2026 me satelite/ Vlora nesër sërish pa ujë

2026 me satelite/ Vlora nesër sërish pa ujë

Disa lagje të qytetit të Vlorës do të përballen ditën e nesërme me mungesë të furnizimit me ujë të pijshëm.

Sipas njoftimit të Ujësjellës Kanalizime Vlorë, ditën e martë, më 21 prill, në qytetin bregdetar, do të kryhen punime për lidhjen e rrjetit të ri të ujësjellësit me atë ekzistues në disa zona, përfshirë rrugët “Pelivan Leskaj”, “Riza Salati” dhe segmentet e “Transballkanikes”, si dhe lagjet “10 Korriku”, “24 Maji” dhe “Kushtrimi”.

Si pasojë e këtyre ndërhyrjeve, do të bëhet stakim i detyruar i stacionit kryesor, duke sjellë ndërprerje të furnizimit me ujë në zonën bregdetare, përfshirë “Ujin e Ftohtë”, “Lungomaren”, “10 Korrikun”, “Kalanë” dhe “Jonufrën”.

Ndërkohë, po sipas njoftimit, pjesa tjetër e qytetit do të ketë mungesë uji vetëm gjatë orëve të pasdites. Furnizimi pritet të rikthehet në normalitet mëngjesin e së mërkurës.

🌟 ToonPopKids — Stories That Grow With You!
Fun animations, lullabies & learning for little ones 💤🎶📚
Subscribe Free
Share it :