Berisha në grupin e PPE: Ne po luftojmë një diktaturë, çdo ndihmë që mund të na jepni, do u jemi shumë mirënjohës

Berisha në grupin e PPE: Ne po luftojmë një diktaturë, çdo ndihmë që mund të na jepni, do u jemi shumë mirënjohës

Kryetari i PD, Sali Berisha ka marrë pjesë në takimin e grupit të PPE në Strasburg. Gjatë fjalës së tij, Berisha tha se në Shqipëri po luftohet ndaj një dikature, ndërsa kërkoi ndihmë nga PPE për ta mposhtuar atë, duke shtuar se do t’u jetë mirënjohës.

Sipas Berishës, Shqipëria, është vendi ku nuk ekziston më prezumimi i pafajësisë, teksa iu referua arrestimve dhe përndjekjeve politike të opozitës, duke shtuar se gjithashtu se torturat janë të zakonshme, vdekjet ën burgjet shqiptare janë të zakonshme.

Vrasësit, trafikantët, vrasësit seriale bëjnë ligjin në zgjedhje. Ata janë të gjithë të përfshirë në procesin zgjedhor dhe mbjellin frikë dhe terror tek qytetarët’, u shpreh Berisha.

Për të siguruar një mandat të katërt, Edi Rama, i cili erdhi në këtë institucion dhe mbajti një fjalim që kujtonte shumë atë të Hoxhës apo të Gaddafit, vendosi që për mandatin e katërt të arrestojë tre liderë të partive kryesore të opozitës. Ai arrestoi kryetarin e Partisë Demokratike,vendosi në arrest shtëpie për 330 ditë kreun e Partisë Demokratike, Sali Berisha, me akuza të rreme pas një hetimi që zgjati katër vjet. E akuzuan se kishte dhënë për dhëndrin e tij 400 metra tokë publike, ndërkohë që toka kurrë nuk kishte qenë publike. Sipas dokumenteve zyrtare, ajo ishte tokë private që i përkiste gjyshërve të tij. Ai ishte një nga gjysmë milioni njerëz që morën mbrapsht pronat e konfiskuara nga regjimi komunist. Duke shkelur çdo ligj dhe çdo kushtetutë, atij iu bllokua komunikimi me avokatët.

Por disa muaj më parë, ai arrestoi kreun e partisë së dytë opozitare, Ilir Meta, si person nën hetim. E arrestuan, e keqtrajtuan në rrugë, e tërhoqën zvarrë, e rrahën, pa i treguar asnjë urdhër arresti. I treti, kreu i partisë së tretë opozitare, Fatmir Mediu, ish-ministër i mbrojtjes, ndodhet në një proces penal për një çështje që është gjykuar para 15 vitesh dhe nuk ekziston më asnjë fakt i ri.

Regjimi i merr mandatet opozitës. Edi Rama i mori mandatin dhe arrestoi Fredi Belerin. Aktualisht ai është deputet në Parlamentin Evropian. U arrestua me dëshmi të rreme, dhe ndonëse ishte zgjedhur, nuk iu lejua kurrë të bënte betimin, sepse Rama donte me çdo kusht që Beleri të mos bëhej kryetar i bashkisë së Himarës. Kjo sepse, për interesa mafioze, Edi Rama kishte marrë pjesë në një pronë publike, duke e trajtuar si pronë të tij, ndërkohë që nuk ishte e tillë. Kështu, Belleri kaloi një vit e gjysmë në burg, nuk u lejua të bënte betimin dhe humbi mandatin si kryetar bashkie.

Një deputet i ri, i quajtur Ervin Salianji, pati guximin të publikojë një përgjim nga një gazetare trime, në të cilin tregoheshin faktet që vëllai i ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, kërkohej në Itali, sepse ishte dënuar me tetë vite si udhëheqës i një rrjeti trafikimi kokaine në Bolonja, dhe që drejtonte trafikun nga Vlora drejt Italisë. Të nesërmen, ata e transferuan vëllanë e ministrit në Itali, por për pesë vite me radhë bënë gjithçka për të burgosur deputetin Salianji, duke e akuzuar për dëshmi të rreme, ndonëse ai kurrë nuk kishte dorëzuar ndonjë dokument apo provë zyrtare.

