DURANA, jo thjesht një plaçkitje!

DURANA, jo thjesht një plaçkitje!

Irena Beqiraj

Si njohëse jo e keqe e Kodit Doganor edhe e ligjit të Zonave të Lira, Durana nuk është një lajthitje juridike por një sajesë në kufijtë e marrëzisë.

Marrëzia e tejkalon sferën e korrupsionit. Një i korruptuar keqpërdor ligjin edhe proçedurat ekzistuese për për përfitime personale.

Një i marrë është indiferent karshi ligjit, pasi ligji për të nuk ekziston . Për të marrët, çdo mjet, çdo sajesë që i ndihmon për të arritur qëllimin është legjitim.

Durana nuk është veçse përdorimi i “teknologjisë”, si doganieri për të kaluar mall kontrabandë , por ajo na ofrohet si kopje e zhvillimit teknologjik, në kushtet kur nuk ekzististon fare origjinali.

Ajo është inskenim i realitetit i cili redaktohet, rishkruhet dhe përpunohet në mënyrë që të zbehet vija ndarëse midis korrupsionit edhe zhvillimit.

Parku teknologjik Durana, nuk është thjesht në aferë korruptive ( sa mirë sikur të ishte vetëm e tillë ) do ta ngushëllonim veten me frazën ” korrupsioni ekziston në gjithë botën”.

Nuk përfaqëson “as kumbullat e dardhat e konsumuara kryesisht nga gratë pranë Kryeministrit prapa kurrizit të tij edhe të gjithë “progresistëve” socialistë të drejtimit të partisë .

Ai është një nga shembujt e hipernormalizimit të marrëzisë që u lejua nga socialistët jo vetëm për përfitime ekonomike , por si strategji për përmbytjen e shoqërisë me gënjeshta me qëllim çmontimin në mënyrë sistematike të infrastrukturës se fakteve.

Faktet që ne jemi një komb i cili në vitin 2024 :
1) renditet në vendin e 84 në botë në Indeksin e Teknologjisë edhe Inovacionit edhe në vendin e parafundit në Europë;

2) blen shërbimet edhe produktet e teknologjisë edhe informacionit duke zënë vendin e 66 në Europe në blerjen e imputeve teknologjike, por fatkeqësisht rradhitet në vendin e 97 në botë edhe e fundit në Ballkan prodhimin e teknologjive pra i fundit në outputin teknologjik ;

3) renditet në vendin 84 në Indeksin e Gadishmerisë së Rrjeteve teknologjike pikërisht për shkak të zhvillimit të ulët teknologjik, duheshin çmontuar!

Ndaj u duhej Diella, Durana, materniteti i Diellës, pasi publiku duhet të jetojë në iluzionin kryeministror se :
“Shqipëria është një komb që guxon të udhëheqë dhe jo të ndjekë, në ballë të shkencës dhe teknologjisë në këtë rajon”.

E pra, Durana , Diella edhe materniteti i saj nuk janë instrumente vetëm për të përfituar një një grup njerëzish, nga mospagesa e taksave edhe përfitimi pa tender i fondeve buxhetore, por krijime të sajuara me kujdes nga mendje djabolike, që synojnë mpirjen e rebelimin tonë karshi atyre që na vjedhin jo më përmes forcës, por përmes rritjes së paaftësisë së njohjes.

Kanë shkelur vetëm ligjin , kanë përfituar padrejtësisht para publike? Jo. Ky është dëmi më i pakët edhe i rikuperueshëm .

Më keq! Ne sot po kuptojmë që jetojmë në marrëzi edhe askush nuk kursehet për të. Të gjithë këta të marrë gjejnë budallenj të tjerë për t’i duartrokitur.

Share it :