25 –vjetori i grevës studentore, Basha: Shqipëria sërish në të njëjtin udhëkryq

studente25 vite më parë një grupt studentësh vendosën të hyjnë në një grevë urie, duke zgjedhur këtë formë ekstreme të protestës për të kërkuar liri dhe demokraci ndaj regjimit që ishte duke rënë.
Kjo grevë ishte një ndër hapat e parë që do të pasonte më tutje protestat masive studentore, të cilave iu bashkuan me shpejtësi edhe qytetarët që kërkonin rrëzimin e komunizmit.

Sot, kur kanë kaluar dy dekada e gjysmë, Lulzim Basha mendon se Shqipëria ndodhet sërish në udhëkryq.

“Greva urisë e studentëve ishte një akt heroik, historik dhe sot, pas 25 vitesh, koha dhe sfidat e Shqipërisë po e thërrasin sërish në skenë studentët dhe grevat. Unë jam i sigurtë që rinia shqiptare nuk do të zhgënjejë, por do të ngrihet përsëri për liri dhe demokraci”, tha Basha.

Në këtë përvjetor foli edhe ish-kryetari i PD-së, Sali Berisha. Ai kujtoi sfidat e opozitës në atë kohë, ku njërën veçoi si më të madhen.

“Deenverizimi ishte sfida e Partisë Demokratike. Pa deenverizimin, Partia Demokratike ishte thjesht një fasadë në opozitë. Këtë ja thashë edhe Azem Hajdarit”, u shpreh Berisha.

Share it :