11 Maji/ Meta me audio mesazh: Te gjithe bashke per te fituar per ta bere Shqiperine madheshtore, Fiqiri eksportuese dhe te ndeshkojme shkaktarin e shkaterrimi te ketij vendi

11 Maji/ Meta me audio mesazh: Te gjithe bashke per te fituar per ta bere Shqiperine madheshtore, Fiqiri eksportuese dhe te ndeshkojme shkaktarin e shkaterrimi te ketij vendi

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka regjistruar një audio nga qelia për të gjithë qytetarët shqiptarë.

Teksa u bën thirrje që të votojnë në zgjedhjet parlamentare koalicionin “PD- Aleanca për Shqipërinë Madhështore”, Meta ironizon kandidatët e PS, gjithashtu edhe kryeministrin Edi Rama.

Ai që në 2021 kandidoi i teti në Durrës dhe e kishte kopsitur rezultatin, me bandat dhe partnerin e tij të errësirës së 17 majit, tani është kyçur i pari në bunkerin e listave të mbyllura bashkë me gjithë anonimët, që nesër s mund t’i kërkojnë llogari për humbjen”, thotë Meta për kandidatët e PS dhe kryeministrin Edi Rama.

Në mesazhin e tij, Meta ka akuzuar ashpër 12 vitet e qeverisjes socialiste, duke e cilësuar fitoren e opozitës në zgjedhjet e 11 majit si të pashmangshme.

“Ndaj fitorja me 84 mandate e opozitës garanton edhe hapjen e plotë të listave edhe pa Ramën. Për këtë garanci është edhe Partia e Lirisë që ka qenë kundër mbylljes së listave, për këtë garant është edhe vetë Berisha por edhe 40 deputetë të opozitës që do të zgjidhen nga listat e hapura,” – deklaroi Meta.

Meta: Të dashur qytetarë!
Fitorja i zgjidh të gjitha!
Prandaj të gjithë faktorët opozitarë tani kanë vetëm një rrugë, për t’i dhënë një zgjidhje historike së ardhmes së Shqipërisë, duke ndëshkuar përgjithmonë pengmarrësit e demokracisë, llogaridhënies, parlamentarizmit, integrimit uuropian të vendit, por edhe pengmarrësit jo vetëm të Partisë Socialiste, por edhe të opozitës në veçanti.

Atij që e keqpërdori pushtetin për të blerë, korruptuar e shantazhuar drejtuesit e opozitës dhe që sot nxjerr lotë “krokodili” për primaret e PD-së, të cilat janë si dita me natën me përzgjedhjet e tij personale në errësirë si Kryetari i Organizatës me anonimët pafund, shumica të rekomanduar nga bandat e njohura.

Po kështu, ai kërkon të shmangë vëmendjen nga asgjësimi përfundimtar që po u bën socialistëve të paktë që i kishte mbajtur deri tani, sa për shenjë.

Ai që në 2021–shin kandidoi i teti në Durrës dhe kishte kopsitur rezultatin me bandat dhe partnerin e tij të errësirës së 17 Majit, tani është kyçur i pari në bunkerin e listave të mbyllura bashkë me gjithë anonimët, që nesër s’mund t’i kërkojnë dot llogari për humbjen.

Ai të cilit, as socialistët nuk ja njohin për fytyrë të paktën 3/4 e Ministrave, ka hallin e kontributeve të 2 apo 3 demokratëve të papërfshirë në listat e opozitës.

Ai që është kyçur sy më sy me vetveten dhe e ka tmerr të dalë me gazetarë të pavarur, ka hallin e demokracisë.

Ndaj opozita e ka rrugën e qartë për të korrigjuar edhe çështjen e listave të mbyllura njëherë e përgjithmonë.

Ishte Edi Rama ai që kushtëzoi qëllimisht me ndryshimet kushtetuese të vitit 2008 listat e mbyllura, pikërisht për të shndëruar Kuvendin, siç është sot, në një “noter” të korrupsionit të tij skizofrenik.

Ndaj fitorja plotësisht e mundshme me 84 mandate e opozitës, garanton edhe hapjen e plotë të listave përgjithmonë edhe pa Ramën.

Për këtë, garanci është Partia e Lirisë që ka qenë kundër këtij projekti të mbylljes së listave që në vitin 2008.
Për këtë garant është edhe vet premtimi publik i Z. Berisha, i cili ka deklaruar se është pro listave të hapura.

Për këtë, garant do të jenë edhe gati 40 deputetë të opozitës që do të zgjidhen nga listat e hapura më 11 Maj.

Ndaj të përqëndrohemi të gjithë tek programi ynë i shkëlqyer që i jep fund Narkoekonomisë, ekonomisë klienteliste dhe kriminale në shërbim të pakicës dhe të votojmë për një Shqipëri prodhuese dhe eksportuese, në interesin e të gjithë shqiptarëve.

