Monopoli i grumbulluesve të qumështit/ “Konkurrenca” (si gjithmonë) nuk gjen shkelje

Autoriteti i Konkurrencës mbylli këtë muaj hetimin e thelluar në tregun e prodhimit dhe tregtimit me shumicë të nënprodukteve të qumështit (djathë dhe gjalpë) ndaj ndërmarrjeve Erzeni, Gjirofarma, ADG (Lufra) dhe Shaka Boboshticë.

Nga hetimi nuk janë gjetur evidenca direkte dhe indirekte të bashkëpunimit midis ndërmarrjeve dhe nuk janë vërejtur shenja të një marrëveshje ose sjellje të bashkërenduar midis tyre, sipas parashikimeve të ligjit “Për mbrojtjen e konkurrencës”.

Gjithashtu, duke marrë parasysh kriteret e vlerësimit të pozitës dominuese, si pjesën e tregut të ndërmarrjeve, barrierat për hyrjen në treg, konkurrencën potenciale, fuqinë kundërvepruese të blerësve, fuqinë ekonomike dhe financiare të ndërmarrjeve, rezulton se nuk ka ndërmarrje me pozitë dominuese në tregun përkatës.

Pavarësisht këtyre konkluzioneve, Autoriteti i Konkurrencës vlerëson se problematikat e ndeshura gjatë hetimit kërkojnë marrjen e disa masave nga institucionet përkatëse.

Për këtë arsye, Komisioni i Konkurrencës vendosi t’i rekomandojë Autoritetit Kombëtar të Ushqimit të përforcojë rolin e tij për zbatimin me rigorozitet të kontrolleve përsa i përket cilësisë dhe parametrave mikrobiologjikë të qumështit si lëndë e parë.

Gjithashtu, për Ministrinë e Financave rekomandohet të ndërmarrë nisma për një “Strategji të integruar në luftën kundër informalitetit” si institucioni kompetent dhe përgjegjës për parandalimin dhe luftimin e informalitetit në treg.

Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural i rekomandohet që të ndërmarrë nismën për hartimin dhe rishikimin e akteve nënligjore të dala në zbatim të ligjit nr. 9441, datë 11.11.2005, me qëllim rregullimin e tyre dhe rritjen e konkurrencës në treg, bazuar në problematikat e konstatuara në tregun e prodhimit dhe tregtimit të qumështit dhe nënprodukteve të tij; të ndërmarrë nismën për krijimin e një baze të dhënash për monitorimin e çmimeve me pakicë të produkteve të shportës (nënprodukteve të qumështit), me qëllim rritjen e konkurrencën përmes transparencës dhe krahasueshmërisë më të mirë të këtyre çmimeve online.

Në lidhje me rritjen e çmimit të nënprodukteve të qumësisht (kryesisht gjatë vitit 2022), Autoriteti i Konkurrencës ka konkluduar se arsyeja kryesore është rritja e çmimit të qumështit të freskët nga fermerët, i cili është lëndë e parë për nënproduktet që prodhohen.

Sipas fermerëve arsyet e rritjes së çmimit të qumështit janë: rritja e kostos së bazës ushqimore të bagëtive; zvogëlimi i numrit të krerëve, e cila konfirmohet dhe nga statistikat e INSTAT, sepse ka rënë numri i krerëve që mbarështohen në vendin tonë; rritja e çmimit të plastikës (ambalazhi), karburantit, gazit dhe energjisë elektrike.

Pavarësisht sa më sipër, në vlerësimin e çmimit mesatar mujor të blerjes nga ndërmarrjet Erzeni, Gjirofarma dhe Shaka Boboshticë rezulton të ketë çmime të përafërta (ndryshon në intervalin nga 1.1 lekë deri në 4.58 lekë) gjatë muajve janar, shkurt, mars të vitit 2022.

Në qershor, korrik dhe tetor të vitit 2022 dhe në nëntor të 2023 vihet re një çmim shumë i përafërt blerje (ndryshon në intervalin nga 0.6 deri në 1.7 lekë) nga ndërmarrjet Shaka Boboshticë dhe ADG.

Në Shkurt dhe Dhjetor të vitit 2023 vihet re një çmim shumë i përafërt (ndryshon në intervalin nga 0.3 lek deri në 1.3 lekë) blerje nga ndërmarrjet Gjirofarma dhe ADG.

Për periudhën janar-qershor 2024 vihet re që në muajin qershor të gjitha ndërmarrjet kanë çmimin blerjeje më të lirë. Nga analiza e çmimeve mesatare mujore të blerjes së qumështit të lopës dhe dhisë për ndërmarrjet Erzeni SHPK, ADG, Shaka Boboshticë dhe Gjirofarma vihet re se janë të ndryshme nga njëra – tjetra me diferenca që kanë variuar nga 0,3 – 46% për qumështin e lopës dhe nga 0.3 % – 27 % për qumështin e dhisë përgjatë periudhës hetimore, duke mos vërejtur shenja të një sjellje të bashkërenduar në kuptim të nenit 4 të ligjit nr. 9121/2003 “Për mbrojtjen e konkurrencës”;

Ndërmarrjet nën hetim për periudhën hetimore furnizimin me lëndë të parë qumësht e kanë realizuar tek fermerë të ndryshëm në zona të ndryshme gjeografike dhe si rezultat nuk kanë përdorur furnizime të përbashkëta.

