Pse Kryeministri shkarkon Kryetarin e Bashkisë?

Pse Kryeministri shkarkon Kryetarin e Bashkisë?

Avokat Brikena Bogdo

Në vitin 2015 qeveria e majtë ndryshoi ligjin për Qeverisjen Vendore. Ndryshe nga ligji i mëparshëm, në vitin 2015, ushtua neni 62. Sipas nenit, Kryetari i Bashkisë shkarkohet me Vendim të Këshillit të Ministrave, në rastet kur a) kryen shkelje të rënda Kushtetuese ose të ligjeve. Këshilli iMinistrave merr një kompetencë, në shkelje të Kushtetutës dhe ligjeve themelore, të cilat nw themel kanë balancën dhe pavarwsinw e pushteteve, ekzekutiv, gjyqësor, vendor. Ky nen prish automatikisht balancën dhe pavarësinë e pushteteve. 

Pwrse Kwshilli i Ministrave (Kryeministri) merr njw risk kaq tw lartw, duke hartuar njw ligj antiligjor? Pikwrisht nw atw vit Erjon Veliaj zgjidhet kryetar Bashkie. Mos vallw kryeministri i tregon muskujt Kryetarit tw Bashkisw, duke vendosur supremaci mbi tw? 

A mundet Këshilli i Ministrave (kryeministri), të shkarkojëKryetarin e Bashkisë, të zgjedhur drejtpërdrejt nga populli me zgjedhje, të pavarura nga zgjedhjet e përgjithshme? Absolutisht, jo. Pavarësia e pushteteve është e përcaktuar nëKushtetutë.  Kushtetuta e Shqipërisë e përcakton qartë  nënenin 13, që Qeverisja Vendore në Republikën e Shqipërisëngrihet në bazë të parimit të decentralizimit të pushtetit dhe ushtrohet, sipas parimit të autonomisë vendore. 

A mundet të vlerësojë Këshilli i Ministrave (kryeministri), se kur shkelet Kushtetuta dhe Ligji? Absolutisht, jo. Shkeljen e Kushtetutës e përcakton kushtetuta dhe shkeljen e ligjit e përcakton gjykata. 

Atëherë si mundet t’i japë Këshilli i Ministrave ( Kryeministri), atribute kaq të fuqishme vetvetes, në shkelje tëtë githa ligjeve shqiptare?

Me sa duket, ka bërë kalkulimet e pushtetit të stërzgjatur dhe të luftës së ethshme për pushtet, që një ditë do t’i duhej qëkundërshtarin më të fuqishëm politik, ta kishte marjonetën e tij dhe pikërisht me forcën e “ligjit” të bërë prej tij, të mund tëshkarkonte pretendentin më serioz, ndaj pushtetit tw tij.  

Ja ku erdhi dita sot, që ai ligj, i ndryshuar 10 vite më parë, pikërisht neni 62, të jetë një nga armët e tij më të fuqishme. 

Ai së pari, ka hartuar një nen që masakron Kushtetutën, ligjin dhe pavarësinë e pushteteve.  Së dyti, e merr të mirëqenë që mund  ta shkarkojë kryetarin e bashkisë, atribut i dhënë nga ligji, por  deklaron që nuk do ta shkarkojë. I jep të drejtë vetes që të shkojë edhe më tej, dhe deklaron që ta zëvendësojë ai postin e kryetarit. Merr atributet e një të zgjedhuri nga populli,për pushtetin vendor. Pra, ai mundet të shkarkojë kryetarin,por edhe të emërojë vetveten.  Hapur, dhe në mënyrëarrogante, hyn e del në bashki, si një pronë personale. 

Neni 62 i Ligjit për Qeverisjen Vendore, është një nga projeksionet më të rrezikshme të uzurpimit të pushtetit vendor, madje ligjëruar me Ligj.  

Të hartosh një Ligj që tund themelet e shtetit demokratik, do të thotë ta miniosh atë. Kjo nuk është as rastësore as gabim, por me qëllim shumë të qartë dhe projkesione të sakta për prevalim të pushtetit ekzekutiv, mbi pushtetin vendor dhe atëgjyqësor. Ky është një fenomen i rëndomtë në Shqipëri. Por,ajo që e bën edhe më të rrezikshëm fenomenin është që,tashmë shkruhet ne ligj dhe miratohet nga Kuvendi i Shqipërisë.

