4 institucione, 0 zgjidhje për mijëra familje të pastreha dhe pa bonus qiraje

Asnjë prej institucioneve vendore apo qendrore nuk merr përgjegjësinë mbi fatin e 3500 familjeve të pastreha nga tërmeti tragjik i nëntorit të 2019-s të cilat prej  10 muajsh kanë mbetur pa bonus qiraje. Faktoje iu drejtua me kërkesa të njëpasnjëshme për informacion 4 institucioneve, se si do ndihmohen këto familje në Durrës e Kurbin, por prej disa muajsh vijon ping-pongu i përgjegjësive. Bashkitë argumentojnë se nuk kanë fonde për bonusin, ndërsa qeveria i konsideron të mbyllura procedurat me rindërtimin.

Prej 10 muajsh, 2500 familje të mbetura pastrehë pas tërmetit të 2019-s në Durrës dhe 1 mijë të tjera në Kurbin nuk kanë marrë bonusin e qirasë. Ky shqetësim u ngrit nga Faktoje në një artikull të publikuar në nëntor të 2023. Banorët dëshmonin se enden dyerve të institucioneve në kërkim të një banese dhe pagesës që u takon për të shlyer qiranë mujore deri në përfundimin e banesave të reja.

Në lidhje me këtë situatë kritike për 3500 familjeve, ne iu drejtuam zyrtarisht edhe institucioneve përgjegjëse, Bashkisë Durrës, asaj të Kurbinit, Kryeministrisë, Mistrisë së Financave dhe të Infrastrukturës dhe Energjisë.

Bashkitë e pranojnë se nuk është dhënë bonusi i qirasë prej muajsh, teksa bëjnë përgjegjëse qeverinë për mungesë të fondeve.

“Bashkia Durrës i ka kërkuar fonde për subvencionimin e qirasë për familjet e prekura nga tërmeti i 26.11.2019 Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë me shkresën 30/4 datë 18.07.2023 dhe nuk ka marrë asnjë përgjigje mbi vazhdimin e lëvrimit të fondeve”, përgjigjet Bashkia e Durrësit.

Ministria e Financave sqaron se që prej muajit mars 2023, bonusi i qirasë për banorët e mbetur pastrehë si pasojë e tërmetit duhet të paguhet nga bashkitë përkatese.

“Në zbatim të pikës 5, të nenit 26, të Aktit Normativ Nr. 9, datë 16.12.2019, nëpërmjet shkresës nr. 5897, datë 30.03.2023, me synimin për të shtyrë përpara procesin e rindërtimit, por edhe për faktin se strehimi është funksion i njësive të qeverisjes vendore, janë njoftuar të gjitha bashkitë e prekura nga tërmeti se pas muajit Mars 2023 subvencionimi i qirasë për këto familje do të financohet nga buxheti i bashkive, duke i njoftuar që të marrin masat e mëtejshme për mbulimin e këtyre pagesave”, njofton për Faktoje, Ministria e Financave.

Pas këtyre përgjigjeve, që nuk japin asnjë zgjidhje konkrete për banorët, ne iu drejtuam me një kërkesë për informacion Kryeministrisë.

Kryeministria ia delegon përgjegjesinë për këtë çështje Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, duke mos dhënë asnjë informacion se çfarë do të bëhet me fatin e familjeve të mbetura në mes të katër rrugëve prej më shumë se 4 vitesh.

Edhe Ministria e Infrastrukturës heq përgjegjësine nga vetja, duke theksuar se pagesa e bonusit është detyrim i bashkive.

“… Ministria e Financave dhe Ekonomisë është shprehur se nga muaji mars bashkitë janë njoftuar se subvencionimi i qirasë për këto familje do të financohet nga buxheti i bashkive dhe në mbështetje të nenit nr.8, të Aktit Normativ të lartpërmendur që parashikon shprehimisht se“ Efektet financiare, që rrjedhin nga zbatimi i këtij akti normativ, do të përballohen, sipas rastit, nga subvencionet e planifikuara në buxhetin e shtetit, programi i strehimit të ministrisë përgjegjëse për strehimin dhe nga të ardhurat e njësive të vetëqeverisjes vendore”, argumenton mes të tjerash kjo ministri.