Arritjet më të mëdha integruese nuk kanë aspak lidhje me shakaxhiun dhe penguesin e integrimit, i cili s’ka asnjë meritë në liberalizimin e vizave, arritja më e madhe në Bashkimin Europian, që u realizua nga koalicioni PD – LSI.

Dhe mos harroni që publikisht ai paralajmëronte Bashkimin Europian, se kjo do të sillte largimin e shqiptarëve drejt Bashkimit Europian dhe kjo ndodhi, por shumë vite më vonë si rezultat i programit të tij shpopullues.

Asnjë kontribut nuk ka ai për anëtarësimin e Shqipërisë në NATO, kur besoj nuk e keni harruar dhe një miting dëshpërues që bëri pas kësaj ngjarje madhore në historinë e Shqipërisë.

Dhe po kështu të gjithë e dinë “kontributin” e tij në vizitën historike të Presidentit Bush, ku ai, në Krah të Kryeministrit Berisha në atë kohë, shpalli edhe Pavarësinë e Kosovës nga Tirana.

Ah për pak harrova, i vetmi kontribut i tij është që shpiku vjedhjen e orës të Presidentit Bush që u bë lajm botëror pikërisht nga xhelozia.

Ndaj të gjithë të përqëndrohemi në programin tonë të shkëlqyer që është në interest të të gjithë shqiptarëve.

Të gjithë të përqëndrohemi në një Fitore Madhështore që garanton Shqipërinë Madhështore, pikërisht Shqipërinë si fuqi eksportuese.

Të gjithë të përqëndrohemi në një Fitore Madhështore që garanton Shqipërinë Madhështore, pikërisht Shqipërinë si fuqi eksportuese.

https://www.facebook.com/plugins/video.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Filirmetazyrtar%2Fvideos%2F1170784304511168%2F%3Fref%3Dembed_video&show_text=0&width=560

