Kaso: Nëse ka pasur ndonjë subjekt që ka ushtruar dhunë ka qenë Policia e Shtetit

Protesta e opozitës ka nisur me përplasje fizike mes qytetarëve dhe forcave të policisë.

Ishin fillimisht, deputetët e Partisë Demokratike dhe disa mbështetës të PD që u konfrontuan me efektivët e vendosur rreth perimetrit të sigurisë të cilët kërkojnë lirimin e rrugës për mjetet

Ndërkaq nga konfrontimi një protestues nuk është ndjerë mirë dhe i ka rënë të fikët para mburojave të policisë.

PO ashtu tek Bashkia e Tiranës policia nuk ka kursyer përfaqësuesit dhe deputetët e Partisë Demokratike, ku pre e sulmit fizik mësohet se ka rënë dhe Belind Këllicci.

Protesta e opozitës në Tiranë është shoqëruar me përplasje të forta mes mbështetësve të opozitës dhe uniformave të policisë.

Pas thirrjeve të shumta për lirimin e rrugës, policia përdori autobotin me ujë për të shpërndarë protestuesit që kishin bllokuar përpara bashkisë Tiranë.

Përplasje pati edhe në rrethrrotullimin e Sheshit Wilson, ku ndodhi një përplasje fizike mes deputetëve të Partisë Demokratike dhe efektivëve të policisë. “Mos më prek me dorë, ti si polic zbato ligjin”, dëgjohet të thotë deputeti Gazment Bardhi.

Situata agravoi më tej dhe kaloi në përplasje fizike, ku deputeti i PD-së, Bledion Nallbati, i shoqëruar nga Eno Bozdo u përfshinë në një konfrontim fizik me efektivët e policisë, të cilët kishin hyrë në mesin e protestuesve, ndërsa është gjakosur deputeti Bledion Nallbati.

Ndërkaq përfaqësuesit e Partisë së Lirisë të kryesuar nga zëvendëspresidentja Erisa Xhixho dhe Sekretari i Përgjithshëm Tedi Blushi, do të uleshin këmbëkryq në rrugë.

“Hajde guxoni të na shkelni”, iu drejtua Xhixho efektivëve që i kishin rrethuar mbi kokat e tyre.

Për “Ora News” anëtari i Kryesisë së PD-së Ivi Kaso deklaroi se me t’u mbullur protesta do të shkohet në Drejhtorinë e Policisë së Tiranës për të mësuar se kush urdhëroi dhunimin e qytetarëve pa asnjë arsye dhe pa nisur akoma tubimi.

“Do të njihemi menjëherë sapo të mbarojë tubimi, ku përfaqësuesit dhe avokatët tanë të shkojnë në komisariate për të bërë të pamundurën lirimin e qytetarëve të arrestuar pa asnjë akuzë, pasi nëse ka pasur ndonjë subjekt që ka ushtruar dhunë ka qenë Policia e Shtetit”,tha Kaso.

🌟 ToonPopKids — Stories That Grow With You!
Fun animations, lullabies & learning for little ones 💤🎶📚
Subscribe Free
Share it :
Berisha: Shqipërinë e damkos dhe e nxin Edi Rama me organizatën e tij kriminale, jo opozita! Kryetari i PD, Sali Berisha në takimin me kryetarët e degëve, tha se, opozita po artikulon qëndrimet e saj në mbrojtje të interesave të qytetarëve shqiptarë ndërsa akuzoi Edi Ramën për dëmtimin e imazhit të vendit në arenën ndërkombëtare. Ai theksoi se deklaratat e opozitës nuk bëhen për interesa partiake, por për çështje jetike për qytetarët. Berisha u shpreh se, imazhin e Shqipërisë e dëmton korrupsioni dhe veprimet e qeverisë aktuale. Berisha: Ne, në asnjë vend dhe askërkund nuk themi, asnjë fjalë, asnjë presje nga ato që themi këtu. Por ato që themi këtu, s’i themi për interesat tona politike ne. Ne i themi për interesat jetike të qytetarëve shqiptarë dhe ato interesa do mbrohen në çdo arenë, në çdo vend ku diskutohet për to. Ndaj dhe njeriu që i nxin faqen Shqipërisë, njeriu që damkos Shqipërinë, është Edi Rama. Janë, është organizata e tij kriminale. Mafia nuk ka atdhe. Nuk ka ligj. Dhe këta të tillë janë. Shikoni ju, Olta Xhaçkën. Olta Xhaçka për shkak të lidhjeve të saj me familjen më mafioze të Ballkanit dhe të Europës, familjen Rama, qëndron në parlament mandat pas mandati, ndonëse kurrë s’mund të ishte në parlament me grabitjen që bëri të 10.000 metër katror tokë në breg. Kryetari i Bashkisë, ish-kryetari i bashkisë që firmosi bëri burg dhe është në burg, se ajo ishte tokë publike dhe e bazuar në dokumentet e falsifikuara të çiftit kriminal u paraqit si tokë private. Dhe një gjë do t’jua thoni ju qytetarëve. Duhet t’jua shpjegoni. Se këto që diskutojmë ne për AKSHI-n, janë të padëgjuara më parë. Po s’janë asgjë këto me krimin e shëmtuar që kanë bërë ky grup me në krye Edi Ramën me kadastrën e Shqipërisë. Ju keni dëgjuar se si vetëm nga Kadastra e Tiranës u zhdukën 13.000 fletë. Ju garantoj unë ju dhe duhet ta dini se janë me mijëra, mijëra prona, jo vetëm publike, por prona private të përvetësuara. Ja është marrë prona tjetrit tek dera e shtëpisë, dhe ja është transferuar prapa malit. Aty ku mos t’ju duket çudi, aty ku nuk ka patur kurrë pronë.