Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së lirisë Tedi Blushi, në fjalën e tij në protestën para Bashkisë Tiranë, tha se protestojnë për dinjitetin njerëzor e të drejtat e liritë e qytetarëve.Ai shtoi se kryetari i Bashkisë Tiranë, nuk mund të “lajë duart” me vetëm një dorëheqje. Por duhet të japë llogari para drejtësisë.Bashkia, vend krimi të shndërruar në simbol korrupsionit. Kjo është protesta e 10 në radhë për dinjitetin njerëzor. Sot protestojmë për të drejtat e liritë që shkelen. Protestojmë kundër kësaj vemje fytyra e të cilit është mbushur nga pështymat e qytetarëve. Kryeplehra do ta japë llogarinë në Sharrë. Nuk ka dorëheqje që e shlyen mëkatin e tij. DO të japë llogari para drejtësisë pavarësisht se fshihet në skuta. RAI3 tha se ai përdor taksat për tu pasuruar”, tha ai.




