Sekretari i përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi shkruan se Facebook se nënë Zahireja është një shembull konkret i dramës që përjetojnë çdo ditë pensionistët shqiptarë.
Ai shton se e vërteta e hidhur e qindra mijëra të moshuarve në Shqipëri është se numërojnë kafshatat, heqin dorë nga buka, bulmeti, frutat, e madje nuk arrijnë të paguajnë as shërbimet bazë si ujin e pijshëm dhe energjinë elektrike.Blushi: Nënë Zahireja është një shembull konkret i dramës që përjetojnë çdo ditë pensionistët shqiptarë. Me një pension të pamjaftueshëm, ajo detyrohet të marrë para borxh për të blerë ilaçet e domosdoshme për mbijetesë. Kjo është e vërteta e hidhur e qindra mijëra të moshuarve në Shqipëri: numërojnë kafshatat, heqin dorë nga buka, bulmeti, frutat, e madje nuk arrijnë të paguajnë as shërbimet bazë si ujin e pijshëm dhe energjinë elektrike.
Në 11 vite pushtet, Qeveria e Edi Ramës, në vend të përmirësonte jetën e pensionistëve, ka zgjedhur të rrisë pagat për veten dhe ministrat: 70% për Kryeministrin, 80% për ministrat dhe 90% për deputetët. Ndërkohë, për pensionistët nuk ka zgjidhje dhe as rritje reale pensioni, përveç një “shpërblimi” fyes në fund të vitit – një gjel deti.
Ky është një trajtim çnjerëzor ndaj një brezi që ka sakrifikuar aq shumë për vendin. Është koha të dëgjojmë të vërtetën për gjendjen e mjerueshme të pensionistëve shqiptarë dhe të refuzojmë gënjeshtrat me bisht të Qeverisë. Respektimi i dinjitetit dhe përmirësimi kushteve të tyre është një detyrim moral, shoqëror dhe kombëtar. Partia e Lirisë betohet të dyfishojë pensionet!




