29-vjeçarja britanike, Rebeca Gannon, u mbyt në sy të të dashurit të saj gjatë ekspeditës së zhytjes në brigjet e Sarandës. Kjo është dëshmia dramatike që kanë zbardhur mediat angleze, rreth ngjarjes së rëndë që ndodhi pak ditë më parë në brigjet e Sarandës. Sipas Daily Mail, në varkën ‘Spiranca’, ishte i pranishëm dhe i dashuri i 29-vjeçares, por ai nuk ka pranuar të identifikohet dhe flasë për shkak se është i tronditur nga ngjarja.
Greta Brozi, instruktore zhytjeje dhe njëherazi bashkëpronare e varkës ‘Spiranca’, me të cilën po eksploronte turistja angleze ujërat e Sarandës, ka treguar detaje nga ngjarja e pak ditëve më parë. Sipas dëshmisë së Greta Brozit, 29-vjeçarja angleze dhe i dashuri i saj ishin të pajisur me certifikatë PADI, e cila u lejon atyre të zhyten në ujëra të thella në det të hapur.
Gruaja britanike që vdiq ishte këtu me të dashurin e saj dhe të dy kishin certifikata PADI për ujëra të hapur. Kështu që të dy ishin plotësisht të kualifikuar për t`u zhytur me ne. Vajza ishte në ujë për dhjetë minuta, më pas pati vështirësi. Kisthe pasur problem me rregullatorin e oksigjenit, për ai u ndryshua dhe funksiononte mirë’, tha thënë Brozi.




