Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka reaguar me anë të një postimi në “X” për 15-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO.
Tabaku shkruan se, ndërsa festojmë këtë ditë, le të reflektojmë mbi rrugën dhe fuqinë tonë.
POSTIMI
Ndërsa festojmë 15 vjetorin e anëtarësimit në NATO le të reflektojmë mbi rrugën & fuqinë tonë. Kjo arritje s’duhet të na vetëkënaqë por të kërkojmë më shumë: jo thjesht anëtar por partner & kontribuues në këto kohë të turbullta.
Modernizimi FA&roli rajonal duhet të jetë prioritet.