Në lidhje me normën e fitimit për vitin 2023 ndërmarrjet që operojnë në nën tregjet e prodhimit dhe shitjes së produkteve djathë dhe gjalpë kanë një normë fitimi deri ne 13.8%, ndërkohë që ndërmarrjet nën hetim: Erzeni, ADG, Gjirofarma, Shaka Boboshticë rezultojnë me normë fitimi nga 2% deri në 7%, pra më të vogël se 10%.

Në lidhje me çmimet mesatare mujore të shitjes së produktit djathë kaçkavall dele, të aplikuara nga ndërmarrjet Erzeni, ADG, Shaka Boboshticë dhe Gjirofarm, analiza e realizuar konfirmon se janë të ndryshme nga njëra – tjetra me diferenca që kanë variuar nga 1% – 64% përgjatë periudhës hetimore dhe ritmi i ndryshimit të tyre është i ndryshëm.

Nëpërmjet të njëjtës analizë, rezulton gjithashtu se çmimet mesatare mujore të shitjes së produktit djathë i bardhë dele të aplikuara nga ndërmarrjet Erzeni, Shaka Boboshticë dhe Gjirofarma janë të ndryshme nga njëra – tjetra, përgjatë periudhës hetimore dhe ritmi i ndryshimit të tyre është i ndryshëm, duke mos vërejtur shenja të një sjellje të bashkërenduar në kuptim të nenit 4 të ligjit nr. 9121/2003 “Për mbrojtjen e konkurrencës”./Monitor

 

🌟 ToonPopKids — Stories That Grow With You!
Fun animations, lullabies & learning for little ones 💤🎶📚
Subscribe Free
Share it :
Berisha: Shqipërinë e damkos dhe e nxin Edi Rama me organizatën e tij kriminale, jo opozita! Kryetari i PD, Sali Berisha në takimin me kryetarët e degëve, tha se, opozita po artikulon qëndrimet e saj në mbrojtje të interesave të qytetarëve shqiptarë ndërsa akuzoi Edi Ramën për dëmtimin e imazhit të vendit në arenën ndërkombëtare. Ai theksoi se deklaratat e opozitës nuk bëhen për interesa partiake, por për çështje jetike për qytetarët. Berisha u shpreh se, imazhin e Shqipërisë e dëmton korrupsioni dhe veprimet e qeverisë aktuale. Berisha: Ne, në asnjë vend dhe askërkund nuk themi, asnjë fjalë, asnjë presje nga ato që themi këtu. Por ato që themi këtu, s’i themi për interesat tona politike ne. Ne i themi për interesat jetike të qytetarëve shqiptarë dhe ato interesa do mbrohen në çdo arenë, në çdo vend ku diskutohet për to. Ndaj dhe njeriu që i nxin faqen Shqipërisë, njeriu që damkos Shqipërinë, është Edi Rama. Janë, është organizata e tij kriminale. Mafia nuk ka atdhe. Nuk ka ligj. Dhe këta të tillë janë. Shikoni ju, Olta Xhaçkën. Olta Xhaçka për shkak të lidhjeve të saj me familjen më mafioze të Ballkanit dhe të Europës, familjen Rama, qëndron në parlament mandat pas mandati, ndonëse kurrë s’mund të ishte në parlament me grabitjen që bëri të 10.000 metër katror tokë në breg. Kryetari i Bashkisë, ish-kryetari i bashkisë që firmosi bëri burg dhe është në burg, se ajo ishte tokë publike dhe e bazuar në dokumentet e falsifikuara të çiftit kriminal u paraqit si tokë private. Dhe një gjë do t’jua thoni ju qytetarëve. Duhet t’jua shpjegoni. Se këto që diskutojmë ne për AKSHI-n, janë të padëgjuara më parë. Po s’janë asgjë këto me krimin e shëmtuar që kanë bërë ky grup me në krye Edi Ramën me kadastrën e Shqipërisë. Ju keni dëgjuar se si vetëm nga Kadastra e Tiranës u zhdukën 13.000 fletë. Ju garantoj unë ju dhe duhet ta dini se janë me mijëra, mijëra prona, jo vetëm publike, por prona private të përvetësuara. Ja është marrë prona tjetrit tek dera e shtëpisë, dhe ja është transferuar prapa malit. Aty ku mos t’ju duket çudi, aty ku nuk ka patur kurrë pronë.