në qeveri nisi shpopullimi.
“U kalua nga tranzicioni në diktaturë. Edi Rama vendosi diktaturën. …E dorëzova Shqipërinë në një kohë kur nga 2007 në 2014 sipas INSTAT banorët u rritën nga viti në vit. Në periudhën kur qeverisi PD, nga 2007 në 2014 kishte rritje graduale.
Nga 2014 në 2023 janë larguar ne hapësirën Shengen 1 milionë e 99 mijë shqiptarë. Kjo është statistikë e EUROSTAT. Pra nuk llogariten ata që u larguan në SHBA, Kanada, Australi, Lindje e Mesme, Norvegji etj. Vetëm të rinj 700 mijë janë larguar” tha Berisha.




