Askush në këtë vend nuk mund të harrojë kurrë se Edi Rama dhe Erion Veliaj kanë qenë gjithmonë në anën tjetër të barrikadës, të provuar me mijëra dokumente, fakte dhe prova si hajdutë ordinerë dhe të përbindshëm të fondeve publike, duke vazhduar edhe sot e kësaj dite të grabisin qindra miliona euro. Dhe, afërmendsh, Dumani as që guxon t’u përmendë emrin.Po ju sjell në vëmendje një akuzë konkrete nga një institucion shumë serioz ndërkombëtar, bërë publike në media, raportin konfidencial të OSBE-ODIHR-it, të vitit 2015, i cili kurrë nuk është përgënjeshtruar nga Edi Rama. Por afërmendsh, për Altin Dumanin, ky është një “krim intelektual
Ky raport nuk është dëshmi si ajo e Romeo Karajt apo të gjithë të ngjashmëve me mbiemrin e tij. Çfarë shkruan OSBE në këtë raport, për të cilin Edi Rama nuk është thirrur asnjë sekondë në SPAK?




