Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka reaguar me një postim në facebook, shoqëruar me video, ndaj vendimit të Edi Ramës për të mbledhur administratën në qendër të Tiranës në mbrojtje të hajdutit Erion Veliaj.
Mesazhi:
Sot në 34 vjetorin e përmbytjes së shtatores së babait shpirtëror të Edi Ramës, ai ka vendosur të përsërisë të njëjtin gjest, të njëtin akt që përsëriti Nexhmie Hoxha dhe Ramiz Alia 34 vite më parë. Po organizon mitingun kundra shtetit me administratën e tij patronazhiste, pra, me shpresë se do të mund të mbajë në këmbë, monumentin e zi të korrupsionit, krimit të organizuar, vjedhjes dhe drogës që ka ngritur në Tiranë. Por garantoj shqiptarët se 11 maji do të jete dita e shembjes së këtyre monumenteve në mënyrë përfundimtare.Edi Rama del të mbrojë shtatoren e korrupsionit, 34 vjet pasi Ramiz Alia mbrojti shtatoren e Enver Hoxhës! Sb





