361 thirrje misterioze në drejtim të policisë

thirrje policiseDikush nuk po mundet të ndalojë së thirruri policinë. Dhe policia e Sarnias po dëshiron ta kuptojë arsyen e këtyre thirrjeve të pandërprera. Që nga Krishtlindjet, një telefonues misterioz në qytetin Ontario, Kanada, ka bërë 361 thirrje në qendrën e thirrjeve 911. “Është brengosëse”, thotë polici Heather Emmons. “A është dikush që me të vërtetë ka nevojë për ndihmë? Apo është dikush duke luajtur me telefon dhe nuk janë të vetëdijshëm se çfarë janë duke bërë?”,
Policia beson se telefoni, që ndoshta edhe nuk ka SIM-kartelë fare, i takon një personi, i cili u lokalizua se jeton rreth një kilometër nga stacioni i policisë. Secila telefonatë zgjat pak sekonda dhe ka një porosi të përzier. Police mendon se mund të jetë ndonjë telefon i vjetër që i ka rënë në dorë ndonjë fëmije gjatë pushimeve, pasi që thirrjet në 911 mund të bëhen edhe pa SIM kartelë.

 

Tenton të hyjë në SHBA – në valixhe

Një tajlandeze është kapur teksa ka tentuar të futej në SHBA nga Meksiko e palosur në një valixhe në një makinë me pajisje sportive në një pikëkalim në Nogales, Arizona, ka thënë një zyrtar kufitar.  “Rrallëherë shohim këso gjërash. Mund ta merrni me mend habinë e zyrtarëve kufitarë kur kanë parë këtë grua të palosur brenda një valixheje”, ka thënë Edith Serrano, zëdhënëse e zyrës amerikane për Mbrojtje Kufitare dhe Doganore, raporton Koha.net. 

Gruaja u gjet mëngjesin e 30 dhjetorit në një xhip Honda që po vozitej nga një 56-vjeçar nga Phoenix, por doganat amerikane e bënë të ditur lajmin vetëm gjatë kësaj jave.
Tajlandezja, e cila ishte futur në një valixhe të butë nën një pirg rrobash, iu dorëzua zyrës për Imigrim dhe për Fuqizim të Doganave, ashtu siç ka ndodhur edhe me shoferin e xhipit.

 

 

Picë me mish gjarpri

Finlanda deri më tani ka qenë në top listën e vendeve ku shërbehen picat
e çuditshme, duke ofruar pica me mish dreri të egër, por picë me mish
gjarpri? “Neighborhood Pizza” në Florida, SHBA, u ofron konsumatorëve të
saj picë me mish të freskët të pitonit.
Sipas ËPXI, restoranti “Everglades” për picat e saja shërben pothuajse të gjitha krijesat e gjalla që do t’i gjenit në moçalin lokal: bretkosa, aligatorë dhe lakër nga moçali.
Pronari Evan Daniell ka thënë për “Neë York Daily Neës” se këto shërbesa janë bërë shumë të famshme, çuditërisht. “Po i shesim gjithandej. Është një aksident i lumtur; gjithçka ka të bëjë me kreativitetin”, ka thënë ai.
Një picë e mesme “Everglades” kushton 45 dollarë, dhe kjo ndodh për shkak se mishi i pitonit kushton shtrenjtë, deri në 66 dollarë për kg. Pronari i lokalit thotë se do të shërbejë në të ardhmen edhe pica tjera të çuditshme, nga krijesat që mbyten në rrugë nga makinat, si rakun, armadillo dhe oposum.

9-vjeçari mburret me konsumim droge dhe me uiski

Një nëntë-vjeçar i dehur mburret se ka thithur marihuanë pasi pohoi se ka pirë 18 kanaqe me uiski dhe kola, në një video që është postuar disa ditë më parë në internet. Videoja e filmuar në një park në Zelandën e Re, fillimisht shfaqë të miturin duke qëndruar i mbështetur për muri derisa në dorë mban kanaqen me 7 për qind alkool.  Kur intervistuesi pyet se përse pi alkool, një vajzë që qëndron më tutje thotë se “i lejohet” para se të thoshte se pijet i janë dhënë nga tezja e tij që jeton aty afër. Aty qëndron pak minuta para se djaloshi të ulej së bashku me një grup të rinjsh. Por, intervistuesi e ndjek atë dhe e pyet se sa kanaqe ka pirë atë ditë, ndërsa ai i përgjigjet  për 18. Kur djaloshi që po incizonte e pyet se tezja e tij mund të futet në burg për dhënien e alkoolit, djaloshi e lut atë që të mos i tregojë policisë.  Ndërsa, një person prapa kamerave përmend thithjen e kanabisit, djaloshi thotë: “Unë kam pirë kanabis”. Të tjerët që qëndronin pranë tij, nuk ishin fare të shqetësuar me gjendjen e tmerrshme të djaloshit, duke thënë se ai ka pirë alkool për shumë kohë. Pasi intervistuesi këshillon se ai mund të vdiste nga alkooli, dikush i përgjigjet: “Duket i vdekur ai?”. Më vonë, kur arriti policia, djaloshi ishte zhdukur, por ata e gjetën më vonë.

