Ishte konfirmuar si banor i “BBV Albania”, detaje nga vdekja e Shpat Kasapit: Ishte në koncert në Bologna
Detaje të reja dalin nga vdekja e papritur e Shpat Kasapit, një prej emrave më të njohur të skenës shqiptare të muzikës pop. Sipas raportimeve, këngëtari ndodhej në një koncert në Bologna kur papritur ndjeu shenja të keqësimit të shëndetit.
Përpjekjet për të marrë ndihmë mjekësore nuk dhanë rezultat, dhe ai ndërroi jetë në vend. Paraprakisht dyshohet se shkak i vdekjes ka qenë një atak në zemër.
Këngëtari i njohur ishte konfirmuar si banor i “Big Brother VIP Albania” dhe pritej të futej në shtëpinë e famshme në dhejtor të këtij viti.
Shpat Kasapi ka qenë një nga emrat më të njohur dhe më të dashur të skenës muzikore shqiptare. I lindur më 1 maj 1985 në Tetovë, ai u rrit në një familje me traditë muzikore. Karriera e tij nisi në fillim të viteve 2000, ku shumë shpejt u bë një prej idhujve të rinisë me stilin e tij modern, meloditë e lehta dhe performancat energjike.
Shpati u afirmua përmes tregut muzikor kosovar dhe atij shqiptar, duke sjellë këngë që u shndërruan në hite si “A më do?”, “Valle Kosovare”, “Dashni pa limit”, “Aroma e saj”, e shumë të tjera. Më 2021 këngëtari u martua me Selvije Jaos, por vetëm para një viti çifti prindër të një djali i dhanë fund marrëdhënies së tyre.




