Apeli i Posaçëm vendosi masën “detyrim paraqitje”, 2 herë në muaj për kreun e Partisë Demokratike. Engert Pëllumbi, ishte gjyqtari që shqyrtoi në Apelin e Posaçëm ankimimin e SPAK kundër vendimit të GJKKO për revokimin e masës së sigurisë “arrest shtëpie” për Sali Berishën.
Prokuroria e Posaçme, më 16 Dhjetor, ankimoi vendimin e GJKKO-së, duke kërkuar rikthimin në “arrest shtëpie” të kreut të PD-së.Avotaki i Berishës, Genc Gjokutaj tha se një vendim i tillë, është kthim në fillim të historisë. Për Gjokutajn, kjo është zgidhja më e keqe që i ka dhënë gjykata, që sipas tij nuk është gjë tjetër veçse një nga vagonët e njëj treni që udhëhqiet nga lokomotiva politike.
Ne s’bëjmë parashikime, vendimarrja është e Berishës. Ne se kemi të qartë këtë vendim, nga ana e Kushtetueses është shtyrë kjo seancë. Prokurori s’ka bërë kërkesë për masë të re sigurimi. Në mënyrëm më arbitrare të mundshme, që ndjek politika e ditës, zhduku si koncept arrestin në shtëpi. Me këtë vendim, kjo masë s’duhet të ishte ekzekutuar as si masë e tillë.
Vendim i paarsyetuar dhe i pakutpueshëm. Të lexojmë këtë vendim, është vendim i çudtishëm, gjykatat s’dalin nga objekti i gjykimit. Këtu ndodhin çudira e rregullimit të ligjit. Kjo gjykatë, është një nga vagonët e këtij treni që udhëhqiet nga lokomotiva që dihet. Berisha do paraqitet vetëm në seancat e domosdoshme’.
Më 27 nëntor, GJKKO hoqi masën e sigurisë ndaj Sali Berishës, duke e lënë atë të lirë.
Por menjehere, po ate ditë reagoi SPAK duke thënë se seanca paraprake për gjykimin në themel të çështjes së privatizimit të ish-kompleksit sportiv “Partizani” vazhdon.