Pa gjumë prej vitit 1973

Dyzet vjet më parë, Thai Ngoc kaloi një temperaturë të lartë dhe që prej asaj kohe, ai nuk ka vënë gjumë në sy.
Ky është rasti i çuditshëm i një fermeri nga Vietnami, i lindur më 1942, i cili ka ndezur interesin e komunitetit shkencor.  Disa ekspertë e shpjegojnë me anë të “microsonni”, që sipas tyre ,Thai fle disa minuta, por që nuk e kupton as vetë, që është duke fjetur.  Këto pak minuta janë të mjaftueshme për organizmin e tij shpjegon dhe faqja, smartëeek.it, e cila ka publikuar lajmin e habitshëm të 71-vjeçrit.  Por edhe kjo nuk është vërtetuar. Përpara Thait, rekordi i pagjumësisë mbahej nga Tony Ëright, i cili kishte qëndruar 266 orë pa gjumë, por që pas një përgatitje të gjatë, ekspertët ia kishin arritur qëllimit, për ta vënë në gjumë. Pagjumësinë e tij e ka treguar edhe bashkëshortja, e cila ka thënë, se që pas kalimit të temperaturës së lartë, ai nuk ka vënë gjumë në sy, madje aq dehjet në gjithë këto vite s’e kanë ndihmuar, që të flejë. Ndërkohë rasti i tij është nën vëzhgimin e mjekëve të spitalit, Da Nang. Ata i bënë një sërë analizash, të cilat nxorën përfundimin, se trupi i tij është i shëndetshëm, vetëm se hemisfera e djathtë e trurit të tij është më e madhe se ajo e majta.

 

Një objekt i paidentifikuar ka fluturuar vetëm 300 metra mbi një stadium futbolli në Gjermani

Një objekt i paidentifikuar ka fluturuar vetëm 300 metra mbi një stadium futbolli në Gjermani.
Objekti, që besohet të jetë një UFO, fluturoi mbi stadiumin e qytetit verior Bremen duke shkaktuar tronditje të madhe si dhe ndalim të fluturimeve të avionëve në zonën pranë aeroportit për rreth 3 orë.
Gjatë kësaj kohe, objekti u shfaq dhe u zhduk disa herë nga radarët. Policia gjermane e konfirmoi incidentin, por shtoi se nuk është ende e qartë se për çfarë objekti është fjala.

 

Njeriu që nuk është larë për 60 vjet 

Fotoreportazh i çuditshëm vjen nga fshati Dezhgah në zonën Farashband të Iranit. Historia e 80 vjeçarit Amoo Hadj, i cili ka 60 vjet që nuk ka bërë dush e as nuk është rruar po habit gjithë botën. Lëkura e tij e paprekur nga uji ndër vite është me luspa, sytë mezi i shihen ndërsa trupi i tij kundërmon. Askush nuk di të sqarojë pse Amoo Hadj nuk është larë për një periudhë kaq të gjatë por interesante është që pavarësisht papastërtisë, lëkura e tij nuk ka kurrëfarë sëmundje.

 

Cigarja shkurton 11 minuta jetë

Duket se sipas kërkuesve një cigare na shkurton plot 11 minuta. Një alarm i ri për duhanpirësit por pjesa më e madhe e tyre as do e marrin fare në konsideratë këtë lajm duke e vendosur në të njëjtin nivel me të tjerat. Me siguri do e lexoni me një cigare në gojë duke thithe atë helm që quhet nikotinë. Në studim u përballën të dhënat mbi vazhdimësinë e jetës të personave që pijnë duhan dhe atyre që nuk pijnë. Në fund shkencëtarët kanë arritur në një konkluzion: ata që pijnë duhan vdesin 6 vjet e gjysëm më parë se ata që nuk pijnë. Ai që pi mesatarisht 16 cigare në ditë mund t’ju thotë lamtumirë plot 6 vjetëve nga jeta e tij.

 

 

 

Share it :