Dokumentari i ‘Rai3’/ Gazetari: Audiencë shumë e lartë, e kanë parë 4 mln persona!

azetari Andi Tela ka folur për dokumentarin e Rai3, për marrëveshjen e Shqipërisë dhe Italisë për refugjatët, ku Shqipëria portretizohej si një narko-shtet, ku interesat e krimit të organizuar kanë depërtuar në institucionet e vendit.

Tela tha se dokumentari është ndjekur nga 4 milionë persona, shifër kjo mjaft e lartë e audiencës.

“Investigimi i shfaqur në Itali, është parë dje nga 4 milionë italianë, është shifër shumë e lartë. E kanë parë në një moment që italianët ndodhen para zgjedhjeve. U shfaqet fabula që Meloni, që erdhi në pushtet, me tezën e saj, për të gjetur zgjidhjen e emigracionit, ndodhet para zgjedhjeve, një kryeministër i majtë po ndihmon Melonin e djathtë.

Tani çfarë duan të thonë, edhe D’Alema i majtë nuk është aq i pastër sepse po bën biznes. D’Alema nuk është më në politikë.

Fabulës që në Shqipëri të gjithë vijnë për biznes, sepse është kollaj për të bërë biznes, i futën edhe Urson, që kishte qenë bashkëpunëtor me Bechettin dhe pastaj e la. Kishte krijuar një kompani në Shqipëri që e menaxhonte i biri dhe kishte kontakte me Artan Gaçin.

🌟 ToonPopKids — Stories That Grow With You!
Fun animations, lullabies & learning for little ones 💤🎶📚
Subscribe Free
Share it :