7.6 mln euro zhvatje’, festa luksoze e takime me Edi Ramën. Si Ron Yeffet mashtroi biznesmenin amerikan

Kjo ishte një panoramë e denoncimit të Emisionit PLUG në mënyrë të përmbledhur, e që mbyllej me një thirrje për SPAK, që të parandalojë me hetime një nga skemat më të rënda të dyshuara korruptive e që mund të na sjellë pasoja të rënda për Shqipërinë si vend anëtar i NATO-s.

Por teksa SPAK, duket se nuk ka guximin apo nuk denjon të hetojë, emisioni PLUG shkon edhe më tej. Do tju sjellim në vijim edhe dokumente zyrtare të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, që faktojnë se Ron Yeffet, miku i Edi Ramës është një personazh i akuzuar për zhvatje e mashtrim, e kjo falë marrëdhënies së Edi Ramës dhe asistimit të Edi Ramës në takime të organizuara prej tij.

Madje, madje këto takime janë zhvilluar në institucione të rëndësishme të Shteve Europiane, falë lobimeve të Edi Ramës dhe Ron Yeffet, e qëllimi është i qartë mashtrimi dhe zhvatja.

Vetëm një javë më parë, Edi Rama miratoi dy VKM të posaçme për t’i hapur rrugë zgjerimit të biznesit të armëve nga Ron Yeffet, personazhit të dyshimtë e të akuzuar tashmë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për mashtrim dhe zhvatje të miliona eurove nga një biznesmen amerikan me reputacion. Ndërsa ky personazh anonim dhe i dyshimtë vijon të shndërrohet në një prodhues dhe tregtar armësh fal Edi Ramës, fakte të reja dalin në dritë.

Emisionin i kaluar u mbyll me pikpyetjen nëse Edi Rama ka udhëtuar apo jo me charterin e mikut të tij Ron Yeffet, e nëse SPAK kishte rënë në gjurmët e një skeme të re abuzimi me pasoja jo vetëm financiare por edhe cënim të sigurisë së Shqipërisë dhe NATO-s. Teksa ende nuk kemi marrë asnjë përgjigje, emisioni Plug do të publikojë sot pamje ekskluzive që tregojnë se charteri i Ron Yeffet është parkuar në Rinas në maj të vitit 2024.

Gjithkush nga ju mendon se është normale që një i pasur të ketë një avion privat, e mbi të gjitha ky avion është dëshmi e pasurisë së Ron Yeffet e do të na bënte të besonim se ky individ ka para të mjaftueshme për të investuar në kompaninë Timak Defence e nuk do zhvasi parat tona publike.

Por faktet e reja që do bëjmë publike sot tregojnë që edhe charteri, e jo vetëm janë pjesë e një skeme mashtrimi të ngritur nga Yeffet.

Pjesë e kësaj skeme në mënyrë të turpshme bëhet edhe Edi Rama, në cilësinë e kryeministrit shqiptar, titull që në vend të ushtrimit të besimit të shqiptarëve e shndërroi në një garanci për zbatimin e skemave mashtruese, me vlera miliona dollarë.

Në datën 6 mars të vitit 2026, në gjykatën e Floridas depozitohet një padi e shtetasit Mark Faist kundër shtetasit Ron Yeffet dhe kompanisë në pronësi të tij, R&I Trading Of New York Inc.

Në padinë e tij, Mark Faist deklaron se shtetasit Ron Yeffet i ka dhënë në një periudhë disa vjeçare shumën 8.6 milion euro për tu investuar në fushën e pasurive të paluajtshme në New York. Ron Yeffet i kishte prezantuar këto investime si shumë fitimprurëse por rezultuan të gjitha mashtrim dhe Mark Faist nuk mori kurrë asnjë dollar përfitim nga këto investime.

Më pas në datën 29 shtator të vitit 2025, Mark Faist dhe Ron Yeffet firmosin një marrëveshje, ku Yeffet i njeh borxhin dhe përcaktohet afati për rikthimin e tij plus interesat. Afati i fundit ishte data 26 shkurt 2026.