Pyetja tjetër është: Pse nuk e shkarkon Rama, Veliajn, kur ligji ia jep këtë kompetencë? Ai mund ta shkarkojë, nëse kryetari i bashkisë ka shkelur Kushttutën, ose ligjin. Në çastet, kur Rama  e ka hartuar me strategët e tij që e projektonin drejt njëpushteti absolut, afatgjatë, situata gjeopolitike ishte krejt tjetër. Ndërkohë, reforma në derjtësi po farkëtohej në zyrat e Shoqërisë Hapur të Sorosit. Institucionet, e dala nga Fondacioni  Soros kopsisnin me shumë kujdes dosjet pushtetarëve më të korruptuar, që të mos burgoseshin, midis tyre ai i Veliajt. Ndën zë përflitej, që Veliaj e ka dosjen tëkopsitur, që të mos futet në burg. Por, mbase pikërishtt përnbysja gjeopolitike, tërmeti Atlantik, e nisi vrinkthi nëburg Veliajn, me dashjen, ose pa dashjen e Ramës, me bekimin, ose jo të tij. 

Në këtë arsyetim, nëse ai sot e shkarkon kryetarin e bashkisë, me nenin 62 që ai vetë hartoi, do të pranojë direkt, që Veliaj ka shkelur Kushtetutën dhe Ligjin. Pikërisht  në këto kushte gjeopolitike dhe me tornadot e brendëshme, ai nuk mund tëhapë me dorën e tij, derën e  burgut për veten. 

Ndërkohë, Rama duke emëraur veten në bashki, po kujdeset që korrupsioni të vazhdojë.

