Rritja e prurjeve të Lumit Seman përmbytin fshatin Murriz- Kozare, rrezikohet dhe fshati Belinë e zonat përreth

Rritja e prurjeve të Lumit Seman përmbytin fshatin Murriz- Kozare, rrezikohet dhe fshati Belinë e zonat përreth

Prurjet e lumit Seman janë rritur ndjeshëm, duke tejkaluar nivelet e regjistruara në muajin nëntor të vitit 2025. Banorët e fshatit Belinë shprehin frikë, pasi niveli i lumit ka arritur pika kritike dhe rreziku i daljes nga shtrati mbetet i lartë.

Edhe pse dy ditë më parë u ndërmorën përforcime të argjinaturës me inerte nga autoritetet e Bashkisë Patos, banorët thonë se niveli i lartë i ujit mund të përmbytë jo vetëm banesat e Belinës, por edhe ato të fshatrave Sheqishte dhe Verbas.

Sipas informacionit të autoriteteve lokale mëngjesin e sotëm. Lumi Seman ka dalë nga shtrati në fshatin Murriz, Njesia Adm Fiershegan, Bashkia Lushnje dhe ka prezencë uji në oborret e banesave.

Fshati Murriz- Kozare ndodhet nën pushtetin e ujërave të lumit Seman.Po kështu ka përmbytur me qindra ha toke bujqësore brenda argjinaturave në Roskovec-Patos dhe Fier.

Ngritja e nivelit të këtij lumi rrezikon shumë fshatra përgjatë argjinaturës. Më e vështirë situata në Imshtë ku uji është pothuaj në nivel me argjinaturën. Deri për momentin nuk ka rrezik çarje të argjinaturës,por nëse prurjet vazhdojnë, ujërat mund të kalojnë argjinaturën

Share it :