Der Standard”: Meloni dërgon kriminelë në Shqipëri

Der Standard”: Meloni dërgon kriminelë në Shqipër

Qeveria e djathtë italiane po përpiqet sërish të mbushë kampet e saj të dëbimit në Shqipëri. Në vend të refugjatëve që mbërrijnë me varka, Roma tani ka dërguar edhe emigrantë kriminelë” – shkruan gazeta gjermane “Der Standard”.

Reportazhi i plotë i gazetarit Dominik Straub

Shumica e emigrantëve nuk e kishin idenë se çfarë po ndodhte me ta. Ata u zgjuan në qeli natën mes së enjtes dhe të premtes. U vunë në pranga dhe u transportuan me autobus për në qytetin portual të Brindisit në jug të Italisë. Vetëm në port ndoshta e kuptuan se tani do të dërgoheshin në kampet italiane të dëbimit në Shqipëri. Dhe ishte pikërisht kjo ajo që ndodhi.

Ata u dërguan me anijen e marinës “Libra” në portin e Shëngjinit dhe prej andej në kampin e dëbimit të Gjadrit, rreth 20 kilometra më larg. Sipas mediave italiane, të dëbuarit e transferuar në Shqipëri nga autoritetet italiane ishin emigrantë nga Maroku, Tunizia, Algjeria, Nigeria, Egjipti, Pakistani, Bangladeshi, Gjeorgjia dhe Moldavia.

Para se të transferoheshin në Shqipëri, 40 emigrantët u ishin internuar në kampe të ndryshme deportimi në të gjithë Italinë. Disa prej tyre kishin kryer më parë edhe vepra penale. 5 ishin dënuar për vepra seksuale, 1 për vrasje në tentativë dhe disa të tjerë për vjedhje, vepra të tjera kundër pronës dhe rezistencë ndaj autoritetit shtetëror.

Të tjerët nuk kishin rënë më parë në konflikt me ligjin, por e përbashkëta e të gjithëve është se nuk kanë leje qëndrimi në Itali dhe kanë marrë urdhër të largohen nga vendi. Ata tani do të deportohen nga Shqipëria në vendet e tyre të origjinës brenda një maksimumi 18 muajsh.

Kostoja prej 1 miliard eurosh

Transferimi, (opozita italiane e quan depërtim) i 40 emigrantëve që u kërkohet të largohen nga Italia në Shqipëri është tashmë përpjekja e katërt e qeverisë së djathtë të Giorgia Melonit për të vënë në funksion kampet e dëbimit ekstra-territorial, të cilët u kanë kushtuar aktualisht taksapaguesve italianë rreth 1 miliard euro.

Të dyja qendrat janë rezultat i një marrëveshjeje dypalëshe për migracionin midis Romës dhe Tiranës dhe janë ngritur që nga vjeshta e vitit 2024. Deri më tani, të tre përpjekjet e qeverisë për të transferuar azilkërkues në kampet shqiptare të dëbimit dhe për t’iu nënshtruar një procedure të përshpejtuar azili që zgjat maksimumi 30 ditë, kanë dështuar për shkak të kundërshtimeve nga gjykatat italiane.

Me përpjekjen e saj të re për të internuar emigrantë në Shqipëri, Meloni po hedh pjesërisht në det qëllimin fillestar të kampeve. Fillimisht, qendrat e dëbimit ishin të destinuara ekskluzivisht për refugjatët meshkuj me varka nga vendet e sigurta të origjinës, pa asnjë perspektivë për një vendim pozitiv për azilin.

Në fakt, të gjithë emigrantët e sjellë në Shqipëri fillimisht ishin shpëtuar nga roja bregdetare italiane në det të hapur dhe ishin dërguar në kampet ekstra-territoriale pa u futur në Itali. Qëllimi i qeverisë ishte të siguronte që emigrantët të mos shkelnin kurrë në tokën italiane. Nga ana tjetër, “mysafirët” e rinj të kampeve janë ekskluzivisht persona që kanë qenë tashmë në Itali.