Share it :
Koncesioni i check-up/ Milva Ekonomi i dha mln € Vilma Nushit, paratë u investuan te kulla e Pak ditë më parë, emisioni “Plug” në Syri TV bëri një përmbledhje me fakte dhe dokumente konkrete të abuzimeve që janë bërë nga shteti shqiptar me koncesionet e shëndetësisë, një prej tyre edhe koncesioni i check-up, një skemë e madhe abuzimi me taksat e qytetarëve shqiptarë. Për këtë koncesion u hap një garë ku morën pjesë disa kompani me eksperiencë në fushën e kryerjes së analizave mjekësore, por fituese u shpall 3P Life Logistic e Vilma Nushit. Do të hyjmë në detaje dhe do të kuptojmë se jemi përpara një gare fiktive me fitues të paracaktuar. Së pari, kjo kompani u themelua më 9 dhjetor 2014, ndërsa kontrata koncesionare u firmos dy ditë pa u mbushur muaji, më 7 janar 2015. Ndërkohë, gara për koncesionin e check-up u shpall që në shkurt 2014. Thënë ndryshe, 11 muaj përpara se të lidhej kontrata me kompaninë që Vilma Nushi themeloi një muaj përpara se të firmoste marrjen e koncesionit prej 138 milionë eurosh. Dhe çudia më e madhe qëndron te fakti se shpallja e fituesit zyrtarisht u bë më 6 tetor 2014, dy muaj përpara se të themelohej kompania që do të fitonte kontratën koncesionare. Pas firmosjes së kontratës koncesionare në fillim të muajit janar 2015 nga Ministria e Shëndetësisë dhe kompania 3P Life Logistic, Agjencia e Prokurimit Publik refuzoi publikimin e kësaj kontrate pasi konstatoi shkelje të rënda ligjore. E para, kontrata u dërgua në APP pa numër protokolli dhe pa u firmosur nga titullari i institucionit. E dyta ishte shuma totale që shteti shqiptar do të paguante në fund të 10 viteve koncesion, si dhe mënyra e pagesës, që sipas APP-së, në formularin e dërguar nga MSH deklarohej se pagesa për check-up do të kryhej në bazë të numrit të analizave që do të kryheshin. Dhe këtu ka një mospërputhje në lidhje me vlerën totale të kontratës së nënshkruar. Konkretisht, në formularin e dërguar me shkresën nr. 3082/23 Prot., datë 20.01.2015, në pikën 5 jepet vlera totale e kontratës 13.833.000.000 lekë. Ndërkohë, në formularin e dërguar me shkresën nr. 3082/27 Prot., datë 10.02.2015, në paragrafin IV.4 shkruhet shprehimisht se: “Vlera reale do të jetë në varësi të numrit të kontrolleve”. Gjashtë ditë më pas, Ministria e Shëndetësisë firmos edhe njëherë formularin e njoftimit të kontratës së nënshkruar dhe më datë 19.02.2015 ministri i atëhershëm, Ilir Beqaj, i delegon kompetencën vartëses së tij, Milva Ekonomi, që të firmosë formularin e fituesit të kontratës koncesionare. Në këtë shkresë, përveç firmës dhe vulës së Ministrisë së Shëndetësisë, deleguar te Milva Ekonomi, saktësohet në pikën IV.3 se: “Vlera totale e kontratës do të jetë 13.833.000.000 lekë”, apo rreth 138 milionë euro për dhjetë vjet. Ndërsa në pikën IV.4 saktësohet: “Vlera e sipërcituar është vlera e dhjetë viteve të marra së bashku për numrin maksimal të kontrolleve për grupmoshën 40-65 vjeç. Vlera reale e kontratës do të jetë më e ulët pasi ajo do të llogaritet në varësi të numrit të kontrolleve që do të kryhen çdo vit”. Do të mjaftonte vetë ky dokument, që minimalisht sot SPAK ta kishte marrë të pandehur zv.ministren e asaj kohe, Milva Ekonomi, e cila me dashje i ka shkaktuar disa milionë euro dëm buxhetit të shtetit, pasi me firmën e saj ka kryer pagesa në kundërshtim me kushtet e parashikuara në kontratë. Por skandalet nuk mbarojnë këtu. Në pikën 3 të kontratës përcaktohet se: Kjo ndodhi për një arsye. Vilma Nushi, sipas kontratës, 20 laboratorët do të duhej t’i ndërtonte në qendrat shëndetësore të Ministrisë së Shëndetësisë dhe, në përfundim të koncesionit, ky investim do t’i mbetej si aset shtetit shqiptar. Gjë që nuk ndodhi asnjëherë. Sipas kontratës që shihni në ekran, nënshkruar mes kompanisë së Vilma Nushit dhe kompanisë Intermedica të deputetit të PS-së, Vasil Llajo, çmimi për një check-up te Intermedica për Vilma Nushin do të kushtonte 740 lekë me TVSH. Pra, ndërkohë që shteti do t’i paguante Vilma Nushit 1844 lekë me TVSH për kryerjen e një pakete check-up, ajo e delegoi këtë shërbim te nënkontraktori për një çmim prej 740 lekësh me TVSH. Me vetëm këtë skemë, Vilma Nushi ka përfituar për çdo analizë rreth 11 euro. Gjithçka me firmën e hedhur nga ish-zv.ministrja Milva Ekonomi. Në një përballje me gazetarin Freard Rista, zonja Ekonomi mohoi të kishte lidhje me këtë formular kontrate, pavarësisht se emri dhe firma e saj janë të zeza mbi të bardhë. Kompania e Vilma Nushit, Marketing & Distribution, e cila ka në pronësi koncesionin e check-up nëpërmjet kompanisë 3P Life Logistic, rezulton gjithashtu se ka financuar edhe kompaninë “Victoria Construction”, e cila po ndërton kullën “Ekspozita Building”. Deri këtu do të ishte diçka normale, nëse pas kësaj kulle nuk do të qëndronte një emër si ai i Ervin Matës, i arrestuar së fundmi në Brazil me kërkesë të SPAK-ut për trafik droge. Konkretisht, në vitin 2018, kompania Marketing & Distribution kalon për llogari të shoqërisë “Victoria Construction” një shumë prej 1.1 milionë eurosh. Nga të dhënat e bilanceve të kompanisë “Victoria Construction”, nuk specifikohet arsyeja pse Vilma Nushi i ka dhënë një shumë të tillë monetare kompanisë. Derdhja e parave u bë vetëm një vit përpara se të firmosej leja e ndërtimit për kullën “Ekspozita Building”. Pra, në vitin 2018 Vilma Nushi paguan këstin e parë të parave për llogari të kompanisë së Luan Matës, ndërsa në vitin 2019, me firmë të Edi Ramës dhe Belinda Ballukut, u miratua edhe leja e zhvillimit. Kujtojmë se pikërisht në vitin 2018, kur Vilma Nushi ka deklaruar se ka futur për investim 1.1 miliardë lekë në kullën e Ervin Matës, ka marrë edhe dividendin e parë nga kompania e check-up, në vlerën e rreth 1.2 miliardë lekëve, përafërsisht sa shuma që futi te kulla e Ervin Matës. Edhe për këtë gjë, zonja Ekonomi u pyet nëse ndjen ndopak përgjegjësi morale që me firmat e saj pasuron privatin, i cili më pas këto lekë të fituara nga taksapaguesit shqiptarë i investon tek personazhe me rekorde kriminale, por nuk ktheu përgjigje, duke kyçur gojën dhe nxituar këmbët për të votuar. /Piranjat news