SPAK drejtësi me regji/ Blushi: Rama- Veliaj të pandëshkueshëm për vjedhjet e skandalet e tyre

Sekretari i Përgjithshëm i PL, Tedi Blushi e ka cilësuar imediate, desorosifikimin e sistemit të drejtësisë, si e vetmja mënyrë sipas tij, për t’i dhënë fund drejtësisë me regji

Në një konferencë për mediat nga selia e PL, Blushi tha se SPAK, është faktuar si patericë e narkoregjimit dhe mashë e saj për të vrarë dhe persekutuar opozitarizmin dhe liderët e saj në Shqipëri.

Miratimi i rezolutës së 3 nga ana e partive të qendres së djathtë në SHBA dhe MB, NDI-IDU, është tregues i qartë se zgjedhjet në vendin tonë janë një fasadë dhe se duhet të ndalet persekutimi politik dhe banditesk i opozitës.Falenderim dhe mirënjohje të përzemërt për të gjithë shqiptarët e ndershëm dhe patriotë, për anëtarët dhe simpatizantët e Partisë së Lirisë që dje u ngritën në këmbë në një mision historik, patriotik dhe kombëtar, për të nisur së bashku procesin e pandalshëm dhe shumë të domosdoshëm të desorosifikimit të drejtësisë dhe për t’i dhënë fund njëherë e përgjithmonë drejtësisë me regji.

SPAK-u, paterica që mban në këmbë Narkoregjimin duke u shndërruar në revolen personale të Edi Ramës për të vrarë opozitarizmin e vërtetë, pluralizimin politik dhe demokracinë, tanimë është faktuar si shkatërruesi përfundimtar i reformës në drejtësi dhe institucioni që ka vrarë çdo shpresë të shqiptarëve për barazi përpara ligjit, duke prodhuar vetëm padrejtësi, antiligj, arbitraritet dhe përndjekje politike dhe policeske të opozitës.

Partia e Lirisë përshëndet rezolutën e trete brenda pak javësh, që u miratua nga Aleanca Globale e Qendrës së Djathtë – IDU, grupime politike që i përkasin partive te qendrës së djathtë dhe të djathtëve nga vende të ndryshme të Botës, që botërisht dënoi persekutimin politik të liderave të opozites nga drejtësia me regji!

Rezoluta në Uashington deklaron:

– se zgjedhjet në Shqipëri janë vetem nje fasadë;

– se duhet të ndalet menjëherë persekutimi politik i liderëve të opozitës;

– se ka nevojë urgjente për një qeveri teknike; 

– se duhet siguruar një mjedis i drejtë dhe i hapur për të gjithë aktorët politikë, që të bëjnë fushatë pa asnjë persekutim politik.

Vetem ne narkoshtetin qe drejtohet nga nje narkotrafikant si Edi Rama mund te shfaqen veprime mafioze te ketij niveli.

Ndaj edhe kjo rezolutë faktoi dje botërisht se SPAK-u është sot bunkeri i fundit për Edi Ramën dhe Erion Veliaj, aferat e të cilëve, janë të provuara me mijëra dokumente, fakte e prova, por që afërmendsh Altin Dumani as guxon t’u përmendë emrin për “krimet intelektuale” që vazhdojnë dhe grabisin qindra milion euro, që rrjedhin çdo ditë në xhepat e tyre dhe në kurriz të qytetarëve dhe të pensionistëve.

SPAK-u është thjesht një mashtrues, manipulues dhe montues procesesh të rreme me zero fakte penale, zero dokumente dhe zero prova ndaj liderëve të opozitës për llogari të narkomafias kombëtare dhe ndërkombëtare.

KRIMET E RËNDA PENALE TË EDI RAMËS PËR TË CILAT SPAK KA HESHTUR DHE NUK KA KURAJO TË LËVIZË GISHTIN.

Është afera e inceneratorëve, ku mijëra dokumente, provojnë korrupsionin qindra milionë euro në rradhë të parë të Edi Ramës, Erion Veliaj dhe të Ëngjëll Agaçit, instruktorit të çdo hapi dhe veprimi që bën SPAK dhe institucionet e drejtësisë së Ramaformës.

Në aferën “Mc Gonigal”, ku përgjegjësitë e Edi Ramës janë shumë të rënda dhe të çertifikuara nga drejtësia në SHBA, por asnjë hetim nuk bën SPAK se është vetë SPAK i përfshirë në dosje, ku janë dhe shumë McGonigalë të tjerë.

