Tri provokime antiamerikane në të njëtën kohë e në të njëjtin vend

Tri provokime antiamerikane në të njëtën kohë e në të njëjtin vend
Nga Basir Collaku

Gjithnjë e më shumë Babloku nuk kontrollon veten. Hallet janë edhe viza të bardha. Sot shënoi një trihapësh provokativ ndaj SHBA.
Provokimi i parë:
protokollar. E kishte vendosur të ngarkuarën me punë ad interim të SHBA, VanHorn në krahun e djathtë të të pandehurës zv. Kryeministre e ministre Belinda Balluku. Fare mirë mund ta vendoste përfaqësuesen amerikane në krahun e tij të majtë.
Gjuha e trupit e diplomates së lartë amerikane manifestonte një siklet lehtësisht të dukshëm e të lexueshëm.
Provokimi i dytë:
Aziatik. “Kinezët i kanë vënë syrin Shqipërisë, e konsiderojnë si pika e mjaltit e Europës”, u shpreh aty ku asnjë kinez, madje asnjë hije kinezi nuk kishte. I ra pragut kinez që të dëgjojë dera amerikane.
Provokimi i tretë:
Cinizmi me korrupsionin. “Janë në modë akuzat për korrupsionin…Le ta thotë kompania amerikane që fitoi tenderin, nëse ka patur korrupsion”…
No coment…
Ndërkaq zonja VanHorn e mbylli ditën zyrtare të punës me një vizitë e takim në Gjykatën Kushtetuese. Çmontim karteleve e rrjeteve të drogës e përgjegjësi para ligjit…e të tjera mesazhe drejtësie..

Share it :