Frike nga protesta? Bashkia e Tiranës “rrethohet” me furgonë policie dhe qindra efektivë

Opozita ka thirrur sërish protestën e shtatë radhazi përpara Bashkisë së Tiranës.

Në ora 11:00 është programuar që qytetarët të protestojnë pranë godinës së bashkisë e cila është shndërruar në një institucion ku ‘korrupsioni’ është kryefjala e çdo drejtues me në krye Erion Veliajn.

Por në prag të nisjes së protestës, Veliaj duket shumë i shqetësuar dhe për këtë arsye nga protesta në protestë shton numrin e policëve të cilët janë të detyruar të mbrojnë “korrupsionin galopant” që ushtrojnë titullarët e tyre në bashkinë e kryeqytetit.

Siç shihet nga pamjet, bashkia e Tiranës është e rrethuar nga furgonë të policisë si dhe të efektivëve.

Kujtojmë se protestat më herët kanë pasur përplasje mes protestuesve e efektivëve.

🌟 ToonPopKids — Stories That Grow With You!
Fun animations, lullabies & learning for little ones 💤🎶📚
Subscribe Free
Share it :