Në çështjen “Beccheti” ku për shkak të Edi Ramës humbën 150 milionë euro e ku deklaratat e tij ishin përcaktuese në humbjen e arbitrazhit, si edhe në shumë arbitrazhe të tjera të humbura.

Në aferën e shembjes së “Teatrit Kombëtar”, për të cilin ka vendim të Gjykatës Kushtetuese, ku u miratua me ligj të personalizuar një kompani, në shkelje të hapur të interesit publik, dhe duke e prishur në kulmin e pandemisë dhe të gjendjes së jashtëzakonshme, duke rrezikuar në mënyrë kriminale shëndetin e artistëve dhe të njerëzve.

Në aferën e Portit të Durrësit ku u shkel çdo ligj, u shkel hapur Marrëveshja e Stabilizim-Asocimit dhe ku dhe vetë Parlamenti Europian dhe BE u shprehën qartë dhe ndërprenë edhe kreditë.

Në mos hetimin e aferës së grabitjes kriminale të të dhënave të TIMS.

Në mos hetimin e grabitjes së të dhënave personale (skandali I patronazhistëve), ku përgjegjësitë penale të Qeverisë, ishin të faktuara dhe të provuara, ndërkohë SPAK nisi hetimet nisën për gazetarët Andi Bushati dhe Armand Shkullaku që publikuan këtë skandalin.

Në aferën e Bordit të Çmimeve të ushqimeve, dhe naftës ku bashkë me oligarkët klientë të tij të ulur në tavolinën e Bordit, grabitën qindra milionë euro qytetarëve, e të cilin Gjykata Kushtetuese e betimeve te Lana, e rrëzoi.

Në kërcënimin personal të kryemafiozit Edi Rama, ndaj oficerit të ndershëm të policisë Emiljano Nuhu, për denoncimet e tij ndaj Taulant Ballës, dhe që e detyruan të largohej nga Shqipëria e të merrej në mbrojtje nga një shtet I huaj.

Në koncesionin e sterilizimit, ku Edi Rama me ndërgjegje vazhdoi të mashtronte opinionin public, jo vetëm përpara, por edhe më pas, kur SPAK. kishte filluar arrestimet për këtë aferë, ndërkohë që Konçesioni Check Up dhe I laboratorëve, vazhdoi të grabisi paratë publike.

Në veprimet e Edi Ramës gjatë pandemisë COVID-19, kur deklaroi se maskat dhe testet janë të panevojshme, ndërkohëqë OBSH. kërkonte “testim, testim testim”, si dhe për mosdhënien për muaj me radhë të asnjë rimbursimi,për ilaçet për qindra, mijëra shqiptarë që vuanin në shtëpi nga COVID-19.

Mos hetimi i krimeve zgjedhore të provuara me fakte dhe të çertifikuara nga OSBE-ODIHR., për të cilin pati shumë denoncime, dhe vetë Presidenti I Republikë, Ilir Meta.

Në deklaratat e Edi Ramës që Policia e Shtetit duhet të hiqte uniformat, dhe të bënte vota për “Rilindjen”.

Mos hetimi për Ligjin për Dividentin,të bërë për interesat e klientëve të Edi Ramës, duke I dhënë fuqi prapavepruese, dhe duke shkelur Kushtetutën dhe dëmtuar rëndë financat publike.

Pandëshkueshmëria e Edi Ramës, si përgjegjës kryesor për veprimet e tij kundër interesit shtetëror e kombëtar, për çështjen e kufirit detar me Greqinë, dhe marrëveshjen e ekstra territorialitetit me Italinë për emigrantët e paligjshëm nga Afrika.

KRIMET E RËNDA PENALE TË ERION VELIAJ PËR TË CILAT SPAK KA MBYLLUR SQEPIN

KRIMET E KRYEBASHKIAKUT/ Blushi: Erion Veliaj, ka futur në borxh për

Erion Veliaj, ka qenë pjesë themelore e realizimit të vjedhjes së shekullit perms inceneratorit të Tiranës; ka qenë pjesë e konceptimit të këtij projekti dhe realizimit të tij.

Erion Veliaj është faktuar se ka rrëmbyer kompetencat e Këshillit Bashkiak, duke dhënë miratimin në parimin, për studimin e fizibilitetit të inceneratorit fantazmë të Tiranës.

Krimi i vjedhjes me inceneratorin inekzistent të Tiranës ka emër dhe mbiemër: Erion Veliaj.

