Ndotja alarmante e Bovilles! Teliti: A mban pergjegjesi Erion Veliaj?

Këshilltari për Cështjet Ekonomike në PD dhe NënKryetari i Këshillit Bashkiak Tiranë, Dorjan Teliti, ka denoncuar me video ndotjen në liqenin e Bovillës.

Postimi i Telitit:

NDOTJA NË BOVILLË, KUSH DO TË MBAJË PËRGJEGJËSI?

Shikoni pamjet miq, të transmetuara sot live nga Bovilla, nga McnTv.

Pamjet janë shokuese, pamje që rrënqethin këdo, pamje që flasin qartë mbi gjendjen alarmante në liqenin e Bovillës.

Bidona plastikë, qese plastike, mbetje nga më të ndryshmet, kanë pushtuar Bovillën.

A do mbajë kush përgjegjësi? A di gjë Veliaj cfarë po ndodh në Bovillë apo si përhera…”ai nuk di gjë…ai nuk ka faj…”

Nesër në 11.00 para bashkisë të gjithë të protestojmë, “vrasja e avashët” që i bëhet Kryeqytetit mund të ndalet #osotokorrë

🌟 ToonPopKids — Stories That Grow With You!
Fun animations, lullabies & learning for little ones 💤🎶📚
Subscribe Free
Share it :