Share it :
Koncesioni i check-up/ Milva Ekonomi i dha mln € Vilma Nushit, paratë u investuan te kulla e Pak ditë më parë, emisioni “Plug” në Syri TV bëri një përmbledhje me fakte dhe dokumente konkrete të abuzimeve që janë bërë nga shteti shqiptar me koncesionet e shëndetësisë, një prej tyre edhe koncesioni i check-up, një skemë e madhe abuzimi me taksat e qytetarëve shqiptarë. Për këtë koncesion u hap një garë ku morën pjesë disa kompani me eksperiencë në fushën e kryerjes së analizave mjekësore, por fituese u shpall 3P Life Logistic e Vilma Nushit. Do të hyjmë në detaje dhe do të kuptojmë se jemi përpara një gare fiktive me fitues të paracaktuar. Së pari, kjo kompani u themelua më 9 dhjetor 2014, ndërsa kontrata koncesionare u firmos dy ditë pa u mbushur muaji, më 7 janar 2015. Ndërkohë, gara për koncesionin e check-up u shpall që në shkurt 2014. Thënë ndryshe, 11 muaj përpara se të lidhej kontrata me kompaninë që Vilma Nushi themeloi një muaj përpara se të firmoste marrjen e koncesionit prej 138 milionë eurosh. Dhe çudia më e madhe qëndron te fakti se shpallja e fituesit zyrtarisht u bë më 6 tetor 2014, dy muaj përpara se të themelohej kompania që do të fitonte kontratën koncesionare. Pas firmosjes së kontratës koncesionare në fillim të muajit janar 2015 nga Ministria e Shëndetësisë dhe kompania 3P Life Logistic, Agjencia e Prokurimit Publik refuzoi publikimin e kësaj kontrate pasi konstatoi shkelje të rënda ligjore. E para, kontrata u dërgua në APP pa numër protokolli dhe pa u firmosur nga titullari i institucionit. E dyta ishte shuma totale që shteti shqiptar do të paguante në fund të 10 viteve koncesion, si dhe mënyra e pagesës, që sipas APP-së, në formularin e dërguar nga MSH deklarohej se pagesa për check-up do të kryhej në bazë të numrit të analizave që do të kryheshin. Dhe këtu ka një mospërputhje në lidhje me vlerën totale të kontratës së nënshkruar. Konkretisht, në formularin e dërguar me shkresën nr. 3082/23 Prot., datë 20.01.2015, në pikën 5 jepet vlera totale e kontratës 13.833.000.000 lekë. Ndërkohë, në formularin e dërguar me shkresën nr. 3082/27 Prot., datë 10.02.2015, në paragrafin IV.4 shkruhet shprehimisht se: “Vlera reale do të jetë në varësi të numrit të kontrolleve”. Gjashtë ditë më pas, Ministria e Shëndetësisë firmos edhe njëherë formularin e njoftimit të kontratës së nënshkruar dhe më datë 19.02.2015 ministri i atëhershëm, Ilir Beqaj, i delegon kompetencën vartëses së tij, Milva Ekonomi, që të firmosë formularin e fituesit të kontratës koncesionare. Në këtë shkresë, përveç firmës dhe vulës së Ministrisë së Shëndetësisë, deleguar te Milva Ekonomi, saktësohet në pikën IV.3 se: “Vlera totale e kontratës do të jetë 13.833.000.000 lekë”, apo rreth 138 milionë euro për dhjetë vjet. Ndërsa në pikën IV.4 saktësohet: “Vlera e sipërcituar është vlera e dhjetë viteve të marra së bashku për numrin maksimal të kontrolleve për grupmoshën 40-65 vjeç. Vlera reale e kontratës do të jetë më e ulët pasi ajo do të llogaritet në varësi të numrit të kontrolleve që do të kryhen çdo vit”. Do të mjaftonte vetë ky dokument, që minimalisht sot SPAK ta kishte marrë të pandehur zv.ministren e asaj kohe, Milva Ekonomi, e cila me dashje i ka shkaktuar disa milionë euro dëm buxhetit të shtetit, pasi me firmën e saj ka kryer pagesa në kundërshtim me kushtet e parashikuara në kontratë. Por skandalet nuk mbarojnë këtu. Në pikën 3 të kontratës përcaktohet se: Kjo ndodhi për një arsye. Vilma Nushi, sipas kontratës, 20 laboratorët do të duhej t’i ndërtonte në qendrat shëndetësore të Ministrisë së Shëndetësisë dhe, në përfundim të koncesionit, ky investim do t’i mbetej si aset shtetit shqiptar. Gjë që nuk ndodhi asnjëherë. Sipas kontratës që shihni në ekran, nënshkruar mes kompanisë së Vilma Nushit dhe kompanisë Intermedica të deputetit të PS-së, Vasil Llajo, çmimi për një check-up te Intermedica për Vilma Nushin do të kushtonte 740 lekë me TVSH. Pra, ndërkohë që shteti do t’i paguante Vilma Nushit 1844 lekë me TVSH për kryerjen e një pakete check-up, ajo e delegoi këtë shërbim te nënkontraktori për një çmim prej 740 lekësh me TVSH. Me vetëm këtë skemë, Vilma Nushi ka përfituar për çdo analizë rreth 11 euro. Gjithçka me firmën e hedhur nga ish-zv.ministrja Milva Ekonomi. Në një përballje me gazetarin Freard Rista, zonja Ekonomi mohoi të kishte lidhje me këtë formular kontrate, pavarësisht se emri dhe firma e saj janë të zeza mbi të bardhë. Kompania e Vilma Nushit, Marketing & Distribution, e cila ka në pronësi koncesionin e check-up nëpërmjet kompanisë 3P Life Logistic, rezulton gjithashtu se ka financuar edhe kompaninë “Victoria Construction”, e cila po ndërton kullën “Ekspozita Building”. Deri këtu do të ishte diçka normale, nëse pas kësaj kulle nuk do të qëndronte një emër si ai i Ervin Matës, i arrestuar së fundmi në Brazil me kërkesë të SPAK-ut për trafik droge. Konkretisht, në vitin 2018, kompania Marketing & Distribution kalon për llogari të shoqërisë “Victoria Construction” një shumë prej 1.1 milionë eurosh. Nga të dhënat e bilanceve të kompanisë “Victoria Construction”, nuk specifikohet arsyeja pse Vilma Nushi i ka dhënë një shumë të tillë monetare kompanisë. Derdhja e parave u bë vetëm një vit përpara se të firmosej leja e ndërtimit për kullën “Ekspozita Building”. Pra, në vitin 2018 Vilma Nushi paguan këstin e parë të parave për llogari të kompanisë së Luan Matës, ndërsa në vitin 2019, me firmë të Edi Ramës dhe Belinda Ballukut, u miratua edhe leja e zhvillimit. Kujtojmë se pikërisht në vitin 2018, kur Vilma Nushi ka deklaruar se ka futur për investim 1.1 miliardë lekë në kullën e Ervin Matës, ka marrë edhe dividendin e parë nga kompania e check-up, në vlerën e rreth 1.2 miliardë lekëve, përafërsisht sa shuma që futi te kulla e Ervin Matës. Edhe për këtë gjë, zonja Ekonomi u pyet nëse ndjen ndopak përgjegjësi morale që me firmat e saj pasuron privatin, i cili më pas këto lekë të fituara nga taksapaguesit shqiptarë i investon tek personazhe me rekorde kriminale, por nuk ktheu përgjigje, duke kyçur gojën dhe nxituar këmbët për të votuar. /Piranjat news