A ka ndonjë budalla që beson se Rama ka hall mos po i pezullon SPAK-u Shabanin?

Nga Klodian Tomorri

Ky nen që nuk lejon gjykatat të pezullojnë udhëheqjen është perlë. Faktikisht, ai nen bëhet vetëm për një njeri.

Por këta nuk e bënin dot që “gjykatat dhe SPAK-u ndalohen të pezullojnë kryeministrin”, se dukej pak keq ashtu dhe kanë marrë, kanë futur ca të tjerë kot aty. Gjej zyrtar shteti dhe fute kot.

Tani, ka ndonjë budalla aq të madh në rruzullin tokësor sa të besojë që Rama ka hall mos po i pezullon SPAK-u Shabanin? Se ky mirë që i bën këto prapësira, por nuk rri dot as pa tallur asetet. Aty e ka kënaqësinë e madhe.

Ky nen që nuk lejon gjykatat të pezullojnë udhëheqjen është perlë. Faktikisht, ai nen bëhet vetëm për një njeri.

Por këta nuk e bënin dot që “gjykatat dhe SPAK-u ndalohen të pezullojnë kryeministrin”, se dukej cik keq ashtu dhe kanë marrë, kanë futur ca të tjerë kot aty. Gjej zyrtar shteti dhe fute kot.

Tani, ka ndonjë budalla aq të madh në rruzullin tokësor sa të besojë që Rama ka hall mos po i pezullon SPAK-u Shabanin? Se ky mirë që i bën këto prapësira, por nuk rri dot as pa tallur asetet. Aty e ka kënaqësinë e madhe.

A mund ta pranojë dot kryeministri që SPAK-u të kapërcejë territorin dhe t’i marrë Shabanin me atë të KLSH-së? Si mund ta pranojë ai që t’i marrin njerëz kaq të rëndësishëm?

Është gjigand përfundimisht. Aty duhej vënë gardhi se Allah Allah, çmendej ndonjë prokuror nesër dhe kërkonte pezullimin e kryeministrit. Ja, nuk i ra dosja Irenës, ku do vinte puna pastaj? Nuk i lihen rastësisë këto gjëra se janë me zarar.

Po sa pa e votuar, shikojeni edhe njëherë mirë mos na keni lënë ndonjë shtetar tjetër pa futur aty. Këta drejtorët e komunaleve p.sh. janë hallkë shumë e rëndësishme e shtetit. Nuk lihen pa mbrojtje.

Share it :