Asnjë prej 4 institucioneve të pyetura nuk dha përgjigje shteruese mbi fatin e 3500 familjeve, të mbetura pa shtëpi dhe pa bonus qiraje.

Eksperti i Ekonomisë, Zef Preç shprehet kritik ndaj qeverisë dhe pushtetit vendor në lidhje me gjithë procesin e post-tërmetit.

“Mosdhënia e bonusit ndaj familjeve që janë pa strehë për shkak të tërmetit të 26 nëntorit 2019, reflekton nga njëra anë frikën e zyrtarëve nga ndëshkimi i SPAK-ut për shkak të abuzimeve që janë bërë me fondet e rindërtimit, por edhe papërgjegjshmërinë e qeverisë qendrore dhe vendore për të zbatuar aktet që ka ndërmarrë vetë.

Ndërkohë pushteti vendor ka përparësi pagesat e inceneratorëve që nuk ekzistojnë. Dhe pak e më pak po përmbush detyrimet ndaj qytetarëve që e kanë votuar. Dhe për më tepër që qeveria po e përdor përsëri tërmetin edhe pas katër vitesh si një kambial elektoral”, argumenton zoti Preçi./Faktoje

🌟 ToonPopKids — Stories That Grow With You!
Fun animations, lullabies & learning for little ones 💤🎶📚
Subscribe Free
Share it :
Berisha: Shqipërinë e damkos dhe e nxin Edi Rama me organizatën e tij kriminale, jo opozita! Kryetari i PD, Sali Berisha në takimin me kryetarët e degëve, tha se, opozita po artikulon qëndrimet e saj në mbrojtje të interesave të qytetarëve shqiptarë ndërsa akuzoi Edi Ramën për dëmtimin e imazhit të vendit në arenën ndërkombëtare. Ai theksoi se deklaratat e opozitës nuk bëhen për interesa partiake, por për çështje jetike për qytetarët. Berisha u shpreh se, imazhin e Shqipërisë e dëmton korrupsioni dhe veprimet e qeverisë aktuale. Berisha: Ne, në asnjë vend dhe askërkund nuk themi, asnjë fjalë, asnjë presje nga ato që themi këtu. Por ato që themi këtu, s’i themi për interesat tona politike ne. Ne i themi për interesat jetike të qytetarëve shqiptarë dhe ato interesa do mbrohen në çdo arenë, në çdo vend ku diskutohet për to. Ndaj dhe njeriu që i nxin faqen Shqipërisë, njeriu që damkos Shqipërinë, është Edi Rama. Janë, është organizata e tij kriminale. Mafia nuk ka atdhe. Nuk ka ligj. Dhe këta të tillë janë. Shikoni ju, Olta Xhaçkën. Olta Xhaçka për shkak të lidhjeve të saj me familjen më mafioze të Ballkanit dhe të Europës, familjen Rama, qëndron në parlament mandat pas mandati, ndonëse kurrë s’mund të ishte në parlament me grabitjen që bëri të 10.000 metër katror tokë në breg. Kryetari i Bashkisë, ish-kryetari i bashkisë që firmosi bëri burg dhe është në burg, se ajo ishte tokë publike dhe e bazuar në dokumentet e falsifikuara të çiftit kriminal u paraqit si tokë private. Dhe një gjë do t’jua thoni ju qytetarëve. Duhet t’jua shpjegoni. Se këto që diskutojmë ne për AKSHI-n, janë të padëgjuara më parë. Po s’janë asgjë këto me krimin e shëmtuar që kanë bërë ky grup me në krye Edi Ramën me kadastrën e Shqipërisë. Ju keni dëgjuar se si vetëm nga Kadastra e Tiranës u zhdukën 13.000 fletë. Ju garantoj unë ju dhe duhet ta dini se janë me mijëra, mijëra prona, jo vetëm publike, por prona private të përvetësuara. Ja është marrë prona tjetrit tek dera e shtëpisë, dhe ja është transferuar prapa malit. Aty ku mos t’ju duket çudi, aty ku nuk ka patur kurrë pronë.