Policia e Fierit zbardh skemën e vrasjes së shtetasit Denis Kasaj në datë 9 janar në Mbrostar të Fierit dhe plagosjen e dy personave të tjerë. Dy netë më parë u shpall në kërki, Ermal Binjaku , ndërsa po hetohet pista e hakmarrjes mes dy grupeve. Në Mbrostar u vra Denis Kasaj dhe u plagosën Klement Kastrati i cili ishte objektivi, dhe Elton Margariti. Ndërkohë për këtë ngjarje u arrestua mbrëmjen e së mërkurës shtetasi Ylli Nazeraj. Sipas policisë ky shtetas duket se ka ndihmuar autorët në këtë krim dhe ka fshehur të vërtetën. Policia e Fierit publikoi momentet e shoqërimit të tij në komisariat si dhe shpalljen në kërkim të Ermal Binjakut si autor të vrasjes. Një tjetër person identiteti i të cilit nuk behet i ditur për arsye hetimi është pjesëtar i grupit që realizoi atentatin në 9 janar dhe po punohet për kapjen e tij. Më herët po për këtë ngjarje u arrestuan dy bashkëpunëtorë. Oficeri i SHISH Florian Bushi i kishte dërguar Ilir Memushajt dokumentat e përgjimit të shish për Denis Kasaj-n dhe shokët e tij. Pista e hakmarrjes çoi hetuesit drejt Ermal Binjakut dhe përgjimit te bisedave telefonike të tij nga ku rezultoi se ka folur me Ylli Nazerajn ne lidhje me Mbrostarin.Ky i fundit sipas prokurorisë vuri në dispozicion mjediset e magazinave në pronësi të tij në afërsi të Qafës së Koshovicës për mbajtjen e makinës me të cilën u be atentati. Prokurorët pretendojnë se kanë prova që vërtetojnë se Nazeraj ka qënë në vendin e ngjarjes dhe se të gjithë bashkëpunëtorët kanë njohje me njëri tjetrin.




