BKH-SPAK në terren 72 orë, Rama-Bela mbajnë peng Kuvendin
Nga Basir Collaku
BKH dhe SPAK, prej tre ditësh në terren në mbledhje provash për Ballukun dhe AKSHI. Janë sërish veprime me agjentët e Strukturës së Posaçme, për shkak të telasheve të mundshme të dekonspirimit, kur në aksione ka qenë e përfshirë Policia e Shtetit. Kjo lidhur dhe me faktin se Drejtori i Përgjithshëm e Policisë së Shtetit, Ilir Proda dhe drejtoresha e Kibernetikës Gjana, në Policinë e Shtetit, janë me telefona të sekuestruar, të lidhur me dy dosjet hetimore, Balluku-Rama-AKSHI, tashmë si dy organizata kriminale. Dyshimet flasin edhe për emra të shërbimeve të përfshirë si target hetimi. Kontrolle banesash, zyrash, sekuestrime pajisjesh kompjuterike. Kryesisht biznesmenë të cilët janë të lidhur me hetimin rreth tenderave të lëvruar nga ministria dhe komunikimet favorizuese të zyrtarëve dhe titullares së institucionit. Numri vjen në rritje dhe emrat janë shumë të njohur. Gjetjet janë të rëndësishme për hetimin. Kjo ka shtuar dyshimet dhe indiciet për emra të tjerë të shumtë të cilët mund të jenë së shpejti me masa sigurie. Krahas kësaj po kqyren dhe lëvizje pasurie bankare dhe të patundshme. Me pengmarrjen e Kuvendit për të mos lejuar mbledhjen e Këshillit të Rregullores dhe Mandateve Edi Rama po përpiqet të fitojë kohë para se prangat të zbresin në Parlament. Është hera e tretë që Peleshi me urdhër të Ramës nuk lejon shqyrtimin e kërkesës së SPAK për heqjen e imunitetit dhe arrestimin e Belinda Ballukut. Vendimi i Gjykatës Kushtetuese ka shërbyer si ndalim të procedurave dhe në Gjykatën e Posaçme. Ndikimi i Ramës ende ka mbetur në Kushtetuese e cila ka dhënë kohë shtesë deri me 22 janar. Rama po përpiqet me sajesa procedurash të kapë kohën tre mujore për të rrëzuar kërkesën e arrestit për zëvëndesën e tij. Por matrrialet e përftuara. Ga hetimi janë.gjithnjë e më të rënda dhe kur Kuvendi të hapë seancën 16 mijë faqeve mund tu shtohen të tjera prova të cilat nuk do ju lënë shteg refuzimi deputetëve. Ndonëse socialistët e Ramës po përpiqen ta kthejnë Kuvendin nël Gjykatë. Ekziston hapësira ligjore ndaj anëtarëve të Këshillit dhe urdhëruesit të tyre të ngrihet akuzë për pengim të drejtësisë. Deri atëherë kontrollet dhe mbledhjet e provave vazhdojnë prej tre ditësh 24 orë në ditë nga BKH dhe SPAK…




