Nga Flavio Qarri: Banorët e Dragostunjës dhe banorët e vilës 31
Nga Flavio Qarri
Prej 10 ditësh juglindja është bllokuar. Plotësisht. Kryeministri ka kaluar vetëm një herë andejpari. Jo për ata “fakirat” (sipas mendimit kryeministror) se ata janë të pavlerë e të padenjë. Kaloi se ishin ca tipa me helikopter dhe ky donte tu tregonte se e kishte më të madh helikopterin. Revolta e qytetarëve të shtunën preku Vilën e Enverit ose 31 siç njihet zyrtarisht. Në fakt ashtu si shumëçka tjetër që ka rilindur nga simbolikat komuniste edhe banesa e diktatorit ka marrë një përmasë glorifikuese. Jo si hapësirë ku ekspozohen e dononcohen monstruozitete komuniste e totalitariste por si një vend iluminimi. Revolta te ajo godinë ishte e vonuar ashtu si qasja jonë shoqërore ndaj lirisë, mbylljes së hesapeve me të shkuarën dhe mbi të gjitha mbajtja e përgjegjësisë. Por ç’bën kryeministri ynë i ndjeshëm ndaj artit? Shkon atje dhe ngushëllon artistët të cilët, duke i njohur, kam dyshime të forta nëse ishin në gjëndje të kuptonin se ç’po ndodhte rreth tyre një të shtunë mbrëmje.
Po ju jap dhe dy informacione.
Banorët e Dragostunjës kanë një javë bllokuar fare. Janë pa bukë e pa ujë. Policia nuk i lë as të dalin në këmbë nga fshati.
Kryeministri ynë regjistron çdo vit nga 500 deri në 1000 “vepra arti” si prodhime të vetat.
Në foto Rama me mbesën e Hysni Kapos sot





