8 maji mesazhi i madh i revoltës”/ Berisha: Qytetarët i treguan botës se Shqipëria nuk dorëzohet para diktaturës!

8 maji mesazhi i madh i revoltës”/ Berisha: Qytetarët i treguan botës se Shqipëria nuk dorëzohet para diktaturës!

Kryetari i PD, Sali Berisha duke folur në ‘Foltoren’ para kryeministrisë ka vlerësuar protestën e 8 majit si një ‘mesazh të madh revolte’, duke deklaruar se qytetarët shqiptarë treguan se nuk dorëzohen përballë asaj që ai e cilësoi si ‘diktaturë’.

Ai shprehu mirënjohje ndaj qytetarëve që, sipas tij, po tregojnë guxim dhe qëndresë ndaj një regjimi që ai e akuzoi për vjedhje, lidhje me krimin dhe varfërim të vendit.

Berisha: Mirëmbrëma dhe përshëndetjet më të përzemërta! Mirënjohjen më të pakufishme, ju burrave dhe grave, të rinjve dhe të rejave, të moshuarve, që po shkruani me guximin tuaj, me qëndresën tuaj, me vendosmërinë dhe shpirtin e pamposhtur, një kapitull të ndritur të historisë sonë kombëtare.

Po ngriheni viganë, guximtarë ndaj një diktature të bazuar në vjedhjen e shqiptarëve, të bazuar në drogën, krimin, terrorizimin e qytetarëve, varfërimin dhe mjerimin e tyre. Ngriheni dhe dëshmoni para shqiptarëve se jeni të pamposhtur, se kauzën tuaj do ta mbroni me çdo sakrificë.

Ndaj dhe unë, kam një nderim të madh për ju. Kam një nderim të madh dhe të pakufishëm, për ata dhjetëra e mijëra qytetarët që mbushën më 8 maj bulevardin e Tiranës dhe që u bënë pasqyra, morali, imazhi i vërtetë i shqiptarit, në të katërta anët e kombit, në të katërta anët e dheut.

Një ditë shiu të pandërprerë, pas një terrori të gjithëanshëm shtetëror, pas një terrori dhe censure mediatike të paparë. Dhjetëra e mijëra qytetarë u mblodhën për të shprehur revoltën e tyre ndaj një regjimi armiqësor, ndaj Shqipërisë dhe shqiptarëve.

U mblodhën për të dëshmuar se ata janë shpresa e këtij vendi, se ata janë elita e guximit të shqiptarëve, se ata janë qytetarët më përgjegjësinë më të lartë para vetes, para familjes, para shoqërisë dhe vendit të tyre.

U mblodhën për t’i përcjellë çdo shqiptari, por dhe çdo qytetari të lirë në Europë dhe në botë, se nuk pajtohemi kurrë me këtë regjim, i cili nuk asnjë orë legjitime. Me këtë regjim, që i shndërron procesin më themelor të demokracisë, zgjedhjet në farsë zgjedhore.

Nuk pajtohen me këtë regjim, që për të grabitur zgjedhjet arreston në vitin elektoral, për të mbjellë terror, lidershipin e opozitës si persona nën hetim.

Nuk pajtohen me një narkodiktator, i cili për të mbjellë terror në qytetarët e tij sjell në sallën e gjyqit, në kafaz xhami, duke shkelmuar Konventën Europiane të të Drejtave të Njeriut, duke shkelmuar Kushtetutën e vendit, duke shkelmuar Kartën e Organizatës së Kombeve të Bashkuara të Lirive dhe të të Drejtave të qytetarëve.

Sjell në kafaz ish-presidentin, ish-kryeministrin, ish-kryetarin e parlamentit për t’u thënë shqiptarëve se, kur unë e fus në kafaz këtë, juve ju fus të gjallë në varr. Ky është morali, që ky bastard i xhelatëve, Koleka-Rama. Ndaj dhe, në mënyrë të përsëritur deklaroj se ky ka sjellë moralin kriminal të etërve të tij në moralin kriminal të pushtetit të tij

Share it :