Dyshohet se e mori rrjedha e ujit në Klos, ende asnjë gjurmë nga 30-vjeçari

Dyshohet se e mori rrjedha e ujit në Klos, ende asnjë gjurmë nga 30-vjeçari

30-vjeçari Jurgen Karaj, i cili dyshohet se është marrë nga rrjedha e një përroi në fshatin Darsë në Klos, ende nuk është gjetur nga autoritetet.

Sipas raportimeve, ditën e djeshme kërkimet u përqendruan përgjatë shtratit të lumit Mat dhe vijuan për disa orë, por u ndërprenë pas rënies së errësirës. Ato kanë rifilluar sërish në orët e para të mëngjesit të sotëm, por deri më tani trupi i 30-vjeçarit ende nuk është gjetur.

Sipas Policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:30, kur një mjet tip Audi me targa angleze doli nga rruga dhe përfundoi në shtratin e përroit.

Makina drejtohej nga Andi Lloshaj, 24 vjeç, banues në Fullqet, i cili u gjet dhe u kap disa orë më vonë. Testimi i alkoolit tregoi se ai drejtonte automjetin në gjendje të dehur.

Në mjet dyshohet se ka qenë edhe 30 vjeçari Jurgen Karaj, banues në të njëjtin fshat, i cili dyshohet se është marrë nga rrjedha dhe ka humbur.

Share it :