Bardhi: Ai dhe mafiozët e tij nuk përfaqësojnë Shqipërinë

Pas videomesazhit të kryeministrit Edi Rama mbi emisionin investigativ ‘Report’ në RAI-3, ku pasqyroheshin lidhjet e krimit me politikën, ka reaguar Kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, i cili e cilëson Ramëm si mafioz që mbron krimin e organizuar dhe sulmon median.

Bardhi shkruan se investigimi i mediave ndërkombëtare ka të bëjë vetëm me Ramën dhe mafiozët e tij, aspak me imazhin e Shqipërisë dhe shqiptarëve.

Reagimi i plotë i Gazment Bardhit:

Vetëm një mafioz mund të marrë guximin që të mbrojë krimin e organizuar dhe të sulmojë median! Sjelljen e ka të parashikueshme si gjithmonë në situata të njëjta: I ikim të vërtetës me fjalë boshe, me slogane patriotizmi të rreme, duke u fshehur pas shqiptarëve dhe Shqipërisë, me ‘atdhedashuri’ që bashkëndanë ngushtësisht me eksponentët me të rrezikshëm të krimit të organizuar, që ky dhe qeverisja e tij ia bënë Shqipërinë parajsën personale të tyre.

Investigimi i mediave ndërkombëtare ka të bëjë vetëm me ty dhe mafiozët e tu, aspak me imazhin e Shqipërisë dhe shqiptarëve. Imazhi i Olsit dhe Olsave të tu, nuk është imazhi i Shqipërisë dhe shqiptarëve.

Imazhi i vërtetë i Shqipërisë dhe shqiptarëve, janë ata qytetarë të ndershëm të këtij vendi, që nuk përfshihen në trafik droge, që nuk pasurohen përmes korrupsionit madhor, që punojnë me ndershmëri, pavarësisht vështirësive që i krijon keqqeverisja jote 11 vjeçare. Secili prej këtyre i është mirënjohës dhe falenderues gazetarisë investigative të Rai 3.

 

🌟 ToonPopKids — Stories That Grow With You!
Fun animations, lullabies & learning for little ones 💤🎶📚
Subscribe Free
Share it :