Mjafton kjo firmë e paligjshme që ndryshoi fatin dhe i dha jetë kësaj kryevepre korruptive, pa mbledhur Këshillin Bashkiak dhe duke shkelur ligjin e pushtetit lokal, për ta arrestuar Erion Veliaj.

Ka 7 vite që kjo Mega-Firmë ulëret duke treguar “ujkun” (pronarin faktik të inceneratorit fantazmë), ndërsa SPAK kërkon gjurmët e “Harabelit”.

SPAK-u me regji, ngriti me dëshpërim në fluturim “Harabelin”, që vjen erë incenerator, për t’i bërë hije procesit të desorosifikimit të drejtësisë, që sapo ka nisur.

Kush beson se SPAK po bën drejtësi, GABON!

Erion Veliaj është faktuar se ka futur në borxh për 30 vjet qytetarët e Tiranës për një vjedhje 500 milionë euro.

Erion Veliaj është faktuar se ka lejuar zaptimin e 15 hektar tokë jashtë territorit të Lejes së Ndërtimit të Projektit.

Erion Veliaj është faktuar se ka firmosur me dorën e tij, dokumente të paligjshm, edhe po kryen edhe aktualisht me fondet publike, pagesa të paligjshme,për shërbime publike të pakryera, dhe për inceneratorin që nuk ekziston.

Erion Veliaj është faktuar edhe nga Antimafia Italiane, si bashkëortak me Ndrangheta në kompaninë e pastrimit të Tiranës, për të cilin nuk ka asnj ëhetim.

Erion Veliaj është faktuar si drejtues I organizatës kriminale 5D., që ka zhvatur të gjitha tenderat publikë në Bashkinë e Tiranës, dhe ende nuk është ndaluar.

Zyrtarët e Veliajt, ndaj të cilëve SPAK. ka ngritur gjoja akuzë, nuk kanë vepruar të vetëm; Ata kanë zbatuar urdhrat direkte të kryetarit të tyre, dhe si një grup I strukturuar kriminal, ata duhet të ishin të gjithë së bashku, përpara akuzave shumë të rënda për inceneratorin e Tiranës, dhe jo vetëm.

Erion Veliaj është akuzuar nga ish-krahu I djathtë i Edi Ramës për më shumë se një dekadë, ish-ZëvendësKryeministriArben Ahmetaj si pronari faktik I inceneratorit të Tiranës, dhe kjo dëshmi nuk është vlerësuar nga SPAK.

Përkundrazi Arben Ahmetaj është kërcënuar nga Altin Dumani, që të mbyllë gojën, me gjoja historitë e fabrikës së bukës së Tiranës, ku prapë përgjegjësia është e Erion Velisë.

SPAK ende nuk i ka dhënë përgjigje pyetjes publike të Arben Ahmetaj që e kanë dëgjuar të gjithë shqiptarët, se ku përfunduan 60 milion euro, kur përgjigjen e saj të gjithë e dinë.

Korrupsioni I faktuar dhe denoncuar në SPAK. I Bashkisë së Tiranës me banesat sociale dhe zbatimin e detyrimit prej 3% nga ndërtuesit duke mos marrë qindra apartamente për qytetarët e pastrehë, që nuk është hetuar sot e kësaj dite.

Korrupsioni I faktuar I Bashkisë së Tiranës dhe I denoncuar në SPAK për taksën e përkohshme të infrastructures arsimore, nga e cila u mblodhën rreth 50 milion euro dhe shkollat nuk u ndërtuan kurrë.

Edi Rama dhe Erion Veliaj janë zyrë dhe vazhdojnë të presin miliardat, ndërsa Presidenti i Partisë së Lirisë, Z. Ilir Meta është në masë ekstreme izolimi pa asnjë provë dhe fakt penal, pa as edhe një akt të paligjshëm dhe dëmtues për interesin publik, kjo nuk është gjë tjetër vetëm groposje e Drejtësisë me regji të katicave të Shqipërisë.

Askush nuk mund të pranojë një drejtësi të tillë që “AFËRMENDSH” jo vetëm që është e paligjshme, por e neveritshme.

Këtë Drejtësi me Regji, jo vetëm që nuk e beson më askush, por shqiptarët e ndershëm dhe patriotë do ta hedhin në koshin e plehrave, falë procesit që nisëm dje të desorosifikimit drejtësisë dhe shoqërisë tone, si një emergjencë kombëtare për të rivendosur shtetin e së drejtës dhe mbrojtur interesat kombëtare.”

🌟 ToonPopKids — Stories That Grow With You!
Fun animations, lullabies & learning for little ones 💤🎶📚
Subscribe Free
Share it :