Vetëlëndimi në kamp

Qëllimi i ri i kampeve u bë i mundur me një dekret të qeverisë në Romë më 28 mars. Mbetet për t’u parë nëse ndryshimi i përdorimit është rënë dakord me qeverinë shqiptare dhe nëse do t’i rezistojë shqyrtimit nga gjykatat italiane. Deputetja italiane socialdemokrate Cecilia Strada kritikoi faktin se të prekurit ishin vënë në pranga dhe se deri më tani atyre u ishte mohuar kontakti me avokatët e tyre.

Të internuarit ishin të dëshpëruar. Tashmë ka pasur tre incidente të vetëlëndimit. Kolegu i partisë së Stradës, Alessandro Zan, i bëri thirrje kryeministres Meloni që “të ndalojë së kopjuari mikun e saj Donald Trump dhe të pranojë dështimin e modelit shqiptar”.

/ Burimi: Der Standard

Share it :
Koncesioni i check-up/ Milva Ekonomi i dha mln € Vilma Nushit, paratë u investuan te kulla e Pak ditë më parë, emisioni “Plug” në Syri TV bëri një përmbledhje me fakte dhe dokumente konkrete të abuzimeve që janë bërë nga shteti shqiptar me koncesionet e shëndetësisë, një prej tyre edhe koncesioni i check-up, një skemë e madhe abuzimi me taksat e qytetarëve shqiptarë. Për këtë koncesion u hap një garë ku morën pjesë disa kompani me eksperiencë në fushën e kryerjes së analizave mjekësore, por fituese u shpall 3P Life Logistic e Vilma Nushit. Do të hyjmë në detaje dhe do të kuptojmë se jemi përpara një gare fiktive me fitues të paracaktuar. Së pari, kjo kompani u themelua më 9 dhjetor 2014, ndërsa kontrata koncesionare u firmos dy ditë pa u mbushur muaji, më 7 janar 2015. Ndërkohë, gara për koncesionin e check-up u shpall që në shkurt 2014. Thënë ndryshe, 11 muaj përpara se të lidhej kontrata me kompaninë që Vilma Nushi themeloi një muaj përpara se të firmoste marrjen e koncesionit prej 138 milionë eurosh. Dhe çudia më e madhe qëndron te fakti se shpallja e fituesit zyrtarisht u bë më 6 tetor 2014, dy muaj përpara se të themelohej kompania që do të fitonte kontratën koncesionare. Pas firmosjes së kontratës koncesionare në fillim të muajit janar 2015 nga Ministria e Shëndetësisë dhe kompania 3P Life Logistic, Agjencia e Prokurimit Publik refuzoi publikimin e kësaj kontrate pasi konstatoi shkelje të rënda ligjore. E para, kontrata u dërgua në APP pa numër protokolli dhe pa u firmosur nga titullari i institucionit. E dyta ishte shuma totale që shteti shqiptar do të paguante në fund të 10 viteve koncesion, si dhe mënyra e pagesës, që sipas APP-së, në formularin e dërguar nga MSH deklarohej se pagesa për check-up do të kryhej në bazë të numrit të analizave që do të kryheshin. Dhe këtu ka një mospërputhje në lidhje me vlerën totale të kontratës së nënshkruar. Konkretisht, në formularin e dërguar me shkresën nr. 3082/23 Prot., datë 20.01.2015, në pikën 5 jepet vlera totale e kontratës 13.833.000.000 lekë. Ndërkohë, në formularin e dërguar me shkresën nr. 3082/27 Prot., datë 10.02.2015, në paragrafin IV.4 shkruhet shprehimisht se: “Vlera reale do të jetë në varësi të numrit të kontrolleve”. Gjashtë ditë më pas, Ministria e Shëndetësisë firmos edhe njëherë formularin e njoftimit të kontratës së nënshkruar dhe më datë 19.02.2015 ministri i atëhershëm, Ilir Beqaj, i delegon kompetencën vartëses së tij, Milva Ekonomi, që të firmosë formularin e fituesit të kontratës koncesionare. Në këtë shkresë, përveç firmës dhe vulës së Ministrisë së Shëndetësisë, deleguar te Milva Ekonomi, saktësohet në pikën IV.3 se: “Vlera totale e kontratës