Image

 

Afat, i cili u shkel nga Yeffet dhe Faist depozitojë këtë padi. E vetmja shumë e kthyer nga miku i Ramës ishte 1 milion dollarë në maj të vitit 2025, duke i detyruar ende Mark Faist shumën 7.6 milion euro.

Deri këtu të gjithë do mendonin se kjo është një marrëdhënie e dy shtetasve të huaj, ku njëri është mashtrues e tjetri viktimë. Por duke parë aksesin që kryeministri Edi Rama i ka krijuar Ron Yeffet në Shqipëri duke i dorëzuar të gjithë sektorin e armatimit, interesi për Shqipërinë është i lartë.

E nga Padia e depozituar në Gjykatën e Floridas, kuptohet qartë që rol në besimin e krijuar nga Faist tek Yeffet ka patur edhe kryeministri shqiptar Edi Rama.

Vetë biznesmeni Mark Faist thekson se besimi ndaj Yeffet u krijua pas takimeve që ai i mundësoi me Edi Ramën, si njeri të besuar të tij dhe udhëtimet luksoze në Shqipëri e France, të cilat do ti analizojmë në mënyrë të zgjeruar më pas.  Në faqen 4 të padisë Mark Faist sqaron të gjitha rrethanat që nga njohja me mikun e Ramës e deri te dhënia e fondeve.
Image

“Pas daljes në pension Marf Faist vendos që me gjithë familjen të jetojë në Miami Florida. Aty u njoh me shtetasin Ron Yeffet. Njohje e cila fillimisht u duk rastësore, por rezultoi të ishte akti fillestar i një fushate të mirë kalkuluar nga Yeffet për tu afruar me Faist. Me kalimin e kohës Yeffet punoi për tu afruar edhe më shumë duke ndarë të dhëna intime me Faist si për familjen e tij, bamirësitë që bëntë apo edhe besimin e tij fetar, duke e projektuar vetën si një njëri shumë të pasur dhe të suksesshëm. Ai mburrej se kishte avion privat, mjete të shtrenjta ujore dhe ora shumë të shtrenjta”

Image
Pra fillimisht Roni e projektoi veten si milioner dhe kështu fillon skemën çdo mashtrues kur ka para viktimën e rradhës. Pasi e mashtroi me orët luksoze dhe avione, mesa duket Faist nuk po bindej, strategjia atëherë kaloi në hapin e rradhës.

Prezantimi me lidhjet politike të forta që kishte Yeffet. E politikani i pushtetshëm që ndikoi në rritjen e besimit të Faist tek Yeffet, ishte kryeministri shqiptar Edi Rama. Në padinë e tij në Gjykatë Fais zbulon takimin që ai, Yeffet dhe Edi Rama kanë patur në Paris.

PADIA E BIZNESMENIT FAIST
 “Miqësia e Yeffet dhe Faist u zgjerua përtej tavolinës së darkave. Pak kohë pas vendosjes së kufizimeve për udhëtimet prej Covid-19, në Shtetet e Bashkuara në mars të vitit 2020. Yeffet ftoi Marf Faist dhe gruan e tij në një udhëtim në Paris me avionin e tij privat. Gjatë udhëtimit grupi vizitoi Pallatin e Versajës dhe çifti Faist u prezantua me kontaktet më mbresëlënsëse që kishte Yeffet, Kryeministrin e Shqipërisë dhe Ambasadorin e Shipërisë në Francë dhe Monako. Prezantimi ishte kuruar me kujdes për të përforcuar imazhin e Yeffet si një njeri me influencë globale.”

Image

Pra Faist tashmë joshet ne takime me politikanë të huaj dhe këtu Ronit i vjen në ndihmë miku i tij Edi Rama dhe Ambasadori Shqiptar Dritan Tola.

Më pas në akt padi shpjegohet sesi Yeffet pas takimit në Paris vazhdoi dhe për pak muaj joshjen e Faist dhe me pas i ofroi atij mundësi investimi okazion në pasuri të paluajtshme në New York, pasi prej Covid-19 ishin ulur çmimet.

