Ç’po ndodh? Pse institucionet e drejtësisë po i thonë “JO” komisionit Xhafa

Fitët e fundit por vërehet një anomali për një rregjim, ku gjithçka që del në publik është koordinuar më parë mes institucioneve. Edhe Gjykata Kushtetuese edhe ajo e Lartë e së fundi edhe SPAK kanë refuzuar në forma të ndryshme ftesën për të marrë pjesë në komisionin një ngjyrësh, që njihet me emrin e kreut të tij, deputetit socialist Fatmir Xhafaj. Komisioni parlamentar me emër të stërgjatë “Për Thellimin e Reformave për Mirëqeverisjen, Sundimin e Ligjit, dhe Antikorrupsionin për Shqipërinë 2030 në Bashkimin Evropian”, që u ngrit në fillim të qershorit, shpalli se do të të ketë si prioritete  “koordinim e mëtejshëm të tre pushteteve kushtetuese, legjislativit, ekzekutivit, gjyqësorit”, për të përshpejtuar integrimin e vendit në BE.

Por shumë vëzhgues dhe kritikë i ranë burive të alarmit se kjo po bëhet për të thelluar kapjen e drejtësisë dhe neutralizimin e SPAK.  Frikën se pas gjithë kësaj lëvizje ekziston një plan i fshehtë e shumfishuan në maj edhe qëndrimet diplomatike të vendeve kryesore të perëndimit, ambasadorët e të cilëve në mënyrë të kordinuar deklaruan se “reforma në drejtësi nuk duhet të preket“.

Por gjithçka u bë më e koklavitur, këtë shtator, kur edhe ambasada e BE edhe ajo e SHBA shpallën se do të dërgonin përfaqësuesit e tyre pranë komisionit të veçantë parlamentar. Ndërsa tani, sërish një kthesë, pasi institucionet e Drejtësisë së re reaguan në unison duke bërë me dije se nuk do të bëhen pjesë e aktivitetit të komisionit Xhafaj.

Fillimisht Gjykata Kushtetuese me anë të kryetares së saj pohoi se nuk do pranonte të bëhej pjesë e mbledhjes. Holta Zaçaj tha se “Ne nuk marrim pjesë në aktivitete ligjbërëse”, duke shtuar se nuk do të dërgojë as ekspertë dhe përfaqësues.

Këtë të enjte të njëjtin qëndrim, por më të detajuar mbajti edhe SPAK, që me anë të një komunikate bëri me dije se në mënyrë unamime të gjithë prokurorët kishin vendosur për mos pjesmarrje. “Në mënyrë unanime të gjithë Prokurorët e Posaçëm nuk e konsideruan të nevojshme pjesëmarrjen me ekspert në këtë Komision, pasi vlerësuan se tashmë institucioni ynë i ka përmbushur detyrimet ligjore për bërjen publike të problematikave të hasura gjatë ushtrimit të funksioneve të tij duke përfshirë këtu dhe nevojat për ndryshime ligjore përkatëse”, thuhej në deklaratën e SPAK, ku ishte gjetur një alibi jo shumë bindëse për ti thënë “JO” ftesës së komisionit Xhafaj.

Një tjetër përgjigje mohuese ka bërë edhe Gjykata e Lartë përmes një letre të kreut të saj. Ajo e ka argumentuar rrefuzimin e ftesës me mospërpuethshmërinë e misionit të gjyqtarit me ftesën që i bëhet. “Duke mbajtur parasysh këtë funksion të Gjykatës së Lartë në raport me pushtetet e tjera, vlerësojmë se kërkesa Juaj për pjesëmarrjen e drejtpërdrejtë të gjyqtarëve të kësaj Gjykate si anëtarë të një nëngrupi teknik, në varësi të Grupit të Ekspertëve të Nivelit të Lartë të Komisionit të Posaçëm, që duhet të kryejnë detyrat e caktuara sipas vendimmarrjes së Komisionit, nuk përshtatet me funksionin dhe misionin e gjyqtarit. Si e tillë, nga ana jonë nuk vlerësohet si zgjidhje e përshtatshme në përmbushje të misionit të Komisionit të Posaçëm”, ka shkruar Sokol Sadushi, i cili ndryshe nga kolegët e tij ka bërë një lëshim, duke caktuar tre këshilltarë që do të marrin pjesë në komision. Po të njëjtin qëndrim mohues ka mbajtur edhe Inspektorati i Lartë i Drejtësisë (ILD).

