Riktheni Berishën në Kuvend! Po shkelni Kushtetutën! Bylykbashi debat me Nikollën:Po veproni në paligjshmëri

Deputeti i PD-së, Oerd Bylykbashi nga Kuvendi lëshoi akuza në drejtim të kryeparlamentares Lindita Nikolla, duke e akuzuar atë se po shkel Kushtetutën.

Ai tha se me rastin e mospranimit të vendimit të grupit parlamentar të Rithemelimit, për të rikthyer Sali Berishën, po shkelen procedurat.

“Keni hapur këtë legjislaturë me shkelje. Ata që me akte politike duan të shkelin Kushtetutën nuk është problemi juaj, por problem është kur e shkelni ju. Askush nuk i detyron deputetët përveç votës së popullit.

Si në Kushtetutë dhe Kodin Zgjedhor, nuk parashikohet sa një procedurë për shkarkim apo largim të një deputeti nga grupi parlamentar”, u shpreh ligjvënësi demokrat Oerd Bykykbashi.

🌟 ToonPopKids — Stories That Grow With You!
Fun animations, lullabies & learning for little ones 💤🎶📚
Subscribe Free
Share it :