Faist investon 8.6 milion dollarë. E për ta mbajtur të lidhur pas vetes e që të mos ngjallte dyshime te viktima që tashmë i kishte rrjepur paratë, Yeffet sërish përdor Shqipërinë si strehën e tij të re të aktivitetit dhe miqësinë me Edi Ramën.

PADIA E BIZNESMENIT FAIST
Njëkohësisht me kërkesën për transfertat, Yeffet vazhdoi me mikëpritjet luksoze për Faist dhe bashkëshorten e tij, e çdo herë ishin të planifikuara për të ruaj besimin dhe për të hequr çdo dyshim që mund të lindte.Yeffet e ftoi Faist dhe gruan e tij në një udhëtim në shqipëri dhe romë në nëntor të vitit 2020.

Image
Nuk kishte si të ndodhte ndryshe, por në Shqipërinë e varfër, biznesmenit Faist iu prezantua parajsa me luks të shfrenuar dhe kushte sigurie ekstreme, që Ron Yeffet I kishte siguruar fal bekimit nga Edi Rama e në kurriz të shqiptarëve që detyrohen të sakrifikojnë edhe ushqimin.

Në pikën 26 të padisë jepen detaje të udhëtimit në Shqipëri.

PADIA E BIZNESMENIT FAIST
Yeffet orkestroi një tjetër udhëtim luksoz në Shqipëri. Në një shfaqe tjetër teatrale të pasurisë dhe pushtetit tij të supozuar, Yeffet dhe Faist u shoqëruan nëpër Shqipëri me autokolona të shoqëruara me personel sigure të armatosura. Ata qëndruan në një kompleks të madh privat, dhe kuzhinier personal që përgatitën çdo vakt dhe vila ruhej gjithë kohën nga personel sigurie i armatosur. Gjatë udhëtimit Yeffet diskutoi ecurinë e investimeve dhe i premtoi Faist se informacione të tjera do të vinin në vijimsi.

Image

Siç në shumë raste në të shkuarën dhe tashmen, skema e mashtrimit është e njëjtë. Pasi majmen në kurriz të shqiptarëve, miqëve amerikan dyshja Rama-Yeffet i ofrojnë edhe pasapotën shqiptare. Siç sëfundmi e pamë edhe të akorduar për kryebashkiakun e New Yorkut, i cili fill pas lënies së detyrës të një prej kryeqyteteve më të rëndësishme në botë, gjeti bekimin në Shqipëri e jo në kryeqytetin që drejtoi prej vitesh.

PADIA E BIZNESMENIT FAIST
Ai gjithashtu përmendi mundësinë e sigurimit të një pasaporte shqiptare për Faist, një tjetër gjest i dukshëm i aksesit ekskluziv dhe trajtimit të veçantë, i kalkuluar për të mbajtur besnikërinë e Fasit dhe për të shuar dyshimet e tij në rritje pasi nuk kishte marrë ende asnjë të ardhur nga investimet.

Image

Pra, siç sqarohet qartë në akt padi, pajisja me pasaportë shqiptare ishte një tjetër mundësi që Edi Rama i ka ofruar Ron Yeffet, për të joshur këta personazhe, që dikur i zhvati por që sot duket se nuk e ka më të nevojshme pasi milionat e dollarëve merren nga buxheti i shtetit shqiptar.

Padia e dorëzuar në Gjykatën e Floridas vijon e detajuar me fakte teknike e jurdike, por Emisioni Plug hulumtoi dhe më tej për detajet ku përmendet Kryeministri yne, si shoku i Ronit.

Sipas Faist ata u takuan në Paris. Pak pas marsit 2020, por me të dhënat e tjera të përmendura në dosje shumë para nëntorit 2020 kur erdhen në Shqipëri.

🌟 ToonPopKids — Stories That Grow With You!
Fun animations, lullabies & learning for little ones 💤🎶📚
Subscribe Free
Share it :