Atëhere pyetjet që lindin janë: si ka mundësi që këto institucione që i janë përkulur deri në dhimbje tekave të qeverisë, po e sfidojnë këtë herë mazhorancën? Si kanë marrë guximin ta bëjnë këtë, kur dihet që vetë Edi Rama është  angazhuar me mish e me shpirt për shpënien përpara të kësaj nisme dhe kur deputetët e tij në kuvend votuan me 76 vota një rezolutë, tashmë të njohur me emrin antikorrupsion për ngritjen e këtij komisioni? Pse katër institucione të drejtësisë po thonë JO, aq më tepër që pjesmarrjen në komision e ka konfirmuar edhe ambasada e BE dhe SHBA?

Në fakt, këto të fundit kanë këmbëngulur fort që edhe opozita të jetë prezente në këtë komision për të pasur një lloj balance dhe kontrolli. Pasi nuk arritën dot ta bindnin PD, ato vendosën të merrnin vetë pjesë si vëzhhgues për të vigjiluar që reforma në drejtësi mos preket pa lejen e tyre. Por ama, nga ana tjetër duket se janë ato që kanë frymëzuar bojkotin e SPAK dhe gjykatave më të rëndësishme të vendit, për t’i thënë jo Ramës. Sepse mund ta pranojnë komisionin për të forcuar ndonjë masë kundër korrupsionin siç pretendohet, por duke dashur gjithashtu të delegjitimojnë çdo ndërhyrje në institucionet e drrejtësisë me bekimin e këtyre të fundit. Kështu shpjegohet edhe anomalia e rreshtimit të katër institucioneve më të rëndësishme të drejtësisë kundër një projekti të Edi Ramës. Frymëzimi i tyre ka ardhur nga jashtë.

