Këlliçi: Të premten, protestë para selisë së 5D e inceneratorit, me fakte e prova të reja për hajdutërinë e zdromsit të Tiranës!

Drejtuesi politik i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi përmes një postimi në rrjetet sociale i bën thirrje qytetarëve të Tiranës t’i bashkohen opozitës në protestën e radhës para Bashkisë së Tiranës për të kërkuar largimin sa më parë nga detyra të Erion Veliajt.

Këlliçi thekson se në protestë do të ketë prova të reja për hajdutërinë e zdromsit të Tiranës!

“Të premten, datë 20 dhjetor, ora 11:00, shihemi sërish në protestë para selisë së 5D dhe inceneratorit Tiranë, me fakte e prova të reja për hajdutërinë e zdromsit të Tiranës!”, shprehet Belind Këlliçi.

🌟 ToonPopKids — Stories That Grow With You!
Fun animations, lullabies & learning for little ones 💤🎶📚
Subscribe Free
Share it :