Tani, nëse e shikoni Shqipërinë, ajo është një vend ku nuk ekziston më parimi i prezumimit të pafajësisë. 67% e të paraburgosurve janë në burg pa gjykim. Ata thjesht arrestojnë dhe fusin në burg qytetarët. Kjo është e vërteta në këtë vend. Tortura është e zakonshme. Vdekjet në burgjet shqiptare janë të zakonshme.Tani, nëse shikoni Shqipërinë, është një vend ku nuk ekziston më prezumimi i pafajësisë. 67 përqind e të arrestuarve janë në paraburgim.

Vetëm i arrestojnë dhe i plasin në burg. Kjo është e vërteta në këtë vend.

Torturat janë të zakonshme, vdekjet ën burgjet shqiptare janë të zakonshme.

Zonja dhe zotërinj, Shqipëria po del si një shtet me kartele droge dhe krim të organizuar.

Kryeministri shqiptar vetë priti në zyrën e tij një koordinator të gjithë këtyre organizatave kriminale dhe emri i tij është shumë i njohur.

Vetë ai, zoti Rama i takoi ata në Aruba, në Dubai.

Emri i zotit Rama citohet në media si i lidhur me ta.

Rama u ofron atyre, ata kontrollojnë të gjitha lejet e ndërtimit në vend. Kush vjen në TIranë mund të shohë shumë kulla teksa ngrihen. Por gazetarët investigativë kanë zbuluar se vetëm 20 përqind e parave vijnë nga sistemi bankar, të tjerat vijnë nga nëntoka.

Vrasësit, trafikantët, vrasësit seriale bëjnë ligjin në zgjedhje.

Ata janë të gjithë të përfshirë në procesin zgjedhor dhe mbjellin frikë dhe terror tek qytetarët.

Agjencitë ndërkombëtare të zbatimit të ligjit nga Franca, Holanda, Belgjika kanë zbuluar kodet e SKY EÇ, Matrix, EncrochChat, janë telefona të koduar, me të cilët gangsterët në Europë dhe botë komunikojnë me njëri-tjetrin.

Gjuha e dytë më e përdorur ishte gjuha shqiptare. Përqendrimi më i madh i këtyre telefonave ishte godina e kryeministrisë dhe vetë Edi Rama përdorte 3 prej tyre.

Këto agjenci sollën 1 milion paqe të transkriptuara. Këto transkriptime trajtojnë përfshirjen e tyre të thellë në zgjedhje, por në Shqipëri, krimi elektoral është amnistuar.

Drejtësia politike e kontrolluar nga Edi Rama nuk merret me këtë krim.

Kështu që këto zgjedhje janë një proces me një makinerie të madhe blerjesh votash dhe një makineri të madhe frike që kontrollon vullnetin e popullit.

Gjatë këtyre javëve, kryeministri vetë do japë 100 euro për çdo pensionist di dhuratë për votën.

Krahas kësaj është kanabisi për votën, ai ka shpërndarë 148 licenca për të mbjellë kanabis në mbarë vendin.

Ai nuk respekton asnjë ligj të Kodit Elektoral.

Këto janë, kjo është panorama e Shqipërisë, situata ku jemi.

Tani, cilat janë opsionet tona?

Ne duhet të luftojmë, të luftojmë, të luftojmë.

Në një diktaturë, nuk ke asnjë opsion tjetër. Por çfarëdo ndihme që mund të japë ky institucion, ne jemi shumë mirënjohës.

Pas dy ditësh, Parlamenti Europian, komisioni i jashtëm do organizojë një seancë dëgjimore për Shqipërinë.

