Rama “vret” veten që të mos e “vrasë” Mafi@

Rama “vret” veten që të mos e “vrasë” Mafi@

Nga Basir Collaku

Rama merr të pandehur “SPAK” për fakiren Balluku
Prokuroria rrëzohet
Belinda shpëtohet
Integrimi bllokohet
Kundra ska. Rama “vret” veten, për të mos e “vrarë” Mafia.
Slogani i Ramës ishte banditë(jo proletarë) të të gjithë grupeve, bashkohuni.
Struktura e Posaçme le të hetojë po deshi.
Një dorë të kapurish parlamentarë nuk dalin dot nga pengu. Nuk thotë kot populli, perëndia të merr mendjen më parë, pastaj mallin.
Lufta
Kur dëgjon Ramën me frymëmarrje të pabalancuar, me një paaftësi shfajësuese poshtëruese, si avokati më i shumëpaguar i të akuzuarës, Ulsiun dhe Ballën të farkëtuar si dy hallexhinjt në radhë, zbatues porosish, të shkon mendja se i pandehur është SPAK-u. Ndërsa Balluku është rivalja historike e Skënderbeut më bëma qeverisjeje magjike për kombin.
Stacioni i Trenit dhe Rruga e Elbasanit janë adresat e panikut të kryeministrit, të cilët në kontekste i shpalli bashkë me Gjemraninë e para disa ditëve, armiqtë e Shqipërisë. Madje i njihte mirë penguesit e korrupsionit të Porto Romanos. Ndoshta e kishte për Dhomën Amerikanë kërkuese të bllokimit të kësaj procedure me plot telashe ligjore.
Çmenduri ku kërkohet ndërhyrje urgjente spitalore për të korrektuar shkarjet mendore të zaptuesit të pushteteve në këtë vend. Asnjë nga pretendimet e prokurorisë nuk u çmua se qëndron. Madje dalldia u kthye në një gjyq nga partia rilindase në pushtet, ndaj prokurorëve e gjyqtaëve.
Ish prokurori deputet, u shpreh se shkelja e barazisë në tendera, qenka një histori administrative, e jo një ngarkesë penale, se nuk ka korrupsion, ndonëse kanë fluturuar miliarda euro, e abuzuar qindra milionë. Rama u vetëdekorua më tej duke urdhëruar se duhet të kthehej pas prokuroria, ngaqë janë të paaftë në kërkesën e në materialet e përcjella në Kuvend.
Kuturisi më tej të mbrojë të tjerë ushtarë të rënë në grupe kriminale si Veliajn, Beqajn dhe Karçanajn. Duket se rrethimi hetimor po nxiton drejt Ramës ndaj dhe hukubetshëm sot ai demonstroi dhunën e kartonave. Përkohësisht.
Nuk kujtoi se Olsi vëllain, apo Lindën bashkëshorten të cilët përmenden më shpesh se parashikimi i motit nëpër dosje. Jo më larg se dje, media italiane solli në emisionin investigativ përmendjen e emrit të Olsi Ramës në call centerat mashtrues financiar, në një biznes kriminal qindramilionë eurosh. Pa harruar “Xibrakën”. Kërkoi hetim për hidrocentralet e Shkopetit, por nuk ka funshpinë të kërkojë betonimin e Zogut të Zi, hetimi i pushuar nga prokurori i shpërblyer prej tij, e jo me vendim gjykate. Prokuroria e Posaçme nuik ka arsye të ngurojë të rrëfejë hetimet edhe për Kryeministrin në shumë dosje në regjistrin e saj penal. Nësë dorëzohen përballë një të inkriminuari me pushtet, le ta mbyllin si godinë.
Pastaj SHBA-BE, e dinë qartë tashmë se narcokryeminisitri, se Edi Rama, aleati i“Sinaloa” së sanksionuar, është rrezikshmëri e lartë shoqërore, jo vetëm për Shqipërinë, por edhe jashtë saj. Organizata kriminale “Qeveria” ka konfirmuar, se armët e përdorura dhanë efektin e kërkuar, me refuzimin e Prokurorisë. Mediet, dy ishin armiq, saktësisht të vërtetë jo vasalë të tij, syri dhe news 24, të tjerët janë miqtë e tij dhe librit të tij të shpërblimeve me financime të gjithllojshme..Lufta po zbukurohet me shëmti..

Share it :