Deputetja demokrate e Qarkut të Dibrës Dhurata Çupi, ka reaguar lidhur me projektin dhjetëra vjecar të ndërtimit të “Rrugës së Abrit”.
Reagimi
Më kujtoi Facebook sot një zhvillim të para 10 viteve. Sa shpejt ikën koha dhe sa pak apo sa keq ka punuar kjo qeveri! Janë krahasimet e qendrimit të dy kryeministrave.
Është Sali Berisha që, në 2013-ën, lajmëron gjetjen e financimit nga kinezët të Rrugës së Arbrit, e cila sapo kishte nisur së ndërtuari atëherë.
Është edhe Edi Rama, që në 2014-ën, lajmëron gjetjen e të njëjtit financim, po nga kinezët. Përveçse nuk konkretizoi asgjë, zoti Rama është përpjekur gjatë 12 viteve në pushtet të përvetësojë si të vetën çdo gjë të mirë që gjeti nga qeveria e PD. E keni parë si mburret me anëtarësimin në NATO, edhe pse kur udhëhiqte opozitën atëherë bëri protesta që Shqipëria të mos anëtarësohet. Por, le t’i kthehemi Rrugës së Arbrit.
Pas 10 vitesh, Rruga jo vetëm s’është mbaruar, por është nën hetim nga SPAK për korrupsion. Nuk ka projekt të kësaj qeverie që shqiptarët të mos kenë paguar 3-4-5 fishin e vlerës vetëm për shkak të korrupsionit të tmershëm në çdo zyrë qeverie, ku merren vendinet e rëndësishme.
Në 11 Maj, dibranët, ata të Dibrës dhe të Tiranës kanë rastin të votojnë për t’i dhënë një shans zhvillimi vendlindjes. Historia ka treguar se shërbimin më të madh vendit ia ka bërë vetëm Partia Demokratike!