Ky shkëmbim është një mesazh i mirë që i dërgojmë shqiptarëve për interesin tuaj të madh.

Share it :
Koncesioni i check-up/ Milva Ekonomi i dha mln € Vilma Nushit, paratë u investuan te kulla e Pak ditë më parë, emisioni “Plug” në Syri TV bëri një përmbledhje me fakte dhe dokumente konkrete të abuzimeve që janë bërë nga shteti shqiptar me koncesionet e shëndetësisë, një prej tyre edhe koncesioni i check-up, një skemë e madhe abuzimi me taksat e qytetarëve shqiptarë. Për këtë koncesion u hap një garë ku morën pjesë disa kompani me eksperiencë në fushën e kryerjes së analizave mjekësore, por fituese u shpall 3P Life Logistic e Vilma Nushit. Do të hyjmë në detaje dhe do të kuptojmë se jemi përpara një gare fiktive me fitues të paracaktuar. Së pari, kjo kompani u themelua më 9 dhjetor 2014, ndërsa kontrata koncesionare u firmos dy ditë pa u mbushur muaji, më 7 janar 2015. Ndërkohë, gara për koncesionin e check-up u shpall që në shkurt 2014. Thënë ndryshe, 11 muaj përpara se të lidhej kontrata me kompaninë që Vilma Nushi themeloi një muaj përpara se të firmoste marrjen e koncesionit prej 138 milionë eurosh. Dhe çudia më e madhe qëndron te fakti se shpallja e fituesit zyrtarisht u bë më 6 tetor 2014, dy muaj përpara se të themelohej kompania që do të fitonte kontratën koncesionare. Pas firmosjes së kontratës koncesionare në fillim të muajit janar 2015 nga Ministria e Shëndetësisë dhe kompania 3P Life Logistic, Agjencia e Prokurimit Publik refuzoi publikimin e kësaj kontrate pasi konstatoi shkelje të rënda ligjore. E para, kontrata u dërgua në APP pa numër protokolli dhe pa u firmosur nga titullari i institucionit. E dyta ishte shuma totale që shteti shqiptar do të paguante në fund të 10 viteve koncesion, si dhe mënyra e pagesës, që sipas APP-së, në formularin e dërguar nga MSH deklarohej se pagesa për check-up do të kryhej në bazë të numrit të analizave që do të kryheshin. Dhe këtu ka një mospërputhje në lidhje me vlerën totale të kontratës së nënshkruar. Konkretisht, në formularin e dërguar me shkresën nr. 3082/23 Prot., datë 20.01.2015, në pikën 5 jepet vlera totale e kontratës 13.833.000.000 lekë. Ndërkohë, në formularin e dërguar me shkresën nr. 3082/27 Prot., datë 10.02.2015, në paragrafin IV.4 shkruhet shprehimisht se: “Vlera reale do të jetë në varësi të numrit të kontrolleve”. Gjashtë ditë më pas, Ministria e Shëndetësisë firmos edhe njëherë formularin e njoftimit të kontratës së nënshkruar dhe më datë 19.02.2015 ministri i atëhershëm, Ilir Beqaj, i delegon kompetencën vartëses së tij, Milva Ekonomi, që të firmosë formularin e fituesit të kontratës koncesionare. Në këtë shkresë, përveç firmës dhe vulës së Ministrisë së Shëndetësisë, deleguar te Milva Ekonomi, saktësohet në pikën IV.3 se: “Vlera totale e kontratës do të jetë 13.833.000.000 lekë”, apo rreth 138 milionë euro për dhjetë vjet. Ndërsa në pikën IV.4 saktësohet: “Vlera e sipërcituar është vlera e dhjetë viteve të marra së bashku për numrin maksimal të kontrolleve për grupmoshën 40-65 vjeç. Vlera reale e kontratës do të jetë më e ulët pasi ajo do të llogaritet