Afera “5D”/ Denoncimi i fortë nga Parlamenti: Drejtorët e rinj të Bashkisë Tiranë u emëruan me telefonatë nga burgu

Teksa në Kuvend po diskutohet projektligji për Prefektin, seanca është shoqëruar me debate mes deputetëve të mazhorancës dhe të opozitës.

 

Ndërkohë deputeti i PD Flamur Noka i është rikthyer edhe njëherë arrestimeve të drejtorëve në Bashkinë e Tiranës, në kuadër të dosjes “5D”.

 

Ai ka bërë një denoncim të fortë duke thënë se drejtorët e rinj që zëvendësuan ata të aferës “5D”, të cilët ndodhen në burg, u emëruan me telefonatë nga burgu.

Sipas demokratit, ata janë të afërm të drejtorëve të arrestuar, Redi Molla dhe Mariglen Qato.

“Veliaj e shantazhoi Edi Ramën. Ai i tha Ramës se sa ke përgjegjësi ti për ish zv kryeministrin, aq kam unë për vartësit në bashki. Veliaj duhet të kishte dhënë dorëheqjen. 5D është korrupsion i pashembullt. Kishim dëgjuar vjedhje 20 përqind, por të tillë vjedhje nuk kishim dëgjuar, 100 përqind vjedhje është rast unik dhe askush nuk mban përgjegjësi. Parlamenti duhet të ziente. Këtu është bërë e udhës, vjedhja kap vjedhjen, skandali kap skandalin, ministrat thonë bëhen edhe filma me këto vjedhje. Shqipëria vidhet dhe është në dorë të plaçkitësve.

 

Relativizimi i vjedhjes është e tmerrshme. Veliaj tha se 2-3 pushtetarë kanë vjedhur nga qindra funksionarë e kjo nuk qenka problem sipas tyre. Por, emisionet investigative po zbulojnë se vjedhja është kapilare. Drejtorët e rinj iu diktuan Veliajt nga burgu. Drejtorët që zëvendësuan ata të 5D janë emëruar me telefonatë nga burgu. A e kuptoni në çfarë Republike jetojmë. Edhe Kumbaro është kumbare e krimit dhe korrupsionit. Të arrestuarit kanë aplikacion, ku kanë komunikuar. Veliaj është peng. SKAP nuk guxon të hetojë. Jeni organizatë kriminale e asgjë më shumë”, u shpreh Noka.

 

 

 

 

🌟 ToonPopKids — Stories That Grow With You!
Fun animations, lullabies & learning for little ones 💤🎶📚
Subscribe Free
Share it :