Kërkoi heqjen e masës së arrestit shtëpiak, Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Eria Agos

Kërkoi heqjen e masës së arrestit shtëpiak, Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Eria Agos

Gjykata e Lartë ka rrëzuar këtë të premte rekursin e Eria Ago-s, ish-partnerja e Safet Bajrit, e cila kishte kërkuar heqjen e masës së “arrestit shtëpiak”.

Gjykata e Posaçme e Apelit zbuti masën e sigurisë ndaj Agos nga “arrest në burg” në “arrest ne shtëpi”, më 20 nëntor të vitit të kaluar, teksa ajo kishte kërkuar heqjen e arrestit shtëpiak në Gjykatën e Lartë, por kjo e fundit ka rrëzuar rekursin.

Eria Ago, dyshohej se ndihmoi Bajrin në vrasjen e Fatbardh Licit. Ajo u arrestua në muajin mars të 2025 pasi dyshohet nga Prokuroria e Posaçme se drejtoi një nga automjetet që u përdor për vrasjen e Licit, ngjarje e shënuar në gusht të vitit 2018 në lagjen Kiras të Shkodrës.

Pavarësisht se 31-vjeçarja i ka mohuar akuzat e prokurorisë për përfshirjen e saj në këtë ngjarje, pretendimet e saj nuk janë marrë parasysh nga gjykata.

Për ekzekutimin e Fatbardh Licit, SPAK ka ngritur akuzat “Vrasje me paramendim”, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, si dhe “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal” ndaj Safet Bajrit, Behar Bajrit dhe Astmer Bilalit.

Share it :