në varësi të numrit të kontrolleve që do të kryhen çdo vit”. Do të mjaftonte vetë ky dokument, që minimalisht sot SPAK ta kishte marrë të pandehur zv.ministren e asaj kohe, Milva Ekonomi, e cila me dashje i ka shkaktuar disa milionë euro dëm buxhetit të shtetit, pasi me firmën e saj ka kryer pagesa në kundërshtim me kushtet e parashikuara në kontratë. Por skandalet nuk mbarojnë këtu. Në pikën 3 të kontratës përcaktohet se: Kjo ndodhi për një arsye. Vilma Nushi, sipas kontratës, 20 laboratorët do të duhej t’i ndërtonte në qendrat shëndetësore të Ministrisë së Shëndetësisë dhe, në përfundim të koncesionit, ky investim do t’i mbetej si aset shtetit shqiptar. Gjë që nuk ndodhi asnjëherë. Sipas kontratës që shihni në ekran, nënshkruar mes kompanisë së Vilma Nushit dhe kompanisë Intermedica të deputetit të PS-së, Vasil Llajo, çmimi për një check-up te Intermedica për Vilma Nushin do të kushtonte 740 lekë me TVSH. Pra, ndërkohë që shteti do t’i paguante Vilma Nushit 1844 lekë me TVSH për kryerjen e një pakete check-up, ajo e delegoi këtë shërbim te nënkontraktori për një çmim prej 740 lekësh me TVSH. Me vetëm këtë skemë, Vilma Nushi ka përfituar për çdo analizë rreth 11 euro. Gjithçka me firmën e hedhur nga ish-zv.ministrja Milva Ekonomi. Në një përballje me gazetarin Freard Rista, zonja Ekonomi mohoi të kishte lidhje me këtë formular kontrate, pavarësisht se emri dhe firma e saj janë të zeza mbi të bardhë. Kompania e Vilma Nushit, Marketing & Distribution, e cila ka në pronësi koncesionin e check-up nëpërmjet kompanisë 3P Life Logistic, rezulton gjithashtu se ka financuar edhe kompaninë “Victoria Construction”, e cila po ndërton kullën “Ekspozita Building”. Deri këtu do të ishte diçka normale, nëse pas kësaj kulle nuk do të qëndronte një emër si ai i Ervin Matës, i arrestuar së fundmi në Brazil me kërkesë të SPAK-ut për trafik droge. Konkretisht, në vitin 2018, kompania Marketing & Distribution kalon për llogari të shoqërisë “Victoria Construction” një shumë prej 1.1 milionë eurosh. Nga të dhënat e bilanceve të kompanisë “Victoria Construction”, nuk specifikohet arsyeja pse Vilma Nushi i ka dhënë një shumë të tillë monetare kompanisë. Derdhja e parave u bë vetëm një vit përpara se të firmosej leja e ndërtimit për kullën “Ekspozita Building”. Pra, në vitin 2018 Vilma Nushi paguan këstin e parë të parave për llogari të kompanisë së Luan Matës, ndërsa në vitin 2019, me firmë të Edi Ramës dhe Belinda Ballukut, u miratua edhe leja e zhvillimit. Kujtojmë se pikërisht në vitin 2018, kur Vilma Nushi ka deklaruar se ka futur për investim 1.1 miliardë lekë në kullën e Ervin Matës, ka marrë edhe dividendin e parë nga kompania e check-up, në vlerën e rreth 1.2 miliardë lekëve, përafërsisht sa shuma që futi te kulla e Ervin Matës. Edhe për këtë gjë, zonja Ekonomi u pyet nëse ndjen ndopak përgjegjësi morale që me firmat e saj pasuron privatin, i cili më pas këto lekë të fituara nga taksapaguesit shqiptarë i investon tek personazhe me rekorde kriminale, por nuk ktheu përgjigje, duke kyçur gojën dhe nxituar këmbët për të votuar. /Piranjat news