Tiranë, arrestohet autori i një sërë vjedhjesh në autobusë
Policia e Tiranës ka arrestuar një 37-vjeçar, i dënuar më parë për vjedhje.
Sipas burimeve të policisë, në linjën e autobusëve të unazës 37-vjeçari Stefan Agolli i ka vjedhur pasditen e djeshme portofolin një gruaje, me një shumë prej 7200 lekësh.
Pas denoncimit nga ana e gruas , blutë e kryeqytetit kanë mundur të kapin Agollin, teksa ky i fundit ishte duke hedhur në Lanë sendet e vjedhura.
Ndërkohë që, pas kontrollit në banesën e 37-vjeçarit u bë dokumentimi i 10 vjedhjeve të tjera.




