Kushtetuesja, “drejtësi e re”, skllavëri e re!

Kushtetuesja, “drejtësi e re”, skllavëri e re!

Nga Basir Collaku

Gjykata Kushtetues ngec në baltë përsëri.
Nuk është fort surprizë! Lluca e saj nuk është sekret.
Kjo shtyrje e re gjendet e lajmëruar nëpër korridore informative. Ndoshta forcat madhore të natyrës ua kthejnë mendjen. Ndoshta.
Madje zërat rrotull ngjarjes kanë përfolur një pamundësi për të shkuar në një opinion të radhës në Komisionin e Venezias. Si shpesh e për turp herë. Ne duhet t’i kërkojmë Venezias të na këshillojë për mbarsjen e lopëve, qethjen e deleve, si të.zihen groshët. Një inferioritet e vasalitet tronditës.
Çfarë po bën Kushtetuesja?!
Po shkon pas oreksit të KM. Dashka më shumë kohë se dy muaj për të vendosur.
Që të.marrë kohë Rama-Balluku tre muaj. Sepse shumica e Kuvendit të gjejë arsyen e përsëritur të shtyjë njëlloj si Gjykata afatin të shprehet pas saj?!!!
Drejtësia e re. Skllevër të rinj.
Në çdo gjykatë supreme anëtarët janë moshë afërsisht e tretë. Karriera e tyre ka cilësi e përvojë të spikatur. Janë ajka e lëmit juridik. Kanë në punën e tyre vendimmarrje të zëshme diference. Por politika e korruptuar në palcë në shumicë ka zgjedhur militantë të saj. E gjithë trupa nuk ka më tepër se dy emra të kenë qenë gjyqtarë në jetën e tyre. Të tjerët janë sfilatë lobingjesh për bindje graduale. Ndaj çekiçi në duart e tyre ka kokën e qeverisë. Ata kanë penguar drejtësinë. Kanë penguar Prokurorinë.dhe Gjykatën e Posaçme të veprojë ndaj të pandehurës Balluku. Duan më shumë kohë. Po merreni vendimi. Pro apo kundër. Si të jetë. Shprehuni. Si të dini e si të doni. Kaq. Përse e zgjasni?!
Përse?! Çfarë do ju ndryshojë koha shtesë në profesionalizëm?!
Do të mençuroheni më tepër?!
Do të bëni specializime të reja?!
Do të kualifikoheni jashtë?!
Do të këndoni libra të reja drejtësie kombëtare dhe ndërkombëtare?!
Do të flisni me miq të gjykatave homologe për ekspertizë në Evropë apo USA?!
Do të bëni shpikje juridike?!
Jo. Asnjëra. Thjesht nuk janë të lirë të vendosin. Nuk kanë fundshpinë.
Nuk po akuzoj se jeni të korruptuar
As se jeni pazarxhinj
As se jeni të kapur
As se jeni të paaftë
As se jeni maskarenj.
As se ju di Rama sekretet e ju shantazhon
As se ju ka sajdisur Balluku nëpër qoshe ziafeti.
Ka prej tyre me biografi penale e morale të shëmtuar.
Shpesh në detyra ekstreme, të këtij niveli mjafton një detaj i vogël të bëhesh turp i madh i këtij vendi.
Ata
Janë thjesht të dëmshëm. Shumë të dëmshëm. Pafundësisht të dëmshëm..!!! Njëlloj sikur ishim tre vite bosh, pa të..!! Ndoshta deri në mesnatë ndodh çudia..

Share it :