do të jetë 13.833.000.000 lekë”, apo rreth 138 milionë euro për dhjetë vjet. Ndërsa në pikën IV.4 saktësohet: “Vlera e sipërcituar është vlera e dhjetë viteve të marra së bashku për numrin maksimal të kontrolleve për grupmoshën 40-65 vjeç. Vlera reale e kontratës do të jetë më e ulët pasi ajo do të llogaritet në varësi të numrit të kontrolleve që do të kryhen çdo vit”. Do të mjaftonte vetë ky dokument, që minimalisht sot SPAK ta kishte marrë të pandehur zv.ministren e asaj kohe, Milva Ekonomi, e cila me dashje i ka shkaktuar disa milionë euro dëm buxhetit të shtetit, pasi me firmën e saj ka kryer pagesa në kundërshtim me kushtet e parashikuara në kontratë. Por skandalet nuk mbarojnë këtu. Në pikën 3 të kontratës përcaktohet se: Kjo ndodhi për një arsye. Vilma Nushi, sipas kontratës, 20 laboratorët do të duhej t’i ndërtonte në qendrat shëndetësore të Ministrisë së Shëndetësisë dhe, në përfundim të koncesionit, ky investim do t’i mbetej si aset shtetit shqiptar. Gjë që nuk ndodhi asnjëherë. Sipas kontratës që shihni në ekran, nënshkruar mes kompanisë së Vilma Nushit dhe kompanisë Intermedica të deputetit të PS-së, Vasil Llajo, çmimi për një check-up te Intermedica për Vilma Nushin do të kushtonte 740 lekë me TVSH. Pra, ndërkohë që shteti do t’i paguante Vilma Nushit 1844 lekë me TVSH për kryerjen e një pakete check-up, ajo e delegoi këtë shërbim te nënkontraktori për një çmim prej 740 lekësh me TVSH. Me vetëm këtë skemë, Vilma Nushi ka përfituar për çdo analizë rreth 11 euro. Gjithçka me firmën e hedhur nga ish-zv.ministrja Milva Ekonomi. Në një përballje me gazetarin Freard Rista, zonja Ekonomi mohoi të kishte lidhje me këtë formular kontrate, pavarësisht se emri dhe firma e saj janë të zeza mbi të bardhë. Kompania e Vilma Nushit, Marketing & Distribution, e cila ka në pronësi koncesionin e check-up nëpërmjet kompanisë 3P Life Logistic, rezulton gjithashtu se ka financuar edhe kompaninë “Victoria Construction”, e cila po ndërton kullën “Ekspozita Building”. Deri këtu do të ishte diçka normale, nëse pas kësaj kulle nuk do të qëndronte një emër si ai i Ervin Matës, i arrestuar së fundmi në Brazil me kërkesë të SPAK-ut për trafik droge. Konkretisht, në vitin 2018, kompania Marketing & Distribution kalon për llogari të shoqërisë “Victoria Construction” një shumë prej 1.1 milionë eurosh. Nga të dhënat e bilanceve të kompanisë “Victoria Construction”, nuk specifikohet arsyeja pse Vilma Nushi i ka dhënë një shumë të tillë monetare kompanisë. Derdhja e parave u bë vetëm një vit përpara se të firmosej leja e ndërtimit për kullën “Ekspozita Building”. Pra, në vitin 2018 Vilma Nushi paguan këstin e parë të parave për llogari të kompanisë së Luan Matës, ndërsa në vitin 2019, me firmë të Edi Ramës dhe Belinda Ballukut, u miratua edhe leja e zhvillimit. Kujtojmë se pikërisht në vitin 2018, kur Vilma Nushi ka deklaruar se ka futur për investim 1.1 miliardë lekë në kullën e Ervin Matës, ka marrë edhe dividendin e parë nga kompania e check-up, në vlerën e rreth 1.2 miliardë lekëve, përafërsisht sa shuma që futi te kulla e Ervin Matës. Edhe për këtë gjë, zonja Ekonomi u pyet nëse ndjen ndopak përgjegjësi morale që me firmat e saj pasuron privatin, i cili më pas këto lekë të fituara nga taksapaguesit shqiptarë i investon tek personazhe me rekorde kriminale, por nuk ktheu përgjigje, duke kyçur gojën dhe nxituar këmbët për të votuar. /Piranjat news