©Lapsi.al

Share it :
Koncesioni i check-up/ Milva Ekonomi i dha mln € Vilma Nushit, paratë u investuan te kulla e Pak ditë më parë, emisioni “Plug” në Syri TV bëri një përmbledhje me fakte dhe dokumente konkrete të abuzimeve që janë bërë nga shteti shqiptar me koncesionet e shëndetësisë, një prej tyre edhe koncesioni i check-up, një skemë e madhe abuzimi me taksat e qytetarëve shqiptarë. Për këtë koncesion u hap një garë ku morën pjesë disa kompani me eksperiencë në fushën e kryerjes së analizave mjekësore, por fituese u shpall 3P Life Logistic e Vilma Nushit. Do të hyjmë në detaje dhe do të kuptojmë se jemi përpara një gare fiktive me fitues të paracaktuar. Së pari, kjo kompani u themelua më 9 dhjetor 2014, ndërsa kontrata koncesionare u firmos dy ditë pa u mbushur muaji, më 7 janar 2015. Ndërkohë, gara për koncesionin e check-up u shpall që në shkurt 2014. Thënë ndryshe, 11 muaj përpara se të lidhej kontrata me kompaninë që Vilma Nushi themeloi një muaj përpara se të firmoste marrjen e koncesionit prej 138 milionë eurosh. Dhe çudia më e madhe qëndron te fakti se shpallja e fituesit zyrtarisht u bë më 6 tetor 2014, dy muaj përpara se të themelohej kompania që do të fitonte kontratën koncesionare. Pas firmosjes së kontratës koncesionare në fillim të muajit janar 2015 nga Ministria e Shëndetësisë dhe kompania 3P Life Logistic, Agjencia e Prokurimit Publik refuzoi publikimin e kësaj kontrate pasi konstatoi shkelje të rënda ligjore. E para, kontrata u dërgua në APP pa numër protokolli dhe pa u firmosur nga titullari i institucionit. E dyta ishte shuma totale që shteti shqiptar do të paguante në fund të 10 viteve koncesion, si dhe mënyra e pagesës, që sipas APP-së, në formularin e dërguar nga MSH deklarohej se pagesa për check-up do të kryhej në bazë të numrit të analizave që do të kryheshin. Dhe këtu ka një mospërputhje në lidhje me vlerën totale të kontratës së nënshkruar. Konkretisht, në formularin e dërguar me shkresën nr. 3082/23 Prot., datë 20.01.2015, në pikën 5 jepet vlera totale e kontratës 13.833.000.000 lekë. Ndërkohë, në formularin e dërguar me shkresën nr. 3082/27 Prot., datë 10.02.2015, në paragrafin IV.4 shkruhet shprehimisht se: “Vlera reale do të jetë në varësi të numrit të kontrolleve”. Gjashtë ditë më pas, Ministria e Shëndetësisë firmos edhe njëherë formularin e njoftimit të kontratës së nënshkruar dhe më datë 19.02.2015 ministri i atëhershëm, Ilir Beqaj, i delegon kompetencën vartëses së tij, Milva Ekonomi, që të firmosë formularin e fituesit të kontratës koncesionare. Në këtë shkresë, përveç firmës dhe vulës së Ministrisë së Shëndetësisë, deleguar te Milva Ekonomi, saktësohet në pikën IV.3 se: “Vlera totale e kontratës do të jetë 13.833.000.000 lekë”, apo rreth 138 milionë euro për dhjetë vjet. Ndërsa në pikën IV.4 saktësohet: “Vlera e sipërcituar është vlera e dhjetë viteve të marra së bashku për numrin maksimal të kontrolleve për grupmoshën 40-65 vjeç. Vlera reale e kontratës do të jetë më e ulët pasi ajo do të llogaritet në varësi të numrit të kontrolleve që do të kryhen çdo vit”. Do të mjaftonte vetë ky dokument, që minimalisht sot SPAK ta kishte marrë të pandehur zv.ministren e asaj kohe, Milva Ekonomi, e cila me dashje i ka shkaktuar disa milionë euro dëm buxhetit të shtetit, pasi me firmën e saj ka kryer pagesa në kundërshtim me kushtet e parashikuara në kontratë. Por skandalet nuk mbarojnë këtu. Në pikën 3 të kontratës përcaktohet se: Kjo ndodhi për një arsye. Vilma Nushi, sipas kontratës, 20 laboratorët do të duhej t’i ndërtonte në qendrat shëndetësore të Ministrisë së Shëndetësisë dhe, në përfundim të koncesionit, ky investim do t’i mbetej si aset shtetit shqiptar. Gjë që nuk ndodhi asnjëherë. Sipas kontratës që shihni në ekran, nënshkruar mes kompanisë së Vilma Nushit dhe kompanisë Intermedica të deputetit të PS-së, Vasil Llajo, çmimi për një check-up te Intermedica për Vilma Nushin do të kushtonte 740 lekë me TVSH. Pra, ndërkohë që shteti do t’i paguante Vilma Nushit 1844 lekë me TVSH për kryerjen e një pakete check-up, ajo e delegoi këtë shërbim te nënkontraktori për një çmim prej 740 lekësh me TVSH. Me vetëm këtë skemë, Vilma Nushi ka përfituar për çdo analizë rreth 11 euro. Gjithçka me firmën e hedhur nga ish-zv.ministrja Milva Ekonomi. Në një përballje me gazetarin Freard Rista, zonja Ekonomi mohoi të kishte lidhje me këtë formular kontrate, pavarësisht se emri dhe firma e saj janë të zeza mbi të bardhë. Kompania e Vilma Nushit, Marketing & Distribution, e cila ka në pronësi koncesionin e check-up nëpërmjet kompanisë 3P Life Logistic, rezulton gjithashtu se ka financuar edhe kompaninë “Victoria Construction”, e cila po ndërton kullën “Ekspozita Building”. Deri këtu do të ishte diçka normale, nëse pas kësaj kulle nuk do të qëndronte një emër si ai i Ervin Matës, i arrestuar së fundmi në Brazil me kërkesë të SPAK-ut për trafik droge. Konkretisht, në vitin 2018, kompania Marketing & Distribution kalon për llogari të shoqërisë “Victoria Construction” një shumë prej 1.1 milionë eurosh. Nga të dhënat e bilanceve të kompanisë “Victoria Construction”, nuk specifikohet arsyeja pse Vilma Nushi i ka dhënë një shumë të tillë monetare kompanisë. Derdhja e parave u bë vetëm një vit përpara se të firmosej leja e ndërtimit për kullën “Ekspozita Building”. Pra, në vitin 2018 Vilma Nushi paguan këstin e parë të parave për llogari të kompanisë së Luan Matës, ndërsa në vitin 2019, me firmë të Edi Ramës dhe Belinda Ballukut, u miratua edhe leja e zhvillimit. Kujtojmë se pikërisht në vitin 2018, kur Vilma Nushi ka deklaruar se ka futur për investim 1.1 miliardë lekë në kullën e Ervin Matës, ka marrë edhe dividendin e parë nga kompania e check-up, në vlerën e rreth 1.2 miliardë lekëve, përafërsisht sa shuma që futi te kulla e Ervin Matës. Edhe për këtë gjë, zonja Ekonomi u pyet nëse ndjen ndopak përgjegjësi morale që me firmat e saj pasuron privatin, i cili më pas këto lekë të fituara nga taksapaguesit shqiptarë i investon tek personazhe me rekorde kriminale, por nuk ktheu përgjigje, duke kyçur gojën dhe nxituar këmbët për të votuar. /Piranjat news