Nuk bëjnë punë kamerat, kur të kanë plas sytë.

Nuk bëjnë punë kamerat, kur të kanë plas sytë.

Nga Basir Collaku

Kamera inteligjente verbohen kur i përdor një budallla, ose një i inkriminuar
Se zbardh kamera krimin por dora që e ndez
Do zbardhkërka vrasjen e Rinasit me kamera inteligjente zhurmon militantët e tij kryeministri Rama. Si satelitët që shohin vetëm datën e pagesës kompanisë kur i paguhet qiraja.
Si tigrat 1 e 2 që kërdisën mbi 100 milionë euro para publike
Si firmën e hedhur mbi kompaninë fantazmë që hodhe te inceneratori
Si tunelin e Llogarasë
Si rrugën Thumanë-Kashar
Si rrugën e Arbrit
Si aeroportin e Vlorës
Si Portin e Durrësit
Si 12 miliardë tendera infrastrukturë me abuzime ulëritëse
Si kamerat që filmuan e fotografuan Olsin me çunat e kokainës në Xibrakë
Si ata që e regjistruan po vëlla Olsin në biznesin e call-center
Si ata që nuk njohën zërin e vëllait të Xhafës në prokurori
Si ata që filmuan mijëra hektarë hashash që vazhdojnë gjelbërohen të patrazuar
Po këto kamerat inteligjente do ia tregojnë banditët që ka emëruar në qeveri Ramës
Si fondet e IPARD për bujqësinë por u bënë vila për shoqninë e partisë, që i pa e hetoi gjithë bota si vidhen po këtu askush
Si tenderat sekret në pandemi
Si plaçkitjet qindramilionë euroshe të AKSHI
Si 22.4 ha tokë e Gjipesë që u bënë tokë daje, e verbuan kadastrën
Si tonelatat e kokainës lumë në portin e Durrësit e nuk i prek asnjë kokërr polici
Si investimet strategjike dhënë trafikantëve kur nuk sheh kujt ia firmos
Si jepen punë publike e investime Mafias por sytë nuk ndalojnë
Se mos hedh një sy kamerave të KM të shohim si hyjnë e dalin mafiozët e sanksionuar nga USA
Si nuk pe dot Charlin e FBI kur dendej me shpërblime e gjoba dhe kryente qoka amerikane me pagesë nga këshillonjësit
Si ata oficerë policie, prokurorë e gjyqtarë që i ke në dosje bandash
Do e gjeje me kamera intelegjente vrasësin
Edhe me këto kamera “budallaqe” po të kishe vullnet inteligjent do e zbardhje. Por me vullnet budalla nuk punon asnjë kamera inteligjente.
Nuk ka të bëjë kamera. Mbreti Zog me dy xhandarë mbante rendin në një qytet. Meseleja është te dora që ndez e fik dhe